Tre automjete janë përfshirë nga flakët këtë të Martë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Policia njoftoi se, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të baterisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E.G. dhe për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara.
Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.