Vendimi i Arbitrazhit ndërkombëtar në favor të biznesmenit Italian Francesco Becchetti do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë.
Në lidhje me koston që i faturohet qeverisë pas këtij vendimi në favor të biznesmenit Beghetti ish-ministri i Financave Arben Malaj tha në një lidhje Skype për MCN TV se duhet të dalë urgjentisht përgjegjësia individuale dhe të arresohet.
Siç u shpreh Malaj kostoja është e madhe dhe Shqipëria do të paguaj edhe shpenzimet e gjyqit duke qenë se ka kërkuar asistencë juridike.
Duke risjellë në vëmendje penalizimet dhe madje edhe dënimet e disa qytetarëve me burg për shkak se nuk kishin paguar faturat e dritave apo ujit, Malaj theksoi se lidhur me rastin “Beghetti” duhet të ketë përgjegjësi personale ligjore.
Intervista e plotë e Malajt për MCN TV:
Malaj, janë 110 milionë euro që bashkë me kostot e tjera do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë. Por ndërkohë kemi dhe reagimin e ministrit Ahmetaj që ka thënë se Beghetti nuk do të marrë kokërr leku. Si mendoni se do të vijojë kjo ‘betejë’?
Malaj: Tashmë vendimi është marrë. Për s ai përket pyetjes për ish-ministrin e financave, nuk preferoj të komentoj ish-kolegët, por papërgjegjshmëria e tij ka qenë maksimale dhe nuk është rasti i vetëm sepse të garantosh që nuk do të marrë kokërr leku dhe shqiptarët të paguajnë 14,5 milardë lekë është papërgjegjshmëri për mandatin që ke dhe kërkon të kesh. E dyta kostoja është e madhe sepse Shqipëria ka kërkuar asistencë juridike për ta ndjekur këtë gjyq dhe do të paguaj edhe shpenzimet e gjyqit. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm. Gjatë këtyre 8 viteve ka shumë raste kur ka dominuar arroganca dhe jo arsyeja ligjore. Ka vend për përgjegjësi personale dhe ligjore. Shqiptarët që nuk kishin paguar faturat e dritave apo ujit u penalizuan dhe shkuan deri në arrestime dhe pati persona që u vetëvranë në burg. Nëse ka një kulturë mosdënimi të atyre që i shkaktojnë një dëm kaq të madh shtetit kjo është e tmerrshme. Çështjet individuale le ti ndjekë gjykata. Një ditë para se të dilte ky vendim qeveria dha lajmin se do të rriste pensionet, por duhet të tregojë burimin e rritjes dhe gjoba të tilla gërryejnë burimet financiare. Kjo nuk mund të kalohet me batutë, duhet urgjentisht që përgjegjësia individuale të dale të qartësohet. Ne po cënojnë rëndë moralitetin.
Po ti shohim këto kosto, janë mbi 1.5 herë se buxheti që është dhënë për disa sektorë, p.sh për bujqësinë i cili ka marrë shumë pak mbështetje dhe konsiderohet si një nga sektorët që mund të ndihmojë ekonominë.
Malaj: Pavarësisht propagandës së qeverisë bujqësia vazhdon të mbështetet vetëm me 57 qindarka në 100 lek që prodhon ekonomia shqiptare, Ne nuk kemi asnjë skemë sigurimi. Bujqësia në zinxhirin e saj prodhim grumbullin, përpunim, agroturizëm, agrobiznes, konsiderohet si një sektor që prek. Në këtë aspekt edhe pse jep 20% të prodhimit të brendshëm shqiptar mbështeta nuk ka rritjen që Meriton. Sektori i bujqësisë është sektor me produktivitet të ulët dhe në përballje me fatkeqësi natyrore.
Malaj janë shumë çështje që shumë kompani, si Beghetti, Firma greke e Rrugës Tiranë -Elbasan, por edhe kompania turke për ndërtimin e HEC-it të Kalivacit e Poçemit e kanë çuar çështjen në ARBITRAZH. Por, kjo do të thotë një kosto e madhe për qeverinë shqiptare në kushtet kur borxhi publik ka arritur nivelin më të lartë. Ju si ekspert i fushës a e shikoni shqetësues këtë zhvillim?
Malaj: Unë jam munduar që njohuritë e mia të mos i mbaj për vete, por t’i ndaj me publikun dhe ju jeni dëshmitarë të saj. Megjithëse jam në ekonomi dhe nuk duhet të krijoj asnjë lloj paniku, realiteti duhet parë në sy. Fakti që u tolerua rritja e borxhit, nuk u tolerua për partnerët publikë, privatë preferencialë, por për të asistuar shtresat në nevojë dhe për t’i dhënë mbështetje biznesit. Rritja e investimeve qoftë nëpërmjet koncesioneve sipas studimeve të FMN është verifikuar dhe tregojnë që kemi përkeqësim të menaxhimit të financave publike. Është arritur në përfundim që humbjet janë 33%. 660 milionë euro janë para që janë keqpërdorur. Në kushtet e fatkeqësive njerëzit shpenzojnë për të shpëtuar jetë, por ata që vjedhin nuk e harrojnë zakonin.