• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ankandi i marsit, Banka e Shqipërisë bleu 9.3 milionë euro në tregun valutor

23:42 : 24/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë zhvilloi në fund të javës së kaluar ankandin e dytë për blerje valute të programuar për vitin 2021.

Në ankand u blenë gjithsej 9.3 milionë Euro, në rritje me rreth 37% nga shuma prej 6.8 milionë Eurosh që ishte blerë në ankandin e parë të këtij viti, në muajin Shkurt.

Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë Eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë në shumë e plotë të intervalit të sipërm të parashikuar, prej 6 milionë Eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 123.35 dhe 123.7 Lekëve, në rënie nga intervali mes 123.65 dhe 123.8 Lekëve me të cilin ishin bërë blerjet në ankandin e Shkurtit.

Veç gjashtë milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 3.3 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 123.38 Lekësh, edhe në këtë rast më i ulët krahasuar me muajin e kaluar, kur blerjet e euros në raundin e dytë ishin realizuar me një kurs 123.74 Lekë.

Kursi më i favorshëm mund të jetë një faktor që shpjegon rritjen e shumave të valutës së blera krahasuar me ankandin e muajit Shkurt. Pjesëmarrja në ankand e bankave ishte në nivele të kënaqshme, me një shumë të ofruar që arriti në 11.1 milionë Euro.

Lexo edhe:

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes në Durrës

Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

Banka e Shqipërisë rifilloi ankandet e blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore, pas pothuajse një viti ndërprerje. Në muajin Mars të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi të anulonte të gjitha ankandet e mbetura të vitit 2020, për të mos rritur kërkesën për Euro në tregun valutor, faktor që mund të shkaktonte presione mbiçmuese të monedhës europiane kundrejt Lekut.

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut tashmë paraqitet i qëndrueshëm dhe prej muajsh po qëndron në intervalin mes 123 dhe 124 Lekëve.

Për këtë vit janë planifikuar 14 ankande dhe në total, shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë është midis 56 dhe 84 milionë Eurove. Megjithatë, shuma e blerë në ankande mund të jetë edhe më e madhe, sepse në shumicën e rasteve Banka e Shqipërisë ushtron opsionin e blerjes në një raund të dytë. Shuma e blerë në tremujorin e parë të vitit është më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, por më e ulët në krahasim me tremujorin e parë të dy viteve pararendëse.

Po të shohim të dhënat historike, blerjet e valutës në tremujorin e parë zënë një peshë relativisht të ulët kundrejt shumave totale vjetore të blera. Blerja e shumave më të mëdha kryhet nga tremujori i dytë dhe në vazhdim, ndaj më tej gjatë vitit mund të kuptohet një tendencë më e qartë për sasitë e Euros që do të blejë banka qendrore këtë vit. Megjithatë, duke barë ekuilibrat ende të brishtë të ekonomisë, është e arsyeshme të mendohet se blerjet e valutës nuk do të kthehen menjëherë në nivelet e parakrizës.

Blerjet e euros me qëllim rritjen e rezervës valutore u rritën ndjeshëm pas vitit 2017 dhe arritën shifrën rekord të gati 155 milionë Eurove në vitin 2019. Kjo tendencë u frenua vitin e kaluar, kur për shkak të krizës së Covid-19 u zhvilluan vetëm dy ankande, për një shumë totale të blerë prej 13.7 milionë Eurosh.

Në fund të muajit Janar të këtij viti, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.86 miliardë Eurove, 16% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar. /Monitor/

Lajme të lidhura

PAMJE nga vendngjarja
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes në Durrës

09:07 : 22/10/2025
AKTUALITET

Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

08:52 : 22/10/2025
AKTUALITET

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025
Para

E RËNDË/ Foshnjes 10-muajshe i ngulet rrota e makinës në kokë, doktorët bëjnë mrekullinë (FOTO)

TË GJITHA

PAMJE nga vendngjarja

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes në Durrës

09:07 : 22/10/2025

Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

08:52 : 22/10/2025

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com