• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Ja si lindi historia e dashurisë mes Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth

15:22 : 10/04/2021
në SHOW BIZ

Ditën e djeshme familja mbretërore njoftoi se Princi Philip kishte ndërruar jetë paqësisht në moshën 99-vjeçare, mëngjesin e 9 prillit në Kështjellën Windsor.

Marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip ishte një dashuri, respekt dhe admirim i gjatë. Ata u takuan për herë të parë në “Britannia Royal Naval College”, në vitin 1938, ku Philiph, një kadet 18-vjeçar, u prezantua me një Princeshë 13-vjeçare, Elizabeth e Anglisë, ndërsa ajo po udhëtonte nëpër terren.

Është thënë se prej atëherë, mbretëresha nuk ka menduar për askënd tjetër. Të dy filluan të shkëmbenin letra gjatë viteve të luftës. Pas kthimit të tij nga Teatri i Paqësorit në 1946-ën, marrëdhënia e tij me Mbretëreshën Elizabeth lulëzoi. Supozohet se ai i propozoi asaj në qershor, në Balmoral.

“Të kem shpëtuar në luftë dhe të shoh fitoren, të kem pasur mundësinë për të pushuar dhe për të ri-rregulluar veten time, të kem rënë në dashuri plotësisht dhe pa rezerva, i bën të gjitha problemet personale, madje edhe të botës, të duken të vogla dhe të papërfillshme”,- shkroi ai në një letër të atij viti.

Lexo edhe:

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

Pavarësisht nga titulli i tij madhështor, fillimisht kishte disa rezistenca në lidhje me martesën nga mbretëria. Shumë menduan se Philiph ishte shumë i vrazhdë, shumë i pa lustruar, tepër gjerman, shumë grek gjithashtu… aspak anglez për t’u martuar me Princeshën e atëhershme Elizabeth. Por Elizabeta ishte këmbëngulëse. Në një njoftim zyrtar në korrik të vitit 1947, ai mbajti mbiemrin e ri: Mountbatten. Muaj më vonë, ai hoqi dorë nga e drejta e tij për fronet greke dhe daneze. Atë nëntor, ata u martuan para 2,000 njerëzve në Westminster Abbey.

“Pyes veten nëse Philip e di se çfarë po merr përsipër“, – mbreti George VI, babai i Elizabetës, u dëgjua t’i thoshte një mysafiri. “Një ditë Lilibet [Elizabeth] do të jetë mbretëreshë dhe ai do të jetë bashkëshort. Kjo është shumë më e vështirë se të jesh mbret, por unë mendoj se ai është njeriu i duhur për këtë punë.”

Princi Philip, pa dyshim, mendoi se kishte më shumë kohë para se gruaja e tij të bëhej mbretëreshë. Çifti i ri jetoi për disa vjet në Maltë, ku ishte vendosur Philip.

Asokohe ata kishin dy fëmijë, Charles dhe Anne. Por më pas Mbreti George u sëmur dhe vdiq në vitin 1952. Philiph i dha lajmin gruas së tij se, vetëm 5 vjet pasi u martuan, ata ishin tani njerëzit më të famshëm në botë. Në kurorëzimin e Mbretëreshës në vitin 1953, ai u gjunjëzua para saj dhe u betua të ishte njeriu i jetës së saj në të mirë dhe në të keq.

Lajme të lidhura

SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
NDRYSHE

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025
BOTA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025
AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
Para

Basha apel fermerëve: Votoni ndryshimin, Rama sillet vërdallë duke sharë

TË GJITHA

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com