• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Zotohem solemnisht të rindërtoj Teatrin Kombëtar siç ishte

16:04 : 09/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të programit për artin dhe kulturën, kryedemokrati Lulzim Basha foli para artistëve edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha u shpreh se në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, nëse do të vazhdojmë në këtë rrugë, apo do të zgjedhim ndryshimin për një të ardhme më të mirë.

Mes të tjerash, Basha sulmoi dhe Ramën, që sipas tij, ka kryer një krim monstruoz me shembjen e Teatrit Kombëtar. “Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, tha mes të tjerash Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, një pyetje e vetme: do të vazhdojmë në këtë rrugë, në këtë rrugë 8-vjeçare të shkatërrimit, të nënshtrimit, të largimit nga Europa , të kolapsit ekonomik, shpirtëror, ekonomik dhe të gjithanshëm të shoqërisë apo do të zgjedhim ndryshimin, do të zgjedhim një të ardhme më gjë mirë duke u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një arritje që do të prekë dhe do të përmirësojë jetët e të gjithё shqiptarëve? Kjo ёshtё pyetja e vetme qё shtrohet nё kёto zgjedhje. Sot flasim pёr artin dhe kulturёn tonё. Pёr artin tonё kombёtar, pёr artistёt tanё. Si çdo fushё tjetёr, janё bёrё hapa pas nё kёto 8 vite. Kryeministri nё ikje i cili ka dështuar tё bёj ndonjё gjё ashtu si duhet, kёtu ka kryer njё krim monstruoz, e ka shembur teatrin tonё kombëtar. Pёr 8 vite ai e ka goditur rёndë buxhetin e artit dhe kulturёs shqiptare. Pa kulturë dhe pa art, Shqipёria nuk ka ëndrra. Rinia nuk ka ëndrra. Shqipёria nuk ka shpresë. Rinia nuk ka tё ardhme.

Lexo edhe:

‘Foltorja’/ Basha i prerë: Askush nuk i përdor dot demokratët ‘mish për top’

Basha: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për Shqipërinë (Video)

Kjo ёshtё Shqipёria e 8 viteve tё fundit! Njё vend pa vizion, pa shpresë dhe pa njё rrugëdalje. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duam tё ndryshojmë. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duhet tё ndryshojmë! Ёshtё pikërisht kjo qё ne tё gjithё sё bashku do tё ndryshojmë me 25 prill. Ndaj, këto zgjedhje ne do t’i fitojmë dhe do tё sjellim njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin, pёr tё gjithё qytetarët shqiptarë. Njё tё ardhme mё tё mirё nё çdo fushë. Nё ekonomi, nё shёndetёsi, nё arsim, nё industri e bujqësi, nё art dhe nё kulturë. Ne kemi njё vend tё mrekullueshëm, Zoti na ka bekuar me tё. Me bukurinë mahnitëse, me njerëz jashtëzakonisht tё talentuar. Vendi ynë ka po kёshtu njё histori tё lashtё dhe tё mrekullueshme qё na bёn krenar. Nuk ka asnjё arsye se pse Shqipёria tё mos bёhet njё nga vendet lider nё botё pёr artin dhe kulturën. Nё veçanti nё kёtё dekadë ku shqiptarët janë bёrё lider nё botё pёr artin dhe kulturën, por ama fatkeqësisht vetёm kur largohen nga vatra e tyre. Pёr tё arritur kёtё, unё jam i vetëdijshëm se njё nga faktorët kryesor ёshtё qё Shqipёria tё ketë njё qeveri e cila kujdeset pёr qytetarët e saj dhe tё ardhmen e saj jo njё qeveri qё kujdeset pёr njё grusht njerëzish dhe pёr fatet e saj. Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse.

Kur flas për artin dhe kulturën e kam fjalën për gjithë fushat, nga letërsia, botimi, bibliotekat, tek muzika, tek opera, tek baleti, tek teatri dhe tek kinematografia, tek rrjeti i muzeve dhe trashëgimia historike dhe kulturore, tek artet vizuale, piktura, skulptura, pra, në çdo fushë të artit. Piketat kryesore që ju dëgjuat sot janë angazhime konkrete që merren pas një konsultimi të detajuar me njerëzit e artit dhe kulturës, me artistët shqiptarë dhe ekspertët e administrimit të artit dhe kulturës, të cilët për fat të mirë Shqipëria i ka dhe i ka të niveleve më të mira europiane dhe botërore. Që nga financat, pra, financat në kuptimin e drejtpërdrejtë të financimit nga buxheti i shtetit për të cilat angazhimi i programit tonë është i qartë: arritja e menjëhershme e nivelit të financimeve të vendeve të rajonit për artin dhe kulturë, tek defiskalizimi apo thënë më qartë tek zbritja nga shpenzimet e të gjithë atyre sipërmarrësve, të cilët marrin për sipër sigurisht sipas parimeve të transparencës dhe normave europiane, të financojnë dhe sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin shqiptar. Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti. Një angazhim i cili ndoshta nuk u potencua sepse ndërthuret me platformën tonë të arsimit, por që nuk ka vend më të mirë jo vetëm për ta shpallur, por dhe për të kërkuar ndihmën tuaj, të elitës artistike të këtij vendi.

