• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e mori lumi projektin e ndërtimit të ishullit në Osum të Beratit

15:40 : 26/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjashtë vjet pas një gare ndërkombëtare për ndërtimin e një ishulli në lumin Osum pranë qytetit të Beratit, projekti i premtuar nga kryeministri Edi Rama nuk është materializuar.

Prurjet e lumit Osum, që rrjedh duke gjarpëruar mes dy lagjeve më të rëndësishme – Mangalem dhe Goricë në qytetin e Beratit, u shtuan si pasojë e reshjeve intensive të fillim të këtij viti. Ndërhyrja e bashkisë për pastrimin e mbetjeve në krah të lumit shpëtoi vërshimin e Osumit në krah të lagjes Goricë, sikurse ka ndodhur më parë.

Beratasit i njohin mirë kapriçot e Osumit, që në ditët e verës ngjason me një përrua, ndërsa në dimër herë pas here vërshon fuqishëm – ndaj dhe në ditët me reshje të dendura i kanë sytë tek rrjedha e tij. Ndërsa ndalojnë dhe fjalosen me njëri-tjetrin me vështrimet nga lumi, ata kujtojnë premtimin e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një ishulli në zemër të Osumit.

Çlirim Mukli, profesor i gjuhëve së huaja, e vazhdon ecjen pëgjatë shëtitores së lumit çdo mëngjes, edhe pse në kapërcimin e 77 viteve. Ndërsa ecën, Mukli komunikon me kalimtarët e rastit dhe kur e pyet për ishullin, nuk e fsheh zhgënjimin se vështirë se do ta shohë të realizuar.

“Ishte aq e bukur ideja,” thotë Mukli. “Një projekt shumë interesant për të lidhur dy pjesë të qytetit dhe për të formuar një pjesë atraktive në mes të lumit, por nuk u bë, as nuk e dimë nëse do të bëhet një ditë, edhe pse në beratasit shpresuam shumë,” shtoi ai.

Lexo edhe:

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

Nga zotimi i kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e ishullit kanë kaluar gjashtë vite, ndërsa qytetarët kujtojnë mirë edhe dy ditët e aktivitetit të madh për përzgjedhjen e projektit, të cilat i ndoqën me mjaft kërshëri.

“E  kujtojë mirë aktivitetin e madh tek Pallati i Kulturës, kur u bë gara për projektin e ishullit, por më pas askush nuk u kujtua më,” thekson Mukli pa fshehur keqardhjen.

Gjashtë vjet më parë, kryeministri Rama e cilësoi projektin si një transformim të qytetit që do të kishte impakt në jetën e komunitetit.

“Ky transformim në dukje i sipërfaqshëm, në fakt do të sjellë ndryshime në përmbajtjen ekonomike, në përmbajtjen sociale, në përmbajtjen e jetës komunitare në tërësi,” tha Rama në ceremoninë e zhvilluar në Berat gjatë përzgjedhjes së projektit fitues për ishullin në vitin 2015.

Ndërtimi i ishullit dhe çdo projekt tjetër që lidhet me zhvillimin e qytetit, shihet si një mundësi më shumë për më shumë të ardhura, ndërkohë që Berati vitet e fundit është fokusuar drejt turizmit.

Për historianin Bedri Telegrafi, vetë lumi është një vlerë e shtuar për qytetin dhe realizimi i projektit të ishullit do të shtonte mundësinë që Beratit të ishte më tërheqës për vizitorët.

“Ka një kuriozitet historik dhe lumi në vetvete, është një vlerë e shtuar për qytetin dhe çdo investim që përfshin atë, ia shton impaktin në sytë e vizitorëve,” tha Telegrafi.

“Dy pjesët e Osumit kanë qenë të lidhura që në kohën e Romakëve dhe është absurde që të diskutohet për një veprër, e cila shtrohet si ide, bëhen projekte dhe pastaj askush nuk kujtohet, askush nuk flet më për të,” shtoi ai.

Ishulli parashikohej që të ndërtohej mes Urës së Varur dhe qendrës së qytetit, mes dy lagjeve muze. Për ndërtimin e tij do të shfrytëzohej një sipërfaqe prej 4 hektarë tokë, e cila do ta shndëronte zonën nga një hapësrirë boshe mbushur me aluvione, në një ishull multifunksional në shërbim të turizmit.

