• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi te Rama e Yuri Kim/ Meçollari: Plani i Xhaçkës për t’u dhënë miqve të saj Bazën e Kepit të Palit

15:54 : 19/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një denoncim i gjatë, i shoqëruar me akuza për tjetërsimin e paligjshëm të pronave bregdetare të Ushtrisë Shqiptare nga Olta Xhaçka, ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama në 20 Dhjetor 2020 dhe në adresë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, vetëm pak ditë para se shefi i qeverisë ta transferonte Ministren e Mbrojtjes në krye të Ministrisë së Jashtme.

Autori është Artur Meçollari, një ish-oficer madhor i Forcës Detare, i shkarkuar në Gusht 2020 me urdhër të Olta Xhaçkës, nën argumentin se ka shkelur rëndë detyrën, duke lejuar zhvillimin e ceremonisë së martesës së djalit të një ish-ushtaraku në bordin e një anijeje.

Në letrën e gjatë, një kopje të së cilës e ka siguruar “Boldnews.al”, Meçollari informon kryeministrin Rama dhe diplomaten amerikane, si përfaqësuese e shtetit kryesor të aleancës së NATO-s, se shkarkimi nga detyra nuk ka aspak lidhje me ceremoninë martesore, e cila sipas tij është zhvilluar me lejen e eprorëve dhe brenda kuadrit rregullator përkatës.

Për ish-zv.drejtuesin e Forcës Detare Shqiptare, shkarkimi ka ardhur si rrjedhojë e qëndrimit të tij kundër veprimeve dhe kërkesave të Ministres së Mbrojtjes së asaj kohe, Olta Xhaçka, për dorëzimin në mënyrë të paligjshme të pronave të Ushtrisë në duart e subjekteve privatë.

Lexo edhe:

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

Letra e Artur Meçollarit përfshin të paktën 4 raste, ku ai i deklaron kryeministrit dhe ambasadores amerikane për ato që i konsideron si shkelje flagrante nga ana e Olta Xhaçkës.

Redaksia do të publikojë një cikël mbi këto denoncime, duke i trajtuar secilin më vete, në të cilat pasqyrohen veprimtari të zhvilluara jashtë vëmendjes së opinionit publik.

Baza Detare e Kepit të Palit

Denoncimi i parë i Meçollarit lidhet me përpjekjet e ministres Olta Xhaçka për të tjetërsuar një pjesë të pronës së Bazës Detare të Kepit të Palit, në favor të atyre që i konsideron si “miqtë e ministres”.

Gjatë muajit nëntor 2019, Ministri i Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka, e ka thirrur drejtuesin e Forcës Detare, Artur Meçollari, në tre takime të njëpanjëshme, njëri me prezencën edhe të dy anëtarëve të kabinetit të saj.

“Qëllimi ishte të më bindte që të lejoja (propozoja) një investim privat (port marine) të disa miqve të saj”, shkruan Meçollari në letrën drejtuar Edi Ramës dhe Yuri Kim.

“Më parë, gjatë verës, disa persona kishin hyrë në Kepin e Palit për të bërë vlerësime, si dhe një anëtar i kabinetet të ministres kishte filluar negociatat me një studio ligjore për modalitetet ligjore për arritjen e këtij investimi”, shprehet Meçollari.

Lidhur me këtë iniciativë të Ministres “kam qënë i prerë me përgjigjen se nuk mund të bëhet, për arsye operacionale, por edhe pasi për këtë çështjen, Bazën e Kepit të Palit, unë jam liruar nga Forcat e Armatosura në vitin 2012”.

Sipas letrës denoncuese, edhe anëtarët e kabinetit të Ministres janë shprehur se “Arturi nuk mund ta bëj këtë pasi është liruar nga FA për këtë çështje”.

Baza e Kepit të Palit është një nga dy bazat kryesore të Forcës Detare/Rojes Bregdetare, në një nga drejtimet kryesore të kërcënimeve, për shkak të prezencës së portit të Durrësit, portit më të madh në Shqipëri, i cili përpunon mbi 90% të tregëtisë nëpërmjet detit për Shqipërinë dhe fqinjët tanë.

Por, siç konstaton Artur Meçollari, prej vitesh aty nuk është investuar dhe kjo gjë është bërë me qëllim për të minimizuar rolin e saj.

Në vitin 2012, për të arritur këtë qëllim, u nxorrën nga armatimi rreth 50% e anijeve dhe motovedetave të Forcës Detare/Rojes Bregdetare dhe u suprimua struktura e Flotiljes Detare të Durrësit.

“Thellimi dhe rikonstruksioni i Bazës së Kepit të Palit kanë qënë gjithmonë objektiv i Forcës Detare, pjesë të Listës së Integruar të Prioriteteve të FA, por nuk është financuar asnjëherë”, shprehet Meçollari.

Nga përllogaritjet e bëra në Forcën Detare, financimi i rikonstruksionit të bazës së Kepit të Palit është më i ulët se muzeu i ri, i tretë, i Forcave të Armatosura.

“Kepi i Palit vijon të jetë në planin e përhapjes së Forcës Detare, por sipërfaqja e saj është përgjysmuar me një metodë antiligjore. Me gjithë kërkesën time përpara një viti për ta futur në planin e përhapjes, pjesën e coptuar, ende nuk është përfshirë”, shkruan Artur Meçollari.

Sipas tij, “kërkesa e Ministres së Mbrojtjes, znj. Xhaçka, për investim në Bazën Detare të Kepit të Palit ishte një iniciativë personale dhe jo shtetërore. Gjithësesi, edhe sikur të ishte shtetërore, ajo binte në kundërshtim me konceptin operacional të Forcës Detare/Rojes Bregdetare dhe cënonte kapacitetet operacionale të tyre”, e mbyll denoncimin për këtë pikë ish-drejtuesi i lartë i Forcës Detare Shqiptare.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

11:04 : 19/05/2025
AKTUALITET

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

11:03 : 19/05/2025
AKTUALITET

Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

11:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Samiti show i Ramës”, Burimi: Diçka informale, asnjë lloj mesazhi për Shqipërinë

10:50 : 19/05/2025
AKTUALITET

I paraburgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e Fushë-Krujës/ EMRI – Detaje

10:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

10:38 : 19/05/2025
Para

I rritur te Bayern-i, talenti 22-vjeçar pranon të përfaqësojë Shqipërinë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

11:04 : 19/05/2025

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

11:03 : 19/05/2025

Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

11:00 : 19/05/2025

“Samiti show i Ramës”, Burimi: Diçka informale, asnjë lloj mesazhi për Shqipërinë

10:50 : 19/05/2025

I paraburgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e Fushë-Krujës/ EMRI – Detaje

10:49 : 19/05/2025

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

10:38 : 19/05/2025

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

10:36 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com