• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi për tunelin e Llogarasë, pikëpyetjet për shkeljen e ligjit nga Ministria e Infrastrukturës

13:26 : 17/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Tenderi për tunelin e Llogarasë vishet me dyshime. Ndonëse e marta ishte afati i fundit ligjor për shpalljen e fituesit, që do të ndërtojë një nga veprat më të mëdha publike të inicuar nga qeveria e Edi Ramës, Ministria e Infrastrukturës në rolin e autoritetit kontraktor e shkeli ligjin.

Tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u zhvillua në datën 1 mars me fond limit të paracaktuar prej rreth 155 milionë euro. Në garë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë “Gjoka”, e cila ofroi që ta ndërtonte tunelin me një kosto prej 115 milionë euro ose 40 milionë euro më pak se fondi limit. Ndërsa ofertat e tjera varionin nga 126 deri në 160 milionë euro.

Tuneli i Llogarasë përbën një nga investimet më të mëdha publike në tetë vitet e qeverisë së majtë socialiste. Vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur ndërtimin e kësaj vepre si një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë për të rigjallëruar ekonominë pas krizës dyfishe që shkaktoi tërmeti dhe pandemia e Covid-19.

Por vonesat në shpalljen e fituesit përtej afateve ligjore ngrenë pikëpyetje të mëdha. Ministria e Infrastrukturës në rolin e autoritetit kontraktor është treguar hermetike dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për shkeljen e afatit ligjor duke shtuar edhe më shumë dyshimet se vonesat mund të mos jenë të rastësishme.

Lexo edhe:

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Gjatë viteve të fundit, tenderat e mëdhënj publikë kanë shkaktuar shpesh përplasje të forta mes grupeve të interesit brenda maxhorancës. Si rezultat, në jo pak raste tenderat u janë dhënë jo ofertave më të ulëta, që maksimizojnë përfitimet për qytetarët dhe buxhetin, por kompanive që kanë lidhjet edhe lobimin më të fortë në qeveri. Rasti më i fundit ishte prokurimi i katër rrugëve në fund të vitit të kaluar, që ishin mbikalimi i TEG-ut, rruga Palasë-Dhërmi, ajo Dukaj-Sinanaj-Tepelenë dhe lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit. Për këto katër vepra u shpallën fituese kompanitë që ofruan çmimet më të larta dhe për pasojë kostoja për qytetarët u rrit me 11 milionë euro krahasuar me ofertat më të ulëta.

Në rastin e tunelit të Llogarasë, presioni mund të jetë edhe më i fortë, pasi janë në lojë shuma të mëdha, oferta e dytë më e ulët ka mbi 10 milionë euro diferencë, ndërsa me kompanitë e tjera ajo shkon deri në 40 milionë euro.

Për këtë arsye, çdo përpjekje për të shpallur fituesin jo në bazë të shumës që ka ofruar por në bazë të kritereve të tjera më okulte do t’u kushtonte shtrenjtë taksapaguesve dhe buxhetit, madje më shtrenjtë se sa fondi total që qeveria jep në një vit për të gjitha familjet e varfra në ndihmë ekonomike.

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025
RAJONI

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
Para

OBSH rekomandon vaksinën Johnson & Johnson edhe në vende ku qarkullojnë mutacione

TË GJITHA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas divorcit me Brad Pitt: Ngjarje të vështira për mua dhe fëmijët

19:26 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com