Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi dhe ekipi i kandidatëve për deputetë në këtë qytet, u takuan me banorë të lagjes “Qemal Stafa”, ku shpjeguan pikat kryesore të angazhimeve dhe programit të Opozitës. Kandidatja Zheni Gjergji u shpreh se pranvera po vjen pas një dimri të gjatë dhe rinia po i prin kësaj, ndërsa Bardhi e vuri theksin tek modeli i ri i qeverisjes që vjen pas 25 prillit, që do të sjellë rend, siguri dhe qetësi.
“Pas një dimri të egër 8 vjeçar, me një dimër të egër ekonomik, social, kulturor, Shqipëria e zhytur në atë terrin e diktaturës së Ramës, ne do të ringrihemi bashkë dhe të bashkohemi për ndryshimin me zotin Basha. Dua të falenderoj zotin Gazment për të gjithë mbështetjen që na ka dhënë në këto ditë të fushatës, e kemi krahun tonë të djathtë i cili që na mbështet fort, dhe ajo që ka bërë dhe që më bën mua të ndjehem e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi është që zoti Bardhi e ka nisur fushatën me të rinjt, me fëmijët tanë. Ata janë në krah të tij çdo ditë dhe në emër të tyre, për të ardhmen e tyre, ne duhet të bëjmë një sakrificë shumë të madhe dhe ta mbështesin fort zotin Gazment, Partinë Demikratike, në datën 25 prill në fitoren tonë. Ne do të jemi bashkë, të gjithë, kemi nevojë për secilin nga ju të na mbështesni që të shkojmë të qetë, me qytetari, në ditën e votimit dhe të sjellim fitoren e Partisë Demokratike”, u shpreh Gjergji.
Bardhi u shpreh se besimi që po marrim nga njerëzit kudo e rrit përgjegjësinë për qeverisjen nesër.
“Në Elbasan kam mësuar një të vërtetë të madhe që na shton jashtëzakonisht shumë përgjegjësinë, që Elbasani me zor po pret ndryshimin, po ndryshim real. Gjatë këtyre ditëve kam takuar me mijëra të rinj të Elbasanit që kanë humbur shpresën se në këtë qytet mund të jetohet, që me zor po presin të shikojnë se çfarë do të ndodh në 25 prill, për të marrë vendimin, të vahdojnë të jenë pjesë e darkave tuaja, apo do të marrin rrugëtimin për jashtë vendit. Dhe kjo na e rrit përgjegjësinë por edhe na e forcon kurajon dhe vullnetin për të qenë krah tyre pas 25 prillit. Nuk do na dëgjoni kurrë t’i shtrimë dorën apo ti kërkojmë bashkëpunim banditëve, qoftë kjo edhe me kosto të pushtetit sepse nuk duam të vijmë në pushtet dhe të bëjmë këtë që bënë këta në tetë vite. Erdhen në pushtet me ndihmën e bandave dhe i shërbyen vetëm bandave duke braktisur mijëra qytetar të Elbasanit, duke i detyruar fëmijët tuaj të largohen nga Elbasani, e duke i bërë prindërit tanë të flasin me vete nga mengjesi deri në darkë se më çfarë do i ushqejnë fëmijët e tyre. Edhe ky nuk duhet të jetë realiteti që duhet të përjetojë Elbasani pas 25 prillit. Prandaj ne kemi vendosur të vijmë në pushtet me mbështetjen e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit, dhe do ta vazhdojmë këtë fushate deri në fund të saj pa asnjë dridhje apo frikësim nga ata që kemi përballë, edhe pse përballë na kanë vënë krimin, edhe pse përballë na kanë vënë paratë e pista të krimit, në do të vazhdojmë të ecim përkrah njerzëve sepse duam të jemi krah njerëzve”, u shpreh Bardhi.
Drejtuesi Politik shtoi se program i PD do të krijojë kushte për punë dhe mirëqënie, dhe do të sjellë normalitet në vend.
“Unë nuk dua të zgjatem shumë se çfarë kanë bërë këta në tetë vite, se ju e dini më mirë se sa unë, dhe se çfarë po bëjnë edhe këto ditë, nuk më shqetëson fare që kanë filluar disa investime, shumë mirë bëjnë që investojnë, do të duhet të kishin investuar në 16 vite që drejtojnë pushtetin lokal. Nuk dalim ne kundër asgjëje që është në shërbim të njerëzve. Problemi është që njerëzit dinë ta dallojnë punën që bëhet për të hedhur hi syve dhe punën me taban, që ju ndihmon juve dhe familjet e juaja. Secili prej nesh kërkon normalitet dhe ne do të kthejmë normalitetin në familjet e çdo shqipëtari, duke nisur nga mbështetja për biznesin që do të gjenerojë vende pune për ata të rinj që kanë një profesion apo që përfundojnë shkollën e lartë, do të përqendrojmë energjinë tonë në rritjen e pensioneve dhe të pagave, do ta ulim çmimin e energjisë elektrike e do të zerojmë gjithë ato taksa dhe tatime që na i kanë futur në faturat e ujit dhe të energjisë, që nuk po dimë as se çfarë po paguajmë dhe as se çfarë shërbimesh po marrim. Dhe ky që keni këtu në bashki ka filluar kopjon atë të Tiranës dhe s’ka lënë taksë pa futur te fatura e ujit, e ndërkohë që nuk merrni mbrapsht asnjë shërbim. Prandaj, 25 prillin e kemi si sprovë të gjithë bashkë, sprovë që duke qënë përkrah njëri-tjetrit dhe me mbështetje për njëri tjetrin, do ja dalim me sukses dhe për këtë të jeni të bindur”.
Bardhi pohoi se vetëm fitorja nuk mjafton, ndryshimi do të vijë me një model tjetër qeverisje.
“Partia Demokratike do të fitojë në Elbasan dhe në të gjithë qarkun e Elbasanit, por fitorja nuk mjafton. Unë jam i sigurt se secili prej jush këtu nuk do thjesht fitoren e PD, kjo do ishte një punë e lënë përgjysëm. Ajo që ju prisni nga ne dhe që të gjithë bashkë do të bëjmë realitet është: të bëjmë të mundur ndryshimin, jo thjesht të ndryshojmë emrat që ulen në karrike. Prandaj kemi të gjithë shansin e fundit dhe këtë shans të fundit nuk do të duhet ta humbim. U ulën në karrike dhe e humbën realitetin ku jetojnë njerëzit. Të humbësh lidhjen me realitetin do të thotë të flasësh siç flet ky. Kishte thënë para tre ditësh që shqiptarët janë dembelë. Ne kemi shkëlqyer kudo që kemi shkuar. Fëmijët tuaj kanë shkëlqyer kudo që kanë punuar. I vetmi dembel këto tetë vite është ky që kemi në krye, nuk ka bërë kokërr pune. Dhe mendon që meqë është vetë dembel, janë dhe shqiptarët dembelë. Prandaj dembelin e vetëm në Shqipëri do ta dërgojmë në shtëpi si fillim më 25 prill, dhe pastaj do të duhet të jap llogari për gjithçka ka bërë në këto tetë vite, se politikës që fryn xhepat dhe pastaj ikën në shtëpi dhe shijon milionat do të duhet t’i japim fund të gjithë bashkë. Prandaj kërkoj me vendosshmëri që jo vetëm t’iu kemi në krah këto 20 ditë, jam i bindur që do ju kemi në krahë por t’iu kemi në krah pas 25 prillit”, deklaroi Gazment Bardhi.