Nga BoldNews
(Pjesa II)
Në pjesën e parë të investigimit, u ndalëm te tenderat e Ballukut në krye të Albcontrol në vitin 2017. Ndërkohë, hulumtuam edhe dokumentet e tenderave të zonjës ministre në vitin 2018, viti i fundit në krye të kësaj kompanie. Dhe, rezultati ishte mjaft befasues; dhjetëra miliona euro u shpenzuan për trajnime stafi, mësime të gjuhës angleze të stafit, financime për pyllin orbital të Veliajt, shpenzime mjekësore, qindra mijëra euro shpenzime për karburant dhe mirëmbajtje mjetesh.
Nga investigimi i BoldNews rezultoi se ministrja, që “luftoi” këtë “grusht shteti”, ka shpenzuar plot 166 milionë lekë për t’u mësuar këtyre rebelëve anglishten. Madje, pagoi plot 800 mijë për ti trajnuar. Shuma marramëndëse në nivelin e Shqipërisë, ku Balluku duket se ka pasur dorë të lirë.
Ajo ka akorduar qindra mijëra euro për sisteme monitorimi të motit, apo edhe 100 mijë euro vetëm për mirëmbajtjen e mjeteve. Ndërkohë, nga investigimi rezultoi se zonja Balluku ka pasur edhe firmat e saj të preferuara gjatë kohës që ka drejtuar Albcontrol.
Më poshtë, BoldNews po publikon “bëmat” e zonjës ministre në krye të kësaj shoqërie, disa muaj para se të shkonte te kolltuku i ngrohtë i ministres;
Në muajin e parë të vitit, Balluku hapi tenderin për rehabilitimi e kullës së kontigjencës me vlerë 37.419.842 lekë.
1.5 milionë euro për pajisje… mirëmbajtje
Në muajin shkurt, u shpenzuan 10 mijë euro për blerje gomashm ndërsa 30 mijë euro për të siguruar automjetet. U blenë me pajisje navigimi me vlerë 21.000.000 lekë, ndërsa u blenë edhe pjesë ndërrimi si dhe mirëmbajte për sistemin KËM të instaluara dhe prodhuar nga ADDER me fond 43.999.200 lekë. Në të njëjtin muaj u shpenzuan për sistemin VCR RICOCHET 49.500.000 lekë, ku fituese doli kompania “R&T”. E njëjta kompani fitoi edhe tenderin me objekt “blerje P/N si dhe mirëmbajtje e pajisjes së navigimit”, me vlerë limit 17.500.000, ndërsa fitoi edhe tenderin për pjesë ndërrimi për sistemin KËM me vlerë limit 36.666.000.
“200 mijë euro karburant, 10 mijë euro për Pyllin Orbital”
Në mars, Balluku blen karburant me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa financon edhe blerjen e 100 plepave për projektin e “Pyllit Orbital”, i Bashkisë Tiranë. Fondi për Veliajn ishte 1.290.000 lekë, ndërsa për goma u shpenzuan edhe 10 mijë euro të tjera. U bë edhe tenderi i studimit të reduktimit të ndarjeve minimal me vlerë 14.895.000 lekë, ndërsa pjesët e ndërrimit dhe mirëmbajtjes kushtuan 29.166.000 lekë. U shpall tenderi i trajnimit të emergjencave ATCO me fond plot 79.521.600 lekë, ose mbi 800 mijë euro. Ndërkohë, kompania “TMC Training Management Consulting” fitoi tenderin për “certifikimin e ALBCONTROL SHA për 3 vjet”, me vlerë plot 108.750.000 lekë.
166 milionë për t’u mësuar anglisht punonjësve…
Po në muajin mars, u bë tender për “kurs trajnimi specifik për AIS si dhe trajnimi i personelit teknik anglisht ATSEP (niveli 3)”, me vlerë limit 16.666.666 lekë. Ndërsa, për shpenzime për policinë private u akorduan 11.926.442 lekë.
Në muajin prill, Balluku shpalli fituese firmën “4 A-M” snë tenderin me objekt blerje pjesë ndërrimi, si dhe mirëmbajtja e sistemeve të instaluara në Godinat AÇ/APP/TËR/Administratë”, me vlerë limit 37.494.455 lekë. Ndërkohë, “R&T” mori 34.998.000 lekë për të blerë pajisje ndërrimi dhe mirëmbajtje për sistemin e radiove VCS-INDRA, GAREX”. Kontratat e konsulencës me Eurocontrol kushtuan 4.599.600 lekë, ndërsa financuan me rreth 50 mijë euro rikonstruksionin e pjesshëm të
Urgjencës Pediatrike në Spitalin “Nënë Tereza”. Blenë kancelari me vlerë 7.812.000 lekë.
