• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku me nënat për 8 Mars: PD do të çojë në vend dinjitetin tuaj

18:00 : 08/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish–deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me një grup nënash pensioniste te cilave u dhuroi lule ne kete 8 Mars.

Tabaku teksa vlerësoi sakrificën e zonjave përgjatë gjithë jetës së tyre, theksoi se Partia Demokratike ka hartuar programin i cili do të çojë dinjitetin e tyre në vend, përmes rritjes reale të pensioneve.

Teksa dëgjoi shqetësimet me të cilat po përballen zonjat në pension në këtë kohë pandemie, Tabaku shpjegoi se sistemi shëndetësor do të vendoset në qendër të vëmendjes së qeverisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, në shërbim të shqiptarëve.

“Do të jetë një qeveri normale që do të punojë për vendin dhe qytetarët. Nuk ia arrijmë dot të gjitha, duhet të jemi realë, por ato që marrim përsipër t’i bëjmë duhet patjetër t’i ofrojmë. Pandemia na tregoi se shëndeti duhet të jetë i pari. Duhet të investojmë tek shëndetësia dhe për moshën e tretë duhet të ndryshojë sistemi shëndetësor”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se Shqiëpria ka nevojë për investime në arsim, në shëndetësi dhe me paga të larta.

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzoi nismën e PD për uljen e tvsh për ushqimet/ Tabaku: Rama po mbron interesat e një grupi njerëzish

Tabaku: Rama po tenton të na shfokusojë me shthurje goje

“Ka njerëz që thonë se s’ka për t’u zgjidhur ndonjëherë sepse ka hyrë e keqja shumë keq. Ju jeni shumica, ata janë pakica, dhe nëse japim shëmbuj të mirë ne mund ta zgjidhim”, tha Tabaku në takimin me zonjat në pension.

BISEDA

J: Ne javën e parë të marsit, gjithmonë kemi festuar për gratë dhe unë do doja që takimin e parë ta nisja me juve. Unë jam rritur nga dy gjyshe të mrekullueshme si puna juaj, ashtu siç dhe ju keni nipa dhe mbesa. Dhe kur kemi hartuar programin e Partisë Demokratike, kam pasur vetëm diçka në mendje: Çfarë heq gruaja shqiptare, nëna shqiptare, gjyshja shqiptare nga mëngjesi deri në darkë edhe çfarë mbështetje ka nga shteti?

E kemi menduar, kemi reflektuar dhe kemi vendosur që në qendër të programit të Partisë Demokratike të jetë familja. Të jenë gra dhe nëna si ju dhe këtë e kemi nisur me disa gjëra të thjeshta dhe të vogla, e para rritja e pensioneve. Dua që të nisim bashkë një rrugëtim dhe në fund të ditës të zgjidhni një qeveri normale, njerëz normal që flasin me ju qetësisht, që ju shohin në sy dhe ju thonë: Këtë e bëjmë, këtë nuk e bëjmë! Nuk i arrin dot të gjitha, nuk i bëjmë dot të gjitha, duhet të jemi real. Por ato që marrim përsipër për t’i bërë, duhet patjetër t’i ofrojmë.

J: Pandemia na tregoi që, fatkeqësisht, shëndeti duhet të jetë i pari. Fatkeqësisht, duhet të investojmë shumë edhe për shëndetësinë dhe prandaj për moshën e tretë, jo vetëm ndryshimin e sistemit shëndetësorë, por njëkohësisht dhe vendosjen e nevojave dhe kërkesave që ju keni në krye të punës së qeverisë.

Q2: Duhet t’më kishte dalë pensioni, me librezë pensioni, me vula, me të gjitha. Kam bërë gjyq, e kanë pezulluar, ato ma çuan, sigurimet shoqërore, ma çuan, e hodhën në gjyq tjetër.

Interesohemi içik, por… të marr djersën time, se kam punuar në hekura 42 vjet.

J: Çfarë profesioni keni?

