• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kampioni i korrupsionit vlerëson kampionin e “antikorrupsionit”!

10:11 : 27/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edhe nëse do të qarkullonte si thashethem nga gojët e “liga” të kafeneve periferike, askush nuk do e besonte se Ardian Dvorani do të merrte vlerësime nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kampion Anti-Korrupsion”, por ky është fakt dhe fakti duket se është brenda kupolës së pandashme: “Rilindje dhe e ashtëquajtura drejtësi e re”.

Para se edhe vetë Dvorani të shprehte gëzimin dhe habinë njëkohësisht duke i bërë pyetje vetes: vërtetë për mua e kanë këtë ‘medalje” të veçantë?”, reagoi kryeministri Edi Rama.

Ai shprehu vlerësime për ish-kreun e KED-së (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi), duke e konsideruar si personin që u përball padrejtësisht dhe “nuk iu dorëzua presionit të së Keqes”. Madje për Ramën, çmimi e shfajëson Dvoranin nga akuzat, duke qenë se “ky vlerësim e shkrinte krejt atë baltën e imoralitetit politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të”.

Duke lënë pas dyshimin dhe kulisat pas së cilës vjen ky çmim dhe duke ia dhënë apriori këtë medalje, qoftë edhe të pameritur, qëndrimi i Ramës vret më shumë se çdo gjë tjetër. Është në krye të një qeverie të akuzuar ndërkombëtarisht për probleme të mëdha me korrupsionin, madje vetë DASH e cilëson me forcë në raportet e saj.

Lexo edhe:

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

Kampioni i “korrupsionit” gjithsesi me këtë rast ka marrë një revash më shumë, që nuk do të preket nga drejtësia e re. Faktet janë këtu dhe ato nisin që nga SPAK i famshëm, që aq shumë u prit dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që është e vendosur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta shtetërore.

Për më shumë se një vit e gjysmë nga krijimi i saj, SPAK nuk ka dërguar qoftë edhe një dosje të vetme në gjykatë për akuzën e korrupsionit në nivele të larta. Edhe në një rast që tentoi të nisë hetimet në nivel të drejtuesve lokal, u mor me urinën e kryebashkiakut të Bulqizës, nëse kishte konsumuar kokainë apo jo. Në fund edhe këtë çështje që e quajtën të “bujshme” e mbyllën pasi prokurorët e analizuan me imtësi dhe “profesionalizëm të thellë” përgjigjen e analizave të urinës së Lefter Allës…

Kampioni i korrupsionit ka arsye të gëzohet, madje edhe të vlerësojë Dvoranin që Komisioni i Venecias e nominoi me emër të përvetshëm si person i cili kishte shkelur ligjet në procedurat e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por vendi ka kampionë mbi kampionë… Rama vetë e nisi i pari këto vlerësime për “drejtësinë e re”, më pas nuk është aspak çudi të vijojë me kampioënt e tjerë si Gjiknuri, Ahmetaj, Spiropali dhe shumë të tjerë, përfshi ish-ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Zhafaj dhe Sandër Lleshaj…

Mund tu vijë radha të shprehin publikisht vlerësimet për Dvoranin dhe ndajmë gëzimin me të edhe oligarkët që kanë kapur konçesionet në shëndetësi, transport dhe pasuritë nëntokësore e mbitokësore. Të gjitha “kampionët” që janë zhytur deri në fyt në afera do të duhet të urojnë Dvoranin dhe “drejtësinë” e re pas shpalljes si “kampionë të Anti-Korrupsionit”! Lista do të jetë mjaft e gjatë, por ka hierarki edhe koha kur duhet të urojnë, pasi pas ministrave dhe oligarkëve do u vijë radha drejtuesve të hipotekave, doganave dhe 60 kryetarëve të bashkive të Rilindjes. Rroftë kampion Dvorani dhe drejtësia e re!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

21:42 : 07/11/2025
BOTA

Ndahet nga jeta James Watson, shkenctari që zbuloi ADN-në

21:37 : 07/11/2025
Para

Rinovimi i kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara/ Zyrat e aplikimit të hapura dhe sot

TË GJITHA

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

21:42 : 07/11/2025

Ndahet nga jeta James Watson, shkenctari që zbuloi ADN-në

21:37 : 07/11/2025

Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt!

21:20 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com