• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përjashta maskarenj”/ Meta përplaset me policinë bashkiake në zyrat e FRD (VIDEO)

12:50 : 12/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta është përplasur me efektivë të Policisë bashkiake këtë të Premte, në zyrtar e FRD-së në Tiranë.

Sipas raportimeve, efektivë të policisë bashkiake shkuan në zyrat e FRD-së duke kërkuar lirimin e tyre me pretendimin se janë pronë e bashkisë dhe kontrata e përdorimit ka përfunduar. Ndërkohë, kreu i kësaj force politike, i cili e cilëson kërkesën e paligjshme, tha se telefonoi Presidentin Ilir Meta lidhur me situatën.

Kreu i shtetit shkoi në zyrtar e FRD-së ku pati dhe përplasje me efektivë të policisë bahskikae të cilave u tha të largoheshin prej zyrave.

“Përjashta, maskarenj, “dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në videot e publikuara në media, ndërhë pamjet tregojnë efektivë të policisë bahskiake që largohen.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/03/M4Sysnj98zvq2nWZ8nqp_12_26992f2e9edf4a866959903be114a71a_video_360p_converted.mp4

Prej disa vitesh, Fryma e Re Demokratike është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.

Kreu i FRD u shpreh për mediat sqaroi se “nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016”.

“Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike.  Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi.

Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është e vendosur në rezolutën e Bashkimit Europian. Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është e rastësishme që shkesa ka ardhur vetëm tre ditë pasi është nënshkruar kjo marrëveshje. Kjo i bën veprimet e tuaja thellësisht politike, antiligjore dhe provokuese. Duke përfunduar besojmë se ndërhyrja juaj do të jetë e menjëhershme për të ndaluar këtë akt të paprecedentë”, tha ai.

Lexo edhe:

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

Meta u shpreh se lëvizjen e policisë bahskiake “e konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti”.

“Ti sjellësh një partie zyretare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shkresë të tillë as vulë dhe as emër tituallari as nr protokolli të bërë vetëm për të dhunuar fizikisht e fizikisht çdo forcë opozitare që synoin të konkurojë në zgjedhje. Kjo është Bashki-bandë. Është tepër irrituese. Është paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë në procesin zgjedhor. I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më prekje të rregullave të garës se do të jetë vonë. Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit”, tha Meta për gazetarët pas incidentit.

Lexo edhe:

Veliaj përplaset me Metën dhe paralajmëron kallëzim penal: I sëmur mendor, nuk je burrë!

PD: Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia, hakmarrje e Ramës. Akt brutal

Përplasjet e Metës me policinë/ Tedi Blushi-Veliajt: Mos e detyro Presidentin, t’u bëjë thirrje qytetarëve

Tensionet në selinë e FRD, Vasili: Asnjë horr a pis bashkiak nuk mund të kalojë mbi liritë politike!

 

Lajme të lidhura

SPORT

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
AKTUALITET

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025
BOTA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025
Para

Gjiknuri paguan Eliona Pitarkën për t’i rritur Instagramin?

TË GJITHA

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com