Moderatori i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Prishtinë.
Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë. Thuhej se Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.
Pas procesit të marrjes në pyetje, Mjekiqi është lënë i lirë dhe këtë lajm e ka dhënë vetë avokati i tij Asdren Hoxha.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/03/meritoni.jpg)