• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rrëfehet mbesa e ish-Presidentit Nishani: Më shkruajnë edhe futbollistë të martuar

08:12 : 12/02/2021
në SHOW BIZ

Beniada Nishani vijon karrierën e saj të suksesshme në Itali në fushën e modelingut si dhe në botën e ekranit si “showgirl”.

Me linjat e saj perfekte, Beniada është një nga femrat më të dashura për publikun, teksa regjistron një numër të madh fansash në “Instagram”. Por përveç modës, ajo ka një lidhje të ngushtë edhe me futbollin, pasi njihet si një tifoze e zjarrtë e Juventusit.

Vetëm disa ditë më parë Beniada pushtoi faqet e mediave më të mëdha në shtetin fqinj, pas kishte arritur të gjente rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Juventus, duke parashikuar triumfin 2-1 të bardhezinjve në Milano.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, modelja durrsake, rrëfen jetën e saj në Itali, marrëdhëniet me Shqipërinë, si dhe lidhjen e gjakut që ka me ish-presidentin Bujar Nishani. Bukuroshja gjithashtu zbulon se ka pasur marrëdhënie me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A, ndërsa thotë se merr mesazhe të shumta nga futbollistët në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Poza në pozicione “provokuese”, Beniada Nishani çmend të gjithë me linjat seksi

Beniada Nishani zbulon historinë e trishtë se përse mban dy mbiemra

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Beniada, si po shkon karriera juaj profesionale në Itali?

Italia është një vend që më ka dhuruar shumë kënaqësi profesionale dhe i jam mirënjohëse. Jam shumë e lumtur këtu.

Na tregoni diçka më tepër për raportin tuaj më Shqipërinë?

Shqipëria për mua është si ajo mamaja të cilën nuk e shikon shpesh, por që është pjesë e jotja kudo. Sa më shumë rritem, aq më shumë ndiej lidhje shpirtërore me atë vend dhe për këtë jam krenare. Jam larguar në moshë 3-vjeçare, por nuk e kam perceptuar largësinë. Në çdo lloj situate përpiqem që t’i njoh edhe të tjerët më kulturën e Shqipërisë. Miqve u tregoj muzikë tradicionale shqiptare dhe mund t’ju them që e pëlqejnë shumë.

Shpeshherë në Shqipëri ju identifikojnë si mbesën e ish-presidentit Bujar Nishani. Ju bezdis kjo gjë, duke qenë se ju keni një karrierë personale të suksesshme?

Nuk është një problem edhe pse nuk jam ekzaktësisht mbesa, pasi jemi disi më të largët. Nuk më bezdis kjo gjë, por do të më pëlqente të më identifikonin me emër dhe jo nga lidhjet familjare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Ju njiheni gjithashtu si një tifoze e Juventusit. Si ju ka lindur pasioni për futbollin?

Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje.

Sipas jush cila skuadër do ta fitojë Serinë A këtë vit?

Sigurisht uroj me gjithë zemër që të triumfojë Juventusi, ashtu sikurse në Champions.

Kush është lojtari juaj i preferuar?

Është një përgjigje e lehtë, por e merituar: Kristiano Ronaldo. Por admiroj shumë edhe ish-kapitenin e Romës Françesko Toti. Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin.

Sipas shijeve tuaja, cili është futbollisti më seksi?

Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër (qesh)?

Keni pasur romancë ndonjëherë më një futbollist?

Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin.

A merrni mesazhe nga futbollistë në rrjetet sociale?

Po janë lojtarë të skuadrave kundërshtare, madje ka edhe nga ata që janë të martuar dhe me fëmijë. Kjo gjë më trishton dhe nuk u jam përgjigjur kurrë. Nuk do të pranoja kurrë, pasi familja nuk preket edhe pse jo të gjitha vajzat e mendojnë si unë.

Mund të na i thoni emrat e tyre?

Nuk mundem, pasi janë të fejuar dhe të martuar. Nëse do të ishin single edhe mund t’i tregoja. Ndonëse ata i fshijnë mesazhet kur nuk u përgjigjem, unë i kam të ruajtura ato. Këtë gjë nuk e kam bërë sepse më intereson që t’i bëj publike, por nëse i takoj ndonjë ditë nga afër do të më pëlqente të kuptoja pse i fshijnë më pas. Kësaj i thonë të hedhësh gurin dhe të fshehësh dorën. Pasi bën një veprim duhet të jesh koherent, në mënyrë që t’i evitosh këto figura të shëmtuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

/PanoramaSport

Etiketa: Beniada Nishani

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Poza në pozicione “provokuese”, Beniada Nishani çmend të gjithë me linjat seksi

11:35 : 13/05/2024
SHOW BIZ

Beniada Nishani zbulon historinë e trishtë se përse mban dy mbiemra

16:10 : 23/03/2024
SHOW BIZ

Beniada Nishani zbulon arsyen e ndarjes nga vëllai i Arbër Hajdarit

09:14 : 08/01/2024
SHOW BIZ

E përlotur, Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen nga vëllai i Arbër Hajdarit

11:11 : 19/09/2023
SHOW BIZ

Beniada Nishani feston ditëlindjen, zbulon moshën me VIDEO-n epike

19:08 : 03/06/2023
SHOW BIZ

Beniada Nishani pranon publikisht lidhjen dhe flet hapur për partnerin e saj

11:50 : 19/05/2023
Para

Jo vetëm lumenjtë, edhe liqeni vërshon në Shkodër/ FOTO

TË GJITHA

Liga e Kombeve/ Spanja i shënon 4 gola Francës, Mbappe shkurton shifrat me penallti

22:25 : 05/06/2025

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

22:17 : 05/06/2025

Përplasjet te Urdhri i Psikologut/ Denata Toçe: Punë paraje, është mafia më e sofistikuar!

22:09 : 05/06/2025

Real Madrid godet në merkato, siguron 17-vjeçarin që po “çmend” Argjentinën

22:08 : 05/06/2025

Tym i zi mbulon zonën, Izraeli sulmon Bejrutin jugor

22:02 : 05/06/2025

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com