• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

08:13 : 08/03/2021
në AKTUALITET, BOTA

Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit Andrew Cuomo, në lidhje me akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga pesë gra, shumica e të cilave kanë punuar më parë si ndihmëse të tij.

“Ngacmimi seksual nuk është kurrë i pranueshëm dhe nuk mund të tolerohet kurrë”, tha demokrati Schumer, para gazetarëve në një konferencë shtypi. “Gratë duhet të dëgjohen … pretendimet e secilës prej tyre duhet të merren seriozisht”, shtoi ai.

Ai i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese” dhe tha se mbështeste hetimin e nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

“Unë kam shumë besim tek ajo. Besoj se ajo do të sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, politikisht apo të çdo lloji tjetër”, tha zoti Schumer.

Zoti Cuomo ka thënë se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vazhdojë të drejtojë shtetin e Nju Jorkut ndërsa përballet me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Lexo edhe:

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

“Nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave”, u tha zoti Cuomo gazetarëve të dielën, sipas njoftimeve në media. “Eshtë e gabuar të publikosh akuza përpara se të dihet nëse ato janë të besueshme … Duhet të lëmë prokuroren e përgjithshme të bëjë punën e saj”, shtoi ai.

Sipas akuzave më të fundit kundër guvernatorit demokrat, gazeta “Wall Street Journal” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse, Ana Liss, tha se në 2014 zoti Cuomo ndonjëherë e përshëndeste atë me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet, duke i thënë “e dashur”, e duke i puthur dorën. Ajo tha gjithashtu se zoti Cuomo e kishte pyetur nëse kishte të dashur.

Gazeta “Washington Post” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse për marrëdhëniet me shtypin, Karen Hinton, tha se në 2000 zoti Cuomo kur ishte Sekretar federal i Strehimit nën Presidentin Bill Clinton, e kishte përqafuar atë në një dhomë hoteli pas një aktiviteti pune.

Akuzat e reja u shfaqën pas atyre të bëra nga tre gra që e kishin akuzuar 63 vjeçarin Cuomo, për ngacmim seksual apo komente të papërshtatshme. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me hetimin që po kryen zyra e zonjës James.

Guvernatori, i cili i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje që kanë ardhur edhe nga ligjvënës demokratë të njohur të shtetit, javët e fundit është vënë përballë edhe një tjetër sfide, asaj që lidhet me akuzat se administrata e tij u përpoq të ulte numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që kanë humbur jetën nga COVID-19./VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
Para

Atdheu 'plas bombën' në mes të emisionit: Antonela bën lojë, më ka puthur edhe mua

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com