Q2: Rrezatore.

J: Paske pasur punë të vështirë. Nuk të gënjej dot që të them do ta zgjidh sapo të vijmë në qeveri, por të premtoj që do të interesohem vetë personalisht.

Q2: Gjoja thonë që 8 vite nuk i ke me siguracion.

J: Ky është problemi që kanë njerëzit e thjeshtë si puna juaj, që nuk e gjejnë dot të drejtën.

Q2: Nuk kam xhevapë fare!

Q3: Ne duhet të votojmë, të bëjmë punë, që ta heqim këtë. Sepse as gjykatat s’janë në rregull,  këto të pensioneve jo, hiç e hiç.  Ka korrupsion gjithandej!

Q2: Më tha do ma hedhësh një llafe, para dy-tre ditësh.

Q4:Ta bëjmë në tha, ë?

Q2: Po.

Q4: Po, mbas 8 vitesh i thuaj…

J: Juve jeni gra të zgjuara, që nuk gënjeheni për

Q5: As kalamajtë nuk gënjehen sot.

Q2: Unë kam lindur me këtë, do vdes më këtë!

J: Unë dua që ta diskutojmë edhe këtë çështje, sepse kudo që shkoj na thonë që na ka ardhur Partia Socialiste dhe na ofron këtë. Por, a i harrojnë dot shqiptarët çfarë kanë kaluar në tetë vite? Sepse ju morët një shembull të thjeshtë që është pensioni, por papunësia, krimi…

Q2: S’është e thjeshtë fare, është jetike. Nuk kam marr as pensionin e burrit…

J: Një shembull të thjeshtë të jetës së përditshme them. Domethënë more një shembull që tregon sesi në tetë vite ke vuajtur dhe tani për 3 ditë ato të thonë që mund ta zgjidhim.

Papunësia, krimi, taksat e rritura, mungesa e investimeve në shëndetësi, në arsim. Por, të ketë një fushë që ka patur sukses, por tek të gjitha ka dështuar. Kur nisi në 2013, në fakt unë e pash me sy pozitiv, sepse thashë ka përfshirë shumë gra në qeveri dhe ndoshta gratë do të ndihmojnë që zonjat si puna jote të paktën  të kenë të drejtën për pensione dhe çështje sociale. Por ishte thjeshtë për fasadë. Siç ka pasur çdo gjë tjetër dhe atë e kishte fasadë. Dhe duhet investime në arsim, investime në shëndetësi, e shoqëruar edhe me paga të larta, që kur shkon atje të mos detyrohet mjeku t’i marri pensionistit lekët nga xhepi dhe ta ngrejë korrrupsionin në sistem. Ka disa njerëz që thonë që s’ka për t’u zgjidhur ndonjëherë se ka hyrë e keqja shumë keq. Unë mendoj…

Q6: Ç’është e vërteta, që ka hyrë, ka hyrë.

J: Unë mendoj që shqiptarët jan  njerëz të mirë, si juve këtu. Ju jeni shumica, ato janë pakica. Dhe mendoj që po të japim shembuj të mirë, ne mund ta zgjidhim!

Etiketa: tabaku boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzoi nismën e PD për uljen e tvsh për ushqimet/ Tabaku: Rama po mbron interesat e një grupi njerëzish

20:23 : 25/11/2021
AKTUALITET

Tabaku: Rama po tenton të na shfokusojë me shthurje goje

22:54 : 16/03/2021
AKTUALITET

Tabaku: Rama e harroi biznesin e vogël, ne do ta çlirojmë atë

17:18 : 12/03/2021
AKTUALITET

Tabaku: Do të ndihmojmë biznesin të ringrihet

17:10 : 16/02/2021
AKTUALITET

Tabaku: Në ditën e rinisë, nuk kishte gjë më të trishtë se vrasja e të riut nga policia

20:38 : 08/12/2020
Para

Rama nxjerr jashtë loje një tjetër deputet socialist

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com