Një moment komik është regjistruar në Korçë, në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës e përfunduar në barazim 0-0.
Në minutën e 43’, arbitrit të ndeshjes, Laver Alla, i ndodh diçka e papritur. Gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Batha, mbrojtja korçare ka larguar topin, por ky i fundit është përplasur te arbitri i ndeshjes.
Menjëherë pas kësaj, arbitri Alla rrëzohet në tokë, por pa probleme, teksa më pas ndeshja vazhdon pa probleme.