• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkencëtarët paralajmërojnë botën: Përgatituni për një infeksion të ri vdekjeprurës

23:29 : 21/03/2021
në BOTA, NDRYSHE, SHENDETI

Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshime që bota do të goditet nga një pandemi e re dhe se kjo është thjeshtë çështje kohe. Ndaj ata u bëjnë thirrje vendeve në të gjithë botën që të përgatiten për të parandaluar një infeksion të ri vdekjeprurës.

Sipas tyre urbanizimi dhe zgjerimi i habitatit tonë në afërsi të kafshëve vetëm sa shton mundsinë e përhapjes së ndonjë virusi të ri tek njerëzit.

Në këtë laborator të Londrës mostrat e marra nga persona të ndryshëm testohen për rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

Vullnetarë të shëndetshëm ekspozohen ndaj patogjenëve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve dhe të testojnë vaksinat.

SARS-COV-2, virusi që shkakton COVID-19, është një nga viruset që studiohet këtu.

Lexo edhe:

No Content Available

Shkencëtarët thonë se pandemia është larg fundit, pasi ndërsa vaksinat po arrijnë në disa vende, të tjera vende po përjetojnë rritje të infeksioneve.

Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se COVID-19 nuk është pandemia e fundit që bota sheh.

“Në të ardhmen do të ketë pandemi tjera. Është e qartë se gjithçka ka ndryshuar, kjo e fundit ndryshoi mënyrën se si e shohim një pandemi dhe se si duhet të përgatitemi”, thotë Lawrence Young, Profesor i Onkologjisë Molekulare në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Warwick.

Shkencëtarët thonë se COVID-19 i zuri të papërgatitur sepse u bazuan në përvojën e fituar nga sëmundjet SARS dhe MERS, që ishin menaxhuar dhe nuk përbënin kërcënim për shëndetin në gjithë botën.

“Ne të gjithë u zhytëm në një ndjenjë false të sigurisë nisur nga fakti se sëmundjet SARS dhe MERS përhapeshin nga njerëzit që kishin simptoma dhe ajo që ne nuk prisnin ishte shfaqja e një koronavirusi të ri që muind të përhapet nga individë të cilët nuk e dine se janë infektuar. Pra përhapja e virusit nga njerëz pa simptona, diçka e ndryshme që na zuri në befasi dhe të gjithë ishim pak naivë”, thotë AI.

Ndërsa spitalet përballen me shtim të numrit të pacientëve, në botë po hartohen plane për shmangjen e një infeksioni tjetër të kësaj natyre.

“Duhet të shfrytëzojmë aftësinë tonë të grumbullimit dhe vlerësimit në kohë reale të të dhënave për patogjenë . Duhet të bëjmë shumë më shumë të kuptojmë se cilat specie mund të shkaktojnë probleme për ne”, thotë Danny Altmann, Profesor në Kolegjin Imperial të Londrës.

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë harton një listë me patogjenët që kërcënojnë më shumë njerëzimi

Para vitit 2020 ethet hemorragjike dhe Ebola kryesonin këtë plan./VOA

Etiketa: infeksion virus boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Rikthehet dimri/ Temperatura nën zero, borë dhe... Ja çfarë ndodh me motin ditën e hënë

TË GJITHA

Pasi “fali” Salillarin, Lul Morinën e Lilon, Rama paralajmëron “listë të zezë” me ndërtuesit abuzivë

19:04 : 21/07/2025

Milan, Allegri: Rikthimi në Champions League është objektivi i sezonit të ri

19:03 : 21/07/2025

Monitorimi i territorit me dronë/ Bardhi: Justifikimi i aferës nga Rama për qoka personale

18:59 : 21/07/2025

Fier/ Shpërthen bombula e gazit, 2 të plagosur

18:51 : 21/07/2025

Real Madrid shet qendërmbrojtësin te Como, detajet e marrëveshjes

18:43 : 21/07/2025

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

18:36 : 21/07/2025

“560 mijë lekë për 10 karkaleca”/ Fatura marramendëse te “Zoe Hora” e Xheni Gjikurisë

18:28 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com