Brenda zonës së ishullit do të kishte hapësira për ecje, qëndrime, shërbime të ndryshme, ndërsa ishulli do të lidhej me lagjet muzeale me disa ura të vogla të kryqëzuara mes tyre.

Por, ndërsa për projektin fitues të përzgjedhur në një garë ndërkombëtare- ku morën pjesë 12 studio u fol gjatë në Berat, ndërtimi i ishullit u harrua dhe informacion nuk ka as institucioni më i rëndësishëm i qeverisë në qark.

Institucioni i prefektit të Qarkut i tha BIRN se nuk kishte asnjë informacion rreth ecurisë së projektit.

“Në dijeninë tonë nuk kemi informacion për vazhdimin e këtij projekti,” tha institucioni i Prefektit të Qarkut në një përgjigje me e-mail për BIRN.

Nga ana tjetër zyra e shtypit e Kryeministrisë nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN në lidhje me realizimin e këtij projekti, deri në publikimin e këtij shkrimi.

Eduart Shalsi, deputet i qarkut të Beratit në vitet 2013-2017 dhe një prej anëtarëve të jurisë për përzgjedhjen e projektit, shprehet se ishulli nuk është harruar, por ai lidhet me qasjen e qeverisë për zhvillimin e qyteteve dhe për nga rëndësia dhe vlerat që ka, do të dojë kohën e vet për t’u realizuar.

“Nuk e ngjizëm idenë e ishullit në vitin 2015 që të shihej e materializuar në 2016 apo në vitin 2017, por e ngjizëm atë ide sikundër kemi bërë me çdo qytet në Shqipëri për të treguar vizionin tonë,” tha Shalsi.

“Vizioni ynë ishte ajo çfarë është parë në atë konkurs, por nga ngjizja e idesë deri në zbatimin e saj, duke pasur parasysh komponetët, duhet kuptuar që merret koha e duhur,” shtoi ai.

Në lidhje me komponetët e tjerë, Shalsi i referohet dhe ndërtimit të ‘bypassit’, mundësisë së realizimit të ishullit me Partneritet Publik Privat, pasi vetëm një investim i qeverisë dhe bashkisë do të ishte i pamundur. Ministri shtoi se në Berat, një tjetër projekt shumë i rëndësishëm dhe i diskutuar prej shumë kohësh ‘bypassi.’

“Nuk kemi dashur që në mes të qytetit të kalojnë mjetet të tonazhit të rëndë,” tha ai.

“Ai qytet kërkon që brenda zonës që lidh dy lagjet e famshme “Mangalemin” dhe “Goricën” të ketë një zonë pedonale, ndaj është i domosdoshëm dhe një bypass, por për realizimin e tij kostoja ka qenë e madhe,” theksoi Shalsi.

Në mosrealizimin e këtij projekti sipas Shalsit, kanë ndikuar dhe ngjarjet e fundit si tërmeti dhe pandemia.

“Tërmeti dhe pandemia ishin dy ngjarje të parashikuara që kemi kaluar dhe po kalojmë, por  ishulli nuk është harruar, pasi sot kemi shumë herë më të qartë se sa ishim dje qasjen për mënyrën e zhvillimit të projektit,” përfundoi ai.

Ndryshe nga Shalsi, ish-kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj mendon se ishulli ishte thjesht një flluskë propagande, pasi asnjë nga projektet që do t’i paraprinin ndërtimit të ishullit nuk u mbështet nga ana e qeverisë.

“Projektin e ishullit e kam përkrahur, ndërkohë që kam këmbngulur për ndërtimin e unazës dhe rehabilitimin e ujërave të zeza, por asnjë nga këto projekte nuk u financua nga qeveria Rama, ndaj projekti i ishullit është thjesht një propagandë,” përfundoi Sinaj për BIRN.

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025
SPORT

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025
AKTUALITET

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025
BOTA

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025
SPORT

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025
Para

Vokshi: Kudo që shkoj në bizneset e vogla, shoh vetëm krizë dhe lista e fletore që shtohen

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com