• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rrëfimi i Sergio Ramos: Kjo është dhimbja më e madhe, që kam mbajtur përbrenda

14:17 : 09/04/2021
në SPORT

Në kapitullin 2 të dokumentarit të ri mbi Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit paralajmëron që nga fillimi se do të zbulojë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë largimit të tij nga Sevilla, më 2005. “Unë kurrë nuk kam dashur ta prek atë temë, sepse dukesha si fëmija që i mungonte përvoja për ta shpjeguar mirë, por sot është rasti ideal për të folur se si ndodhi”.

Sergio Ramos dhe largimi nga Sevilla
“Kam bërë shumë gabime në jetën time dhe ndoshta më i madhi në atë kohë ishte mosdalja për të shpjeguar dhe për të folur. Pra, i lashë të tjerët të tregonin historinë për mua. Nënshkrimi im për Real Madridin ishte një marrëveshje e plotë transferimi midis klubeve, midis Florentino dhe Del Nido. Asnjëherë nuk u bë e qartë kjo gjë, çka i acaroi tifozët. Ata nuk më trajtuan me të njëjtën dashuri që kam pasur dhe do të kem gjithmonë”.

Dhimbja e Ramosit
“Unë e di se çfarë është Sevilla dhe si ndihet, askush nuk mund të ma tregojë, sepse e kam jetuar atë realitet që kur isha i vogël. Të gjitha informacionet u manipuluan, u gënjye krejt Sevilla. Një mënyrë shumë e dhimbshme, jo vetëm për mua, por gjithashtu për familjen time. Unë kurrë nuk do ta fal dhimbjen që kaluan gjyshërit e mi, prindërit e mi, të cilët nuk mundën të shkelnin më në stadiumin e Sevilla.

Jam shumë i prekur (thotë ai, në prag të lotëve), sepse unë e kam shkelur atë fushë qindra herë, njerëzit mund të kenë një mendim tjetër, por gjyshërit e mi nuk jetojnë më, as të kthehen. Kjo është dhimbja më e madhe që kam mbartur brenda vetes. Kjo është arsyeja pse kam vepruar me zemërim në atë stadium sa herë kam luajtur ose shënuar gol, për shkak të gjithçkaje që kam vuajtur. Unë do të merrja të njëjtin vendim një mijë herë, por kurrë nuk do të lejoja askënd të tregonte historinë, siç është bërë në atë kohë. Deri më sot mund të them se kam qenë gjithmonë bir i Sevilla, do të jem i tillë deri në vdekje, por gjithashtu duhet ta them me plot gojën se jam kapiteni i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle”.

Babai i tij dhe Valdano
Babai i Ramos zbuloi: “Ne patëm mundësinë të firmosnim për Manchester United, Arsenal dhe Valencia, gjithashtu”. Valdano, nga ana e tij, komentoi: “Unë mbeta shumë i befasuar që Real Madridi ishte i interesuar për të, sepse ky klub nuk është i përshtatshëm për të miturit. Me përjashtim të rasteve të veçanta, të tillë si Raul, Casillas ose Sergio Ramos”./Telesport

Lexo edhe:

Cili është kundërshtari më i vështirë për Musialën? Gjermani zgjedh legjendën e Real Madrid

10 milionë euro në sezon, klubi i Premier League synon të nënshkruajë me Sergio Ramos

Etiketa: sergio ramos

Lajme të lidhura

SPORT

Cili është kundërshtari më i vështirë për Musialën? Gjermani zgjedh legjendën e Real Madrid

18:06 : 23/12/2024
SPORT

10 milionë euro në sezon, klubi i Premier League synon të nënshkruajë me Sergio Ramos

13:24 : 24/11/2024
SPORT

“Rikthimet nuk sjellin sukses”, Perez i mbyll derën Sergio Ramos te Real Madrid

19:16 : 14/11/2024
SPORT

Sergio Ramos shënon për ditëlindje, i jep fitoren Sevillas ndaj Getafes

17:18 : 30/03/2024
SHOW BIZ

FOTO/ Bashkëshortja e Sergio Ramosit i çmend të gjithë me fustanin transparent

17:10 : 09/02/2024
SPORT

VIDEO/ Sergio Ramos i futet muzikës, mbrojtësi spanjoll publikon këngën e re

17:03 : 27/12/2023
Para

Arrestimi i tre kontrollorëve, avokati: I paligjshëm, çështja është kthyer në politike

TË GJITHA

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Mamurras, rasti referohet në SPAK

18:41 : 09/05/2025

Ideja e bujshme, Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

18:34 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com