• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Soreca: Do monitorojmë zgjedhjet pastaj vendosim për konferencën ndërqeveritare

14:16 : 06/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga data 8 mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve per deputetë nga partitë politike, Bashkimi Europian bën apelin e fundit, dhe kërkon që të përzgjedhurit të jenë emra të pastër dhe pa të kaluar të dyshimtë.

Në një intervistë për News 24, ambasadori i BE, në Tiranë, Luigi Soreca, kerkon zbatimin e plotë të ligjit te dekriminalizimit.

“Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave. Presim me padurim të shohim listën dhe ne sigurisht do të bëjmë vlerësimin tonë.”- tha Soreca.

Sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ambasadori Soreca, shprehet se ky është një objektiv për muajin qershor, pasi vendet anëtare të monitorojnë edhe procesin zgjedhor të 25 prillit.

“Ky është objektivi ynë, qershori është periudha për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Eshtë e rëndësishme tani që ndërsa Shqipëria vazhdon të bëjë punën që është e nevojshme, edhe gjatë fushatës elektorale, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vazhdimit të ndërtimit të gjyqësorit. Shtetet Anëtare e shohin këtë angazhim të vazhdueshëm dhe prandaj do të duhet të vendosin dhe shpresojmë që vendimi për qershorin të jetë pozitiv.”- vijoi Soreca.

Lexo edhe:

Rriten vdekjet në Shqipëri, zemra dhe tumoret mbeten “vrasësit” kryesorë

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

Reforma në drejtësi, kohët e fundit është kthyer në një temë të fortë diskutimi politik, mes maxhorancës dhe opozitës. Kreu i qeverisë deklaron se me demokratët në pushtet reforma do të zhbëhet, dhe nga ana tjetër kryedemokrati Basha angazhohet se drejtësia me të, do të ketë pavarësi. Sipas ambasadorit Soreca, reforma në drejtësi nuk është një çështje ndarëse, dhe partitë politike duhet të punojnë që ajo të bëhet më efikase.

“Shpresa ime sinqertë është që reforma në drejtësi nuk do të preket nga fushata zgjedhore. Sepse për shqiptarët ajo nuk është një çështje ndarëse. 80% e shqiptarëve, sipas sondazhit të fundit të Delegacionit tonë, janë në favor të reformës në drejtësi. Ndaj, është shumë e rëndësishme sipas mendimit tim që fokusi të mbetet te bërja më efikase e reformës në drejtësi, më përmbushëse.”- deklaroi Soreca.

Ky i fundit i përgjigjet edhe akuzave të Kryeministrit Rama se BE ka lënë jashte planit të vaksinimit Shqipërinë, duke deklaruar se Bashkimi Europian, ka ndihmuar vazhdimisht vendin tonë dhe po e bën këtë gjë edhe aktualisht. Ai njoftoi madje një grant 11 mln euro për blerjen e vaksinave.

“Siç e kam thënë para disa javësh, e kuptoj zhgënjimin, por kjo nuk e errëson asistencën e jashtëzakonshme që Shqipëria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë. Sapo mora konfirmimin, para se të vija këtu se për të ndihmuar rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, 90 milionët e parë të asistencës makro-financiare, që Bashkimi Evropian ka premtuar dhe kontraktuar me Shqipërinë do të jepen më 1 prill.

Transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim. Nuk dua të përmend ndihmën për tërmetin. Brenda Bashkimit Evropian ka një situatë të vështirë. Në Bruksel u njoftua se transhi i parë i vaksinave të Covax-it i sponsorizuar nga BE-ja do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit.

Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 milionë euro që Bashkimi Evropian do ta vërë në dispozicion të Shqipërisë për të blerë vaksina dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.”

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, tha se Agjencia Mjekësore Europiane, po vlerëson vaskinën Sputnik, dhe nëse ajo do të plotësojë standardet, kjo do të ishte një sinjal se në treg ka edhe vaksina të tjera që mund të përdoren nga vendet partnere.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rriten vdekjet në Shqipëri, zemra dhe tumoret mbeten “vrasësit” kryesorë

12:11 : 18/06/2025
BOTA

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025
BOTA

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025
AKTUALITET

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025
Para

OBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit

TË GJITHA

Rriten vdekjet në Shqipëri, zemra dhe tumoret mbeten “vrasësit” kryesorë

12:11 : 18/06/2025

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com