• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: Kur qeveria mashtron dhe nuk përmirëson jetën tuaj, duhet ndëshkuar me votë

11:14 : 15/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi bashkëbisedoi me banorët e Gjergjovinës në Gramsh, ku ndau me ta mesazhin, se duhet të dalim nga kriza dhe nga gjendja e rëndë duke bërë një hap përpara me 25 prill, dhe kjo ndodh vetëm me pjesmarrjen masive në votim.

“Zgjidhjen e kemi të gjithë në dorë. Që ju të keni një qeveri që është krah jush dhe mbështetje për ju do të duhet e para, që të merrni masivisht pjesë në votimet e 25 prillit, se shpresa e vetme e Edi Ramës është që ju të mos dilni, t’u mbajë në datën 25 në shtëpi ose t’u blejë me ato metoda që ka përdorur sa hërë ka organizuar zgjedhje. Ai na vjedh në 8 vite dhe më pas mendon se mund të na e blejë dinjitetin një ditë para zgjedhjeve, pasi na ka shkelur me këmbë”, tha Bardhi.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të ardhur tek ndryshimi, është të votohet dhe t’i jepet besim Partisë Demokratike.

“Të votojmë të vetmen parti që i është bashkuar nevojës tuaj për ndryshim. Por që të shkojmë te plani i punës që përkon me dëshirën dhe me nevojën e shumicës së shqiptarëve për t’i ndryshuar gjërat, ne na duhet ndihma juaj, na duhet vota juaj, na duhet mbështetja juaj. Duke votuar Partinë Demokratike, numrin 9 te fleta e votimit, te jeni të sigurtë që i jepni një shans dhe një mundësi Shqipërisë të ecë përpara, ashtu siç i jepni një shans dhe një mundësi brezit tim, apo çunave që janë më të rinj se unë në moshë, që të besojnë se në Shqipëri mund të jetohet sepse, në fakt, në Shqipëri mund të jetohet. Vetëm se duhet të ketë një qeveri që nuk mendon për 10 njerëz, por mendon për tre million shqiptarë”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi bëri një analizë të 8 viteve të qeverisjes, se si premtimet e mëdha të Edi Ramës, u shndërruan në përkeqësime në çdo fushë.

Lexo edhe:

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

Sezoni i Gaforres ka filluar, ja çfarë pritet për secilën shenjë të horoskopit

“Ky që kemi 8 vite në qeveri erdhi me një ofertë që na ofronte të gjithëve mrekulli, e mbani mend, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, ulje taksash, arësim falas…. çdo gjë që i doli përpara na tha se do na e jepte. Realiteti sot është i ndryshëm. Jo vetëm që nuk na i ofroi falas, por na i rriti, duke filluar nga çmimi i energjisë elektrike, secili prej jush paguan dyfishin e asaj që paguante para 8 vitesh në faturën e energjisë elektrike, secili prej jush paguan 2 fishin a tre fishin e taksave duke filluar nga taksa e tokës e taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, e taksë ndriçimi, e nuk kanë lënë rast pa ju marrë lekët që keni në xhep. Mjafton të shikosh si ka funsionuar skema e subvencioneve në bujqësi, nuk ka nevojë të japësh shembuj të tjerë. Ai thotë se ka shpërndarë 95 milion euro, vitin e shkuar, unë po bëj tre muaj që kam ardh në qark ed dhe nuk kam lënë fshat pa shkuar dhe i kam pyetur siç po ju pyes juve sot, ka marrë ndonjëri nga ju ndonjë lek nga subvencionet në bujqësi dhe blektori, nga këto 95 milion që ka shpërndarë vetëm vitin e shkuar. Asnjë nuk ka marrë! Ju e dini shumë mirë se ku kanë shkuar leket, kanë shkuar te 10 njerëz”, vlerësoi Bardhi.

Drejtuesi Politik shpjegoi skemën e PD për subvencionimin që do ta nxjerrë fshatin dhe fermerin nga kriza e do t’i krijojë kushtet të ecë përpara e të krijojë mirëqënie.

“Ne e kemi vënë fshatin në prioritet të planit tonë të punës. Çfarë kërkoni ju nga qeveria, infrastrukturën, të keni rrugë, ujë, drita, që është turp i Zotit që të diskutosh në vitin 2021 për këto. E dyta që kërkoni është që t’u lënë të punoni. E treta, atë që ju takon me ligj, subvencionet në bujqësi të vijnë në dorën tuaj si mbështetje që ligji ua ofron dhe që ju takon. Prandaj e kemi vendosur prioritet, mbështetje financiare në bazë të asaj që prodhon. Nëqoftëse do prodhosh pesë kilogram domate do marresh një lek, po prodhove pesëdhjet do marrësh dhjetë lekë. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të punoni nga mengjesi e deri në dark, e ndërkohë që kostoja e prodhimit të jetë më e lartë se ajo që ju e shisni, që nga njëra dorë duke shitur produktin që është djersa dhe mundi juaj ju të merrni 10 lek, dhe nga dora tjetër shteti të thotë më jep 15 lek”.

Sipas Bardhit, gjykimi që duhet të bëjnë njerëzit me 25 prill është i thjeshtë. Nëse qeveria ka përmirësuar jetën e tyre, duhet të qendrojë, në të kundërt duhet ndëshkuar dhe i duhet dhënë besimi dikujt tjetër që mban angazhimet.

“Nëqoftëse në shtëpitë tona jemi më mirë seç kemi qënë më përpara, do të thotë që ka bërë punë të mirë qeveria. Nëqoftëse jemi më keq, dhe pjesa dërrmuese e familjeve vuajnë për bukën e gojës, do të thotë që qeveria nuk e ka bërë punën. Dhe si në çdo ndërrmarje private dhe shteti ashtu duhet të funksionojë, kush nuk bën punën do të duhet të shkarkohet nga puna, jo t’i japësh një mundësi tjetër siç kërkon ky. Prandaj ky është një moment shumë i rëndësishëm për secilin nga ne, ku do të duhet të përcaktojmë nëse duam të rrimë këtu ku jemi apo duam të bëjmë një hap përpara. Dhe për të bërë një hap përpara na duhet ndryshimi dhe jam i sigurtë, besimplotë, të jem i sinqertë, e shikojnë në sytë e juaj, që ne këtu do dalim fitues”, deklaroi Gazment Bardhi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
HOROSKOPI

Sezoni i Gaforres ka filluar, ja çfarë pritet për secilën shenjë të horoskopit

19:12 : 20/06/2025
SPORT

Trajneri rus: Transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti dështoi për shkak të lojtarëve serbë

19:06 : 20/06/2025
SHOW BIZ

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

19:01 : 20/06/2025
BOTA

Izraeli shkatërron gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit

18:59 : 20/06/2025
AKTUALITET

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

18:43 : 20/06/2025
Para

Tayna zbulon se agjëron gjatë muajit të Ramazanit, fansat të shokuar

TË GJITHA

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025

Sezoni i Gaforres ka filluar, ja çfarë pritet për secilën shenjë të horoskopit

19:12 : 20/06/2025

Trajneri rus: Transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti dështoi për shkak të lojtarëve serbë

19:06 : 20/06/2025

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

19:01 : 20/06/2025

Izraeli shkatërron gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit

18:59 : 20/06/2025

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

18:43 : 20/06/2025

Kompanitë po blejnë Bitcoin me miliarda, një garë globale që po “ndez” bursat

18:39 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com