Arti dhe kultura nisin në djep, nisin që fëmijë e ndaj duhet të kemi një sistem arsimor, e kam fjalën në veçanti për sistemin parauniversitar ku arti dhe kultura, pra, shpirti i fëmijëve, i vogëlushëve, i rinisë shqiptare të ketë mundësinë të edukohen me artin dhe kulturën jo në mënyrë spontanë as vetëm për shkak të prirjes, rastësisë, providencës, apo përkatësisë në një familje artistësh por në mënyrë sistematike duke bërë të mundur që përmes zgjatjes së orarit mësimor deri në orarin 16 nisi si një qëllim social që fëmijët e shqiptarëve të mos enden rrugëve ndërkohë që prindërit janë në punë. Gjatë kësaj periudhe ne të organizojmë resurset e nevojshme financiare për disa fusha që do të kenë të bëjnë me trupin, me mendjen dhe shpirtin e brezave të ardhshëm të shqiptarëve. Pra, me edukimin artistik në muzikë, në letërsi, në fusha të tjera të artit që do të kërkojë angazhimin e drejtpërdrejtë të artistëve shqiptarë dhe trajnimin dhe ritrajnimin e arsimtarëve tanë që arti dhe kultura të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve. Në sistemin parashkollor nga klasa e parë, pse jo që nga kopshti, klasa e parë e deri në fund të gjimnazit të kenë mundësinë përmes këtij sistemi, të ndjejnë, përvetësojnë dhe të bëjnë pjesë të shpirtit të tyre tiparet e artit dhe të kulturës që do t’i bëjnë ata qytetarë më të mirë, më të devotshëm, më tolerantë dhe do të rrisin nivelin e artit dhe të kulturës në vendin tonë. Këto janë, pra, 5 piketat kryesore.

Por tani dua t’i bashkohem asaj që tha zoti Budina dhe që është themelore në misionin që Partia Demokratike dhe unë kemi marrë përsipër para shqiptarëve. Ne angazhohemi të ridimensionojmë rolin e integrimit kulturor në Bashkimin Europian duke promovuar fuqishëm vlerat tona identitare të trashëgimisë tonë kulturore, kreativitetin dhe kulturën dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke përfshirë diplomacinë kulturore si përqasja më e mirë, si përqasja më dinjitoze ndaj realizimit të objektivit tonë, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian. Një qeveri e ekonomisë, siç do të jetë qeveria e ardhshme që do të zgjidhni në 25 prill. Por jo vetëm kaq, do të jemi një qeveri e dijes, një qeveri e artit dhe e kulturës. Zotohem para jush se me ndihmën tuaj, me angazhimin shpirtëror që sjell kujtesa e pashlyeshme e qëndresës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të gjitha dimensionet e saj, që nga artistët më të shquar të kombit deri te qytetarët më të thjeshtë të kryeqytetit dhe atyre që vinin nga qytetet e tjera. Zotohem se edhe unë do të jem jo vetëm një kryeministër i ekonomisë por edhe një kryeministër i dijes, i artit dhe i kulturës në krahun tuaj dhe me ju në të gjitha sfidat dhe mundësitë që kemi përpara. Sepse kur kujdesemi për kulturën tonë, kujdesemi për të ardhmen tonë. Sepse një komb pa kulturë dhe pa art, është një komb pa të ardhme. Faleminderit për praninë tuaj, për kontributin tuaj dhe ju bëj thirrje ju dhe gjithë shqiptarëve, gjithë bashkëqytetarëve tanë kudo ku janë: zgjidhni rrugën tonë, votoni për ndryshimin! Dita po vjen, ora po vjen që të gjithë së bashku si një komb, si një shoqëri, të zgjedhim ndryshimin dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam, siç e ëndërrojmë, si gjithë Europa! Ju faleminderit nga zemra!

Etiketa: basha boldnews hsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Foltorja’/ Basha i prerë: Askush nuk i përdor dot demokratët ‘mish për top’

17:23 : 25/10/2021
AKTUALITET

Basha: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për Shqipërinë (Video)

17:16 : 24/10/2021
Foto - PD
AKTUALITET

Raporti final i OSBE/ODHIR, Basha publikon video: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

18:42 : 28/07/2021
AKTUALITET

Basha pritet me entuziazëm në Elbasan

18:50 : 07/04/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha mbledh drejtuesit e qarqeve

17:48 : 28/02/2021
AKTUALITET

Basha: Taksa 9% do të krijojë një shtresë të mesme të fortë dhe të pakapur nga politika

21:59 : 14/01/2021
Para

Mësimi në kushtet e pandemisë, publikohen datat e provimeve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com