• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Takimin e parë Kurti-Vuçiç e presim shumë shpejt

09:50 : 25/03/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të ndodhë brenda disa javësh. Ai thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm, ndërsa të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022.

“Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova, ashtu siç jemi marrë vesh edhe me zotin Kurti, duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai [Kurti] më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel, për t’u takuar me presidentin Vuçiç. Vuçiç më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet.

E rëndësishme është se gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm [proces] i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen problemet që sjell jeta. Po, kemi ekip të ri dhe kur jam takuar me zotin Kurti në Prishtinë, më ka thënë se duhet të njoftohet me tërë procesin, me atë që është rënë dakord dhe ky ka qenë edhe një nga qëllimet kryesore të vizitës sime. Jemi pajtuar që të takohemi edhe një herë pasi të njoftohet [me procesin], në mënyrë që të merremi vesh se si të vazhdojë procesi”.

Ai tha se pret takimin e radhës, për të diskutuar se në çfarë forme do të vazhdohet sepse ajo që është dakorduar, është dakorduar nga Qeveria e kaluar.

Lexo edhe:

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

“Duhet të shohim se në çfarë mase do të identifikohet Qeveria e re me atë që është rënë dakord, apo do të vijë me propozime të reja. Natyrisht se agjenda, përmbajtja e bisedimeve përcaktohet nga dy palët, Prishtina dhe Beogradi. Kemi pasur një periudhë mjaft produktive midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Pastaj, situata politike në Kosovë nuk ka qenë e tillë që të lejonte vazhdimin e bisedimeve për këto tema. Tani, siç e thashë, kemi garanci se të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë.

Nuk kemi kohë për të humbur, sepse kalendari politik është i tillë që nuk ka zgjedhje të mëdha, nuk ka në Serbi, ka zgjedhje lokale në Kosovë në vjeshtë. Kështu që, duhet ta shfrytëzojmë këtë kalendar politik dhe, siç e thashë, t’iu qasemi bisedimeve pa shtyrje. Kryeministri Kurti i ka marrë këto mesazhe nga partnerët e tij evropianë, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, [Josep] Borrell. Ai e di se kjo [vazhdimi i dialogut] pritet nga ai”.

“Unë kam thënë se nuk duam asgjë në mënyrë artificiale; natyrisht se duhet të formohen të gjitha institucionet e nevojshme. Kemi Qeverinë, kemi Kuvendin dhe duhet të zgjidhet edhe presidenti [i Kosovës]. Mendoj se kemi edhe bashkëbiseduesin kryesor. Në ekip, mendoj se do të mbeten pak a shumë edhe njerëz që e kanë udhëhequr këtë proces deri tani – pra, ajo përvoja historike. Andaj, mendoj se nuk ka arsye që të mos vazhdojmë brenda disa javësh”.

Lajçak ka folur edhe rreth çështjes së Asociacionit. “Ekziston një parim shumë mirë i njohur i së drejtës ndërkombëtare, që thotë “pacta sunt servanda” – ajo që është dakorduar, duhet të realizohet. Kjo është ajo që mund të them. Për këtë [Asociacionin] është rënë dakord shumë kohë para ardhjes sime, më 2013, më 2015. Nuk mund të sillemi sikurse kjo nuk ekziston. Pres negociata se si të realizohet kjo”.

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe rreth përfshirjes së administratës së tanishme amerikane në procesin e dialogut.

“Mendoj se kemi sinjale mjaft të fuqishme që vijnë nga administrata e tanishme amerikane, që tregojnë se ata e mbështesin Bashkimin Evropian, e mbështesin procesin e zgjerimit, e mbështesin dialogun, e mbështesin misionin tim. Kjo nuk do të jetë pasive. Ata e bëjnë këtë edhe në mënyrë aktive, pra në komunikim me partnerët. Nuk dua të kthehem në të kaluarën, por e kam parë se sa keq e ka pranuar rajoni kur ka vënë re se Brukseli dhe Uashingtoni nuk flasin me gjuhën e njëjtë.

Natyrisht se kjo ka qenë në dëm të të gjithëve”. “Mua më vjen shumë mirë që sërish jemi në një situatë, në të cilën jemi mësuar të jemi gjatë viteve të kaluara, duke punuar nga afër me Uashingtonin. Edhe Uashingtoni shfrytëzon ndikimin e tij për të përsëritur filozofinë e njëjtë, parimet e njëjta, që i kemi edhe ne. Mendoj se kjo është shumë mirë për rajonin”.

Miroslav Lajçak po ashtu ka folur rreth asaj se kur pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam bërë përpjekje disa herë që ta shpjegoj tezën time. Do të provoj edhe një herë. Unë kam thënë se teknikisht, në një botë ideale, ajo për të cilën duam të pajtohemi – nëse kemi përpjekje të plota nga të dyja palët – mund të arrihet brenda disa muajsh. Nuk na duhen dhjetë vjetët e ardhshëm, as pesë, as tre. Por, po ashtu kam thënë se për shpejtësinë e procesit vendosin dy palët, pra Serbia dhe Kosova. Ne jemi këtu, unë jam këtu, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë me shpejtësinë me të cilën shkojnë dy palët”.

Etiketa: Dialogu Kosovë – Serbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025
RAJONI

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

13:28 : 07/04/2025
RAJONI

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

16:34 : 02/04/2025
RAJONI

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

21:42 : 28/03/2025
RAJONI

AFET: Bashkimi Evropian të bëjë më shumë përpjekje në dialogun Kosovë-Serbi

18:29 : 20/02/2025
RAJONI

Osmani bisedon me Sorensenin për pritshmëritë nga dialogu i Brukselit

14:24 : 14/02/2025
Para

Çdo person që viziton familjen Kardashian-Jenner duhet të bëjë një test Covid-i

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

DW: Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

11:10 : 18/05/2025

Pushime të gjata për Partizanin, nisin kontaktet e para në merkato

11:04 : 18/05/2025

Vatikan/ Qindra mijëra besimtarë në shesh, nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV

10:47 : 18/05/2025

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

10:39 : 18/05/2025

FOTO/ Hije dyshimi për votën e Diasporës, socialistët fituan me 90% të votave në Fier

10:39 : 18/05/2025

Në Itali zbulojnë prapaskenat: Ardian Ismajli iu vetëofrua Napolit si lojtar i lirë

10:31 : 18/05/2025

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

10:25 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com