• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtesa natyrore bie në nivelin më të ulët historik, shqipëria po plaket

19:40 : 19/02/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Shtesa natyrore e popullsisë arriti vitin e kaluar në nivelin më të ulët historik. Me vdekjet që arritën në nivele rekord, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore u regjistrua në vetëm 470 persona.

Diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve ka ardhur vazhdimisht në rënie dhe nuk është një problem i krijuar nga Covid-19, por i vënë tashmë seriozisht në dukje. Krahasuar me vitin 2013, kjo shifër është zvogëluar mbi 30 herë.

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, që kur ka nisur regjistrimit, kur shtesa ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Që prej kulmit, në fillim të viteve 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie të vazhdueshme, duke reflektuar nivelin e lartë të emigracionit dhe rënien e fertilitetit.

Tendenca e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13 për qind e popullsisë banuese në vitin 2011.

Lexo edhe:

Lindjet bien me 17% në 2023, niveli më i ulët historik në dekada. Alarmi i shtesës natyrore negative

Shqipëria drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë më e ulëta nga 1923

Me shifrat e fundit, Shqipëria bëhet vendi i dytë në Rajon, pas Serbisë me nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2020.

Kjo ka shkaktuar një rritje të moshës mesatare të popullsisë, ka zvogëluar madhësinë e familjeve, ndërsa pritet të ketë një impakt të madh negativ në uljen e fuqisë punëtore, në skemën e pensioneve dhe në rritjen e kostove shëndetësore për të trajtuar një Shqipëri të plakur.

Etiketa: Shqipëria po plaketshtesa natyrore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lindjet bien me 17% në 2023, niveli më i ulët historik në dekada. Alarmi i shtesës natyrore negative

08:24 : 25/05/2023
AKTUALITET

Shqipëria drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë më e ulëta nga 1923

08:47 : 05/03/2019
Para

Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ Qirinj e lule, kolegët homazhe në vendin ku gjetën vdekje dy elektricistët

TË GJITHA

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com