• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edvini mjek dhe Edvini piktor!

16:13 : 12/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një hetim i SPAK, sot i ka hequr nga duart bisturinë mjekut Edvin Priftit. Me të drejtë, apo pa të drejtë, këtë e gjykon koha, drejtësia, provat kur të janë të hapura dhe vendimi fundor i gjykatës. Por në shtëpinë dhe zyrën e mjekut u gjet një shumë e madhe parash, sipas raportimeve mediatike rreth 500 milionë lekë të vjetra.

Vlerë e “frikshme” dhe dilemë e madhe.

Nuk dihet nëse shuma është rezultat i punës dhe vizitave e operacione në klinika dhe spitale private, apo nëse atë e ka bërë duke shfrytëzuar spitalin shtet për alleshverishe me jetët e pacientëve.

Vështirë të ndash në këto momente të vërtetën mes ligjit dhe moralit, për mjekun Edvin Prifti.

Lexo edhe:

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

Arti në zi/ Shuhet fotografi e piktori i njohur shqiptar, Leon Çika

Shumë jetë ka shpëtuar, ndoshta edhe kundrejt shpërblimit. Ne duhet ti themi mjekut Edvin që të marrë rrogën 80 mijë lekëshe nga piktori Edvini dhe me atë pagë, ai duhet të jetojë, të blejë një shtëpi, të rrisë fëmijët, të vishet, të hajë dhe të rrijë edhe tetë orë në operacione të vështira. Më pas të marrë autobusin kapic të bashkisë së Lali Erit dhe të shplodhet në shtëpi, duke parë në TV adashin e tij, Edvinin piktor, që bën edhe kryeministrin në kohën e lirë, ashtu sa për argëtim!

Vetë Edvini piktori shprehu vlerësime për punën e SPAK që arrestoi një gjyqtare të Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, ekspertin mjeko-ligjor, sekretaren e gjykatës dhe pesë sekserë. Mes atyre që e pësuan po nga kjo dosje ishte edhe mjeku Edvin Prifti, i cili del në përgjimet e SPAK ku kryen një operacion dhe mendohet se ka marrë një shumë parash. Edvin piktori sa për shfaqje, shprehu vlerësime për punën e kryer nga Prokuroria Speciale, duke dhënë parapashtesën: “ne që duam reformën në drejtësi”.

Mjeku Edvin punon në QSUT, në atë çerdhe ku zien korrupsioni, ku gëlojnë tenderat, apo i jepet me konçesion PPP me vlerë 300 milionë euro një kompanie që merrej me tregti cigaresh. Vetë SPAK dosjen e parë hetimore që iu paraqit e plotë në zyrë ishte ajo e konçesioneve në sistemin e shëndetësisë. Për atë çëshje SPAK-u as që është kujtuar, ka më shumë se një vit që rri e mbyllur, pasi kërkush nuk dëshiron ta hapë. Sepse kjo djeg, ajo prish punë për ta, ajo i tremb të “fortët” e SPAK, pasi aty mund të dalë Edvin piktori dhe jo Edvin mjeku.

Po ashtu mallkimet dhe mllefin e kemi nisur mbi Tire pastruesen, këtë mashtruese të babëzitur dhe mbi tre infermiere që bënin pazare të vogla me jetët e të sëmurëve me covid. Por askush nuk u mor me drejtorin e atij spitali që edhe pse i kanë vdekur katër pacientë duke u hedhur nga ballkani, që i dolën punonjësit e spitalit duke marrë ryshfet, sërish mbrohet. E mbron pushteti drejtorin, e mbron partia, e mbron paraja që vjen nga tenderat, e mbron tarafi i shtuar, e mbron gjithçka, por e mbron edhe SPAK-u. A ka përgjegjësi drejtuesi kur shumëçka shkon keq në një spital?

Jo, “faji” i gjithi qenka i Edvin mjekut dhe “Tire pastrueses”, ndërsa nga kjo shfaqje, fërkon duart Edvin piktori, i cili këtë çështje po e përdor si kartën e lodhur me shpresë se do të ngjisë në elektorat.

Peneli i Edvin piktorit qenka më i rëndësishëm se bisturia e Edvin mjekut…!

Etiketa: edvin ramaedvini priftipiktori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

20:21 : 23/02/2025
AKTUALITET

Arti në zi/ Shuhet fotografi e piktori i njohur shqiptar, Leon Çika

16:32 : 09/01/2025
AKTUALITET

Piktorin duhet përçmuar, Albinin duhet respektuar!

10:05 : 29/06/2024
AKTUALITET

“Piktori më kollaj mban mbledhje në burg se në qeveri”/ Kim Mehmeti: Pse bëhet kryeministri i paprekshëm

17:47 : 20/04/2024
Shkrime promocionale

Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

10:41 : 12/11/2023
AKTUALITET

Rama: Jam Kryeministri më i mirë mes artistëve, artisti më i mirë mes kryeministrave

20:56 : 03/07/2022
Para

Pollo: Vetëm kur SPAK të ndërmarë operacione ndaj dosjevve të politikanëve do të meritojë besimin e plotë të publikut

TË GJITHA

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com