• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Veliaj, varrosën edhe objektin ku u lindën!

20:00 : 22/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Memorie nuk ka më Tirana. Ata që ishin u zhdukën gradualisht, me një agjendë të pastër, që në kohën kur Edi Rama u bë ministër kulture, më pas kryetar bashkie dhe tashmë kryeministër.

Si fillim la të degradohen objekte arkitekturore, kryesisht ndërtime italiane të viteve 20-30. Mbi rrënojat e tyre ngriti pallate. Por nuk u mjaftua me kaq. Marrëzia e një të ligu me të shkuarën historike, u kthye në histerizëm. Dita i erdhi dy kajmekanëve të rruspave dhe rrënimit.

Rama mori pushtetin dhe është kryeministër që nga viti 2013, dy vite më vonë, në 2015 kaloi në delir, pasi kishte në duar gjithçka, kur në bashkinë Tiranë shkoi kanakari i tij, Erion Veliaj. Dy pushtete në një dorë, lokal dhe qëndror. Ky ishte momenti kur objektet e rëndësishme kulturore, nëse do kishin “zë” do ulërinin pafund, deri kur rruspa e dyshes Rama-Veliaj tu merrte jetën.

Ra edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, iu hoq kurura, u varros edhe vendi ku lind jetë. Fadromat shkatërruan godinën e maternitetit të vjetër dy ditë më parë. Është një objekt kulturor i kategorisë së dytë që mbrohet me ligj, por vetëm për ligj nuk pyet ligësia.

Lexo edhe:

No Content Available

Me argumentin se ishte dëmtuar nga tërmeti, qeveria vendosi të shkatërrojë objektin e rëndësishëm që ishte i fundit që mbeti në Bulevardin Zogu i Parë.

Ky mashtrim malinj me dëmtim nga tërmeti nuk qëndron, pasi ai objekt ka qenë funksional dhe Instituti i Ndërtimit, edhe pse nën sqetullën e qeverisë, në fillim e konsideroi si të padëmtuar, por mund të rikonstruktohej lehtësisht. Tashmë i është vendosur rruspa një godine që mbart vlera arkitekturore, por mbi të gjitha shpirtërore.

Aty ka lindur edhe Edi Rama, Erion Veliaj, ministrja kukull e Kulturës dhe ndoshta edhe fadrimisti, njeriu i fundit që çon deri në fund mëkatin. Pikërisht kjo mund të jetë arsyeja që të fshijnë çdo memorie të vendit, e të zhdukin çdo objekt, sepse është qenia politike e cila mendon se historia fillon aty kur ata marrin pushtetin. Megjithatë, bijve të tyre kanë çfarë tu thonë, sepse djali i kryeministrit pati fatin dhe mundësitë finaciare që të vinte në jetë në një nga maternitetet në Vjenë, mes komoditetit dhe nivelit të lartë profesional të gjinekologëve dhe mamive. Edhe djali i kryebashkiakut lindi në maternitetin e ri Koço

Gliozheni. Asgjë si lidh me të vjetrin… tani e më pas.

Rrënuan edhe Teatrin Kombëtar. Në orën 04.00 të mëngjesit të 17 majit 2020. Aty morën pjesë edhe forcat speciale RANEA (Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur), që rrëmbyen me dhunë artistët që protestonin dhe neutralizuan çdo “element të armatosur” me fjalë të cilët mbronin teatrin. Fadromat e bashkisë shembën një godinë me vlera arkitekturore dhe shpirtërore për vetë artistët, por edhe qytetarët e Tiranës.
Kullat u bënë shkak, ata objekte betoni që sot i kanë marrë frymën qytetit të pajetueshëm të Tiranës.

Dhe në grahmat e fundit të pushtetit, Rama “kafshon” përsëri. Rrënoi edhe godinën që sjell jetë, një objekt i trashëgimisë kulturore për nga arkitektura e veçantë, por mbi të gjitha një simbolikë, sepse ishte vendi ku vijnë jetë, të atyrë brezave që sot janë të moshuar, të rinj, apo edhe foshnje.

Vranë është aty ku lind! Vetëm kjo nuk kishte ndodhur, por malinjiteti dhe agjenda për të fshirë çdo gjë të shkuar dhe përjetësuar veten e modelit “historia nis me mua”, po vijon frikshëm. Sot nuk kemi më Tiranë të vjetër, me gjasë radha do i vijë edhe Shqipërisë kudo nëse nuk ndalet dora që shërben vetëm për rrënim!

 

Etiketa: rama veliaj boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Truprojat e Denajt nxjerrin jashtë me forcë militantin e PS, hodhi akuza për abuzime me fondet

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com