• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Idrizi: Çamët që u bënë Rilindas të na tregojnë marrëveshjen me Ramën

11:23 : 06/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU, pjesë e koalicionit PD-AN, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka vijuar fushatën elektorale në qarkun e Fierit, nga ku ka thumbuar ata çamë që iu bashkuan Rilindjes së Kryeministrit Edi Rama.

Ai kërkoi votën e qytetarëve për koalicionin PD-Aleanca e Ndryshimit, për t’i dhënë zë, siç u shpreh, qytetarëve çamë në Kuvendin e Shqipërisë dhe avancimin më tej të çështjes Çame.

“Dëgjoj shumë nga ju që thonë, ça ka bërë PDIU në të gjithë këtë kohë? Ça do të bëni ju në 4 vitet e ardhshme? Unë jam shumë krenar që ne u bëmë një forcë politike e katërta parlamentare pre 12 vitesh.

Jam shumë krenar që bashkë me ju, me shumë mund arritëm të miratojmë një rezolutë në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, një rezolutë e detyrueshme për çdo qeveri. Jam shumë krenar që ajo rezolutë sot është miratuar, dhe mos harroni në vitin 2004 kur ne donim rezolutën, u rrahën në dyert e Parlamentit, a thua se po e kërkonim në dyert e Parlamentit grek.

Por, edhe për shkak të kujtesës njerëzore, jam krenar që ndërtuam Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, të cilët nga ai eksod biblik arritën në territorin shqiptar, humbën jetën nga sëmundjet, etja dhe uria, por sot kemi një vend prehje për ta.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

Jemi krenar që arritëm me deputetët tanë në Parlament, të mundësojmë ekzistencën e Bashkisë së Çamërisë, e kam fjalën për Bashkinë e Konispolit. Bëmë gjithçka 10 vite më parë, që Censusi i 2010-ës mos të bëhej shkas për të avancuar fqinjët tanë me axhendën e vorio-epirit. Ishin amendamentet e PDIU, që bëri që kjo gjë të ishte e pamundur.

Jam krenar që gjatë gjithë kohës ne si PDIU kemi ndërmarrë nisma ligjore që të ndahemi nga ai regjim, nga regjimi komunist, jo thjesht e vetëm se nuk mund të harrojmë diskriminimin që na bëri ai regjim, por se ky vend ka nevojë të ndahet nga këto nivele sepse parvenytë e tyre na përsëriten prap si autoritaristë me çorape të kuqe dhe me çorape të verdha. Kërkuam hapjen e dosjeve me lustracion sepse Shqipëria ka djem e vajza sa të duash, të shkolluar, juristë brenda e jashtë që janë krijuar në këto 30 vitet e fundit, që do t’i bënin nder çdo sistemi”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU kishte një mesazh edhe për të larguarit nga kjo forcë politike. Ai i sfidoi ata që të bëjnë publike marrëveshjen që kanë bërë me Edi Ramën, në interes të çështjes Çame.

“Çdo njeri mund të bëjë zgjedhjet e veta, por të më thotë dikush sot dhe i drejtohem atyre, më tregoni një marrëveshje që keni me Edi Ramën, me njeriun që e shkelmoi çështjen Çame, a keni dy rreshta?

Na e thoni, kemi rëndë dakord me Edi Ramën dhe do të bëjmë një, dy, tre, katër, pesë gjëra. Vijnë vërdallë, nuk rrinë as në shtëpinë e tyre, por vijnë këtu në Fier. Çamërinë e përfaqëson PDIU, Çamërinë e përfaqëson Shoqata “Çamëria. Ne nuk mund të pranojmë dot atë që po ndodh edhe për shkak të përkatësisë tonë. Kjo është arsyeja që edhe në programin, marrëveshjen e PDIU me PD dhe Aleancën për Ndryshim, kemi marrëveshje të shkruar, që të avancojmë me çështjen, jo për folklorizëm dhe përdorim si çakmak, por të avancojmë me kujtesën historike, me gjykatat edhe ndërkombëtare për çështjet pronësore. Kjo është arsyeja që unë duhet t’i pyes të gjithë ata që janë bërë një ditë të bukur, se kam nja 20 vjet që i dëgjoj dhe që më rrokanisim kokën, që çamët janë të djathtë, e në fund fare, janë nja 12 që na u bënë Rilindas, edhe mavi, ca edhe në fund të moshës së tyre”, tha Idrizi.

Etiketa: cametfushataidrizi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

19:51 : 09/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PS dhe PD mbyllin fushatën njëkohësisht në Tiranë, nisin mitingjet

19:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025
AKTUALITET

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

17:41 : 09/05/2025
AKTUALITET

Drejt 11 majit/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale

09:04 : 09/05/2025
Para

U shfaqën të zhveshura në ballkonin e një hoteli në Dubai, vihen në pranga 11 modelet ukrainase

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com