• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Bledar Maksuti/ Flamujt e kuq

19:50 : 08/04/2021
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori Bledar Maksuti i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Prokurori Bledar Maksuti i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 9 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Bledar Maksuti e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitin 2008 ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Kurbinit. Në periudhën 2010-2012, Maksuti ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2012 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Bledar Maksuti nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Bledar Maksuti zotëronte pasuri familjare prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 24.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 8.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 8.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.4 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh. Gjithashtu, babai i subjektit deklaron huadhënie me vlerë 5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Z. Maksuti dhe 43% nga pagat e familjarëve. Rreth 9% e të ardhurave kanë si burim punën e babait si avokat, 3.5% nga mësimdhënia dhe 2.4% janë dhurata në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitet 2016 dhe 2017, subjekti rezulton familjarisht me burime të pamjaftueshme prej 2.9 milionë lekësh për të justifikuar huadhëniet me vlerë 6 milionë lekë, që babai i prokurorit Maksuti u ka dhënë personave të tretë. Këto para kanë si burim të ardhurat e babait nga puna si noter dhe avokat, por që nuk rezultojnë të deklaruara më parë si gjendje kursimesh.

Kontrata e parë e huasë prej 4.5 milionë lekësh mban datën 31 dhjetor 2015, por është deklaruar një vit më pas, ndërsa huaja prej 1.5 milionë lekësh i është dhënë gjithashtu nipit në vitin 2015, por është formalizuar me kontratë të vitit 2017.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një shumë prej 2.7 milionë lekësh në pronësinë e babait të subjektit, të cilat janë derdhur në vitin 2017 në llogarinë e tij bankare të pensionit.

Burimi i deklaruar i kësaj vlere është puna si noter dhe avokat i babait të subjektit, por kjo shumë nuk rezulton të jetë deklaruar më parë si kursim i mbajtur në shtëpi.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë Para Fillimit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
SPORT

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
SPORT

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025
Para

FOTO/ Drejtori i Ramës presion vartësve: Evidentoni votuesit gri, mos hajdeni fare në punë

TË GJITHA

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

22:13 : 30/06/2025

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com