• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

A e shton duhanpirja rrezikun e prekjes nga Covid-i i formës së rëndë?

18:42 : 14/03/2021
në SHENDETI

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Por cilat janë efektet e tij në rrezikun e prekjes nga një formë e rëndë e koronavirusit?

Kjo çështje po debatohet prej disa kohësh, teksa ka prova të ndryshme që tregojnë se pirja e duhanit e rrit rrezikun si të infektimit po ashtu edhe të simptomave më të forta.

Së fundmi 2 studiues nga Universiteti Xhon Hopkins në SHBA, kanë prezantuar të dhënat e një studimi më të ri. Sipas tyre, probabiliteti i vdekjes për pacientët duhanpirës me Covid-19, është 2-fish më i lartë në krahasim me ata që nuk e pinë duhanin.

Kësisoj, të jesh pirës i duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku, që u shtohet faktorëve të tjerë dhe gjendjeve shëndetësore siç është mbipesha, e lidhur më shumë me forma të rënda të Covid-19. Rezultatet e këtij studimi janë botuar në “Annals of the American Thoracic Society”.

Pirja e duhanit dhe Covid-19, një çështje shumë e diskutuar

Lexo edhe:

Ja si të mos shtoni në peshë kur lini duhanin

Studimi i fundit/ Koronavirusi vr*t njësoj si helmi i gjarprit

Deri më tani është folur shumë mbi lidhjet mes pirjes së duhanit dhe Covid-19, me prova që shpesh nuk janë përfundimtare, madje në disa raste në kontrast me idenë se cigaret shtojnë rreziqet. Për shembull, një studim francez supozoi se nikotina mund të ishte disi mbrojtëse.

Edhe pse kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte se pirësit e duhanit nuk ekspozohen më shumë ndaj infeksioneve më të rënda me Covid-19. Autoritetet shëndetësore tregojnë se duhani mund të shtojë gjasat e prekjes nga infeksioni, qoftë edhe sepse preken më shpesh buzët me gishta dhe me cigaren ndoshta të kontaminuar me koronavirus.

Problemet e studimeve

Një nga kufizimet e tyre, sipas studiuesve Enid Neptun dhe Mishel Ekin, ka të bëjë me faktin se shumë kërkime janë të përqendruara në marrëdhëniet midis pirjes së duhanit dhe receptorit Ace2, një proteinë qendrore e Covid-19, meqë në të virusi kapet pas qelizave dhe përhapet në gjithë trupin.

“Përdorimi i sasisë sëAce2 si një indeks sasior i infektivitetit dhe sëmundshmërisë nga SARS-Cov-2 është shumë problematik. “Për të siguruar një kornizë mbi të dhënat mbi Ace2, është i nevojshme të kryhet një studim i thelluar, mbi atë nëse ndikon dhe si ndikon tymi i duhanit dhe nikotina në infektivitetin me Sars-Cov-2 ose ngarkesën virale (sasia e virusit)”- thotë Neptun.

Studiuesit propozojnë disa aspekte që duhen eksploruar, në mënyrë që të kuptohet më mirë roli i pirjes së duhanit. Në veçanti, duhet të studiohen efektet e pirjes së duhanit në mukozën e hundës, duke pasur parasysh se hunda është rruga kryesore e hyrjes së koronavirusit në trupin e njeriut, ndërsa deri më tani ka pak studime se çfarë ndodh në këtë ind tek duhanpirësit.

Së dyti, duhet të studiohet më mirë se si duhani na bën të prekshëm nga Covid-19. A e bën pirja e duhanit trupin dhe sistemin tonë imunitar të paaftë (ose më pak të aftë) për të reaguar ndaj virusit, ose a kontribuon në aftësinë e dobët të trupit për ta rregulluar këtë përgjigje?

BPCO dhe Covid-19

Po ashtu është e nevojshme të shqyrtohet se çfarë ndodh me proteinat Ras ose Sraa ( sistemi renin-angiotensin-aldosteron). Ato ndërhyjnë në disa mekanizma qelizorë, që kanë gjithashtu ndikim mbi shëndetin e mushkërive. Për shembull, mjekët e dinë se ndërprerja e disa aktiviteteve të këtyre proteinave, mund të jetë mbrojtëse kundër dëmtimeve të mushkërive të shkaktuara nga pirja e duhanit në pacientët me BPCO (sëmundje pulmonare obstruktive kronike). A mund të vlejë kjo edhe për Covid-19?

Studimi i rolit të nikotinës

Mbi bazën e të dhënave potencialisht të favorshme që lidhen me nikotinën – dhe jo duhanin – lidhja midis këtij përbërësi dhe Covid-19,lipset të analizohet më mirë, duke kujtuar gjithnjë se varësia nga nikotina, është një nga problemet me pasoja qendrore për sa i përket shëndetit publik.

Etiketa: shendeti boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ja si të mos shtoni në peshë kur lini duhanin

23:02 : 24/11/2021
SHENDETI

Studimi i fundit/ Koronavirusi vr*t njësoj si helmi i gjarprit

17:55 : 25/08/2021
SHENDETI

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes

21:24 : 23/08/2021
SHENDETI

Çfarë duhet të dini kur ju kap dhimbja e kokës gjatë gjumit

18:33 : 23/08/2021
SHENDETI

Ja çfarë tregojnë studimet për ushqimet me kalori

19:47 : 19/08/2021
SHENDETI

Studimi/ Rrushi ju mbron nga rrezet e diellit

12:35 : 09/08/2021
Para

Rama tregoi nga Elbasani atë që po përgatitet të bëjë më 25 prill

TË GJITHA

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com