“R&T”, kompania që mer pjesën më të madhe të “tortës”
Në maj, “R&T” shpallet fituese e tenderit me objekt “blerje pjesë ndërrimi, zgjerimi i rrjetit si dhe shpenzime mirëmbajtje për Fibrën Optike”, me vlerë limit 22.082.993 lekë, ndërsa e njëjta fiton edhe tenderin “blerje pjesë ndërrimi, si dhe shpenzime për mirëmbajtje e përmirësimi i rrjetit netëork MËL”, me vlerë limit 5.166.666 lekë. U bë tender me vlerë gati 500 milionë lekë të vjetra për të blerë pjesë ndërrimi, mbështetje teknike, rinovim licensash, mirëmbajtje përsistemin VIOP, CISCO, Ëireless, Telekonferencë, si dhe shërbim përmirëmbajtjen e rrjetit IT. Fituese, kompania “InfoSoft Systems” sh.p.k. Ndërkohë, “sigurimi i riskut nga të tretët dhe aksidenteve ajrore” kishte një vlerë plot 74.750.000 lekë.
Në qershor, u hap tenderi “studim për infrastrukturën navigacionale për Aeroportin e Kukësit”, me fond limit 10.833.333 lekë, ndërsa firma “R&T” sh.p.k u shpall fituese e tenderit “Remote Surfice Management”, me vlerë limit 58 300 000 lekë. Shifrat e çmendura vijojnë me shpenzimin e 10.833.333 lekëve për një tjetër procedurë brenda pak javëve.
100 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave
Në muajon korrik, kompania “R&T” fitoi dhe lidhi disa tendera, ku e para ishte “Instalimi Akses Control System” me fond limit 66.666.000 lekë. U bë tender me vlerë rreth 30 mijë euro për “blerje AC specifik sipas nevojave të teknikës”, ndërsa u shpenzuan plot 100 mijë euro për mirëmbajtje të mjeteve të transportit. Blerja e pjesëve të ndërrimit për pajisjet “D’VOR, DME, ILS (prodhim SELEX)” kishin si vlerë 35.815.000 lekë, ndërsa moduli i ri të “ArcGis si dhe trajnim stafi” kishte vlerë limit 12.500.000 lekë. 400 mijë euro u shpenzuan për të bërë procedurat e reja RNAV departures nga të dyja pistat”, ndërsa për “sigurimin e licensës së kontrolloreve për semundje” u shpenzuan 12.996.000 lekë.
Në gusht, trajnimi i stafit kontrollor në rating APP kushtoi 41.000.000 lekë, ndërsa instalimi “Akses Control System” 66.666.000 lekë. Shtesa e moduleve në RSYS systemi (ARO) kushtoi 200 mijë euro.
30 mijë euro për parashikimin e motit
Në shtator, “marrja e sistemit ALADIN për parashikimin e motit kushtoi 2.750.000 lekë, ndërsa rreth 25 mijë euro kushtoi tenderi me objekt “Penetration test për parandalimin e sulmeve kibernetike”.
Në tetor u bë tender me objekt “E-Brifing System”, me fond limit 23.333.333 lekë, ndërsa “blerja HË dhe bërja Netëork për vendosjen e sistemit LARA” kishte si fond limit 16.666.666 lekë. Tender u bë edhe për pjesë ndërrimi si dhe shpenzime për përmirësimin e ndërfaqes për sistemin CMS, me fond plot 50.788.332 lekë.
Në muajin nëntor, u bë tenderi i studimit në Kukës “obstacle survey”, që kushtoi 40.000.000 lekë, ndërsa 40 mijë euro kushtoi mirëmbajtjes teknike CRS/PRS e Rosterit. U blenë pajisje elektronike me vlerë 9.965.260 lekë.
Tenderat e dhjetorit për të mos humbur fondet!
Në muajin dhjetor, kjo kompani ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Implementimi i sistemit të vizualizuar të parashikimit të motit përfshirë HË dhe SË”, me fond rreth 500 mijë euro. Ndërkohë, “rehabilitimi i qendrës së kontigjencës AÇ” kishte një vlerë limit 41.663.423. Pra, me dy duar dhe brenda pak javëve, kjo kompani ka shpenzuar rreth 1 miliardë lekë! Po në dhjetor, u bë tenderi “trajnim dhe zbatim i skemës së kompetencës për stafin e meteorologjisë” me vlerë limit 7.500.000 lekë. Sërish familja e deputetit Sadri Abazi ka fituar tender “shtesë kontrate për rehabilitimin i
Kullës së Kontigjencës” me fond limit 4.742.340 lekë. Po në dhjetor, për mos t’u djegur fondi, Albcontrol bën sërish tenderin “shpenzime për kontrollin mjekësor” me fond plot 400 mijë euro. Fituesi, i njëjti; American Hospital. U blenë edhe pjesë ndërrimi me vlerë 11.250.000 lekë. Trajnimi ATCO të rinj në kurs bazik TËR dhe AERA ishte 49 680 000 lekë.