• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikonin viza për në SHBA, Kanada dhe Angli/ Një në psikiatri, 14 të tjerët në burg

14:51 : 10/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin të datës së sotme, ka vendosur deklarimin fajtor të të gjithë të pandehurve, të arrestuar gjatë operacionit “Rruga e Gabuar”.

Bëhet fjalë për shteatsit Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj

Personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

VENDIMET:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostaq Konstadin Gjoka, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostaq Konstadin Gjoka, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe, në bazë të neneve 28/4, 333/a/1 të Kodit Penal, e dënon me 3 (tre) vjet burgim.

Lexo edhe:

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Kostaq Konstadin Gjoka, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Kostaq Konstadin Gjoka dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Eqerem Ziguri, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të nenit 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Eqerem Ziguri, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Astrit Eqerem Ziguri, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Astrit Eqerem Ziguri dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashamir Adem Seferi, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashamir Adem Seferi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Dashamir Adem Seferi, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Dashamir Adem Seferi dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashnor Haki Tafani, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të te pandehurit Dashnor Haki Tafani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Dashnor Haki Tafani, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim. 

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Dashnor Haki Tafani dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të nenit 298/2, 334/1 dhe 53 të Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashtë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurës Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për kryerjen e veprës penale; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe, në bazë të nenit 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, Për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, e pandehura Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, e pandehura Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj dënohet përfundimisht me 4 (katër) burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Petro Markaj, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Petro Markaj, për kryerjen e veprës penale; “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Leonard Petro Markaj, për këto vepra penale, dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Leonard Petro Markaj dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Rezart Spartak Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 298/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, e dënon me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të te pandehurit Rezart Spartak Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të neneve 28/4, 333/a/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, i pandehuri Rezart Spartak Hoxha, për këto vepra penale dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Rezart Spartak Hoxha dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilia Nikolla Margo, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me  5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Ilia Nikolla Margo dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Glej Mihal Shehu, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me  5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Glej Mihal Shehu dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermal Fadil Mema, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal e dënon me  5 (pesë) vjet burgim. 

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Ermal Fadil Mema dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Çajup Zhuli Tefa, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me  5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Çajup Zhuli Tefa dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Emin Emini, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me  5 (pesë) vjet burgim. 

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Afrim Emin Emini dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Barjam Mëzuraj (alias Jorgo Karavoqiri), për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe, në bazë të nenit 298/2 të Kodit Penal, e dënon me  5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, në kushtet e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Gjergji Barjam Mëzuraj (alias Jorgo Karavoqiri), dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër ) muaj burgim

  • Pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Vejsel Hasan Gjolleshi, që lidhet me akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Grupi i strukturuar kriminal”, në bazë të nenit 298/2, 334/2 28/4, 333/a/2, në kushtet kur personi nuk mund të dënohet, në zbatim të nenit 387 në lidhje me nenin 328 pika 1 gërma ç, të K.Pr.Penale

Caktimin ndaj të pandehurit Vejsel Hasan Gjolleshi, të masës mjekësore “Mjekim i detyrueshëm në një institucion mjekësor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025
AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025
AKTUALITET

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025
AKTUALITET

Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët

15:12 : 25/05/2025
Para

PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 Prillit

TË GJITHA

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025

Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët

15:12 : 25/05/2025

Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League!

15:11 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com