• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ahmetaj në krye të Rindërtimit, ku “humbi” gjysma e fondeve të Konferencës së Donatorëve

22:03 : 10/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një vit nga Konferenca Ndërkombëtare të Donatorëve, ku Shqipëria siguroi rreth 1.15 miliardë euro fonde për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria ka arritur të vendosë në punë më pak se gjysmën e saj.

Kryeministri Edi Rama, i ekzaltuar nga rezultatet e Konferencës së Donatorëve, të zhvilluar në Shkurt 2020, deklaroi se deri në fund të vitit të kaluar, pjesa më e madhe e banorëve të dëmtuar nga tërmeti do të merrnin shtëpi të re.

Por, ndërkohë që ka nisur viti 2021, në asnjë prej zonave të prekura nuk ka nisur rindërtimi i banesave apo pallateve.

Vetëm në një pjesë të vogël të territorit të dëmtuar ka nisur rrëzimi i godinave të ndërtuara dhe përgatitja e shesheve të ndërtimit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

Një nga shkaqet kryesore të vonesave të tepruara në procesin e Rindërtimit duket se është lëvizja e ngadaltë e qeverisë për të vendosur në punë fondet e siguruara nga Konferenca e Donatorëve.

Prej muajit Mars 2020 e deri më tani, qeveria shqiptare, rezulton se ka tenderuar rreth 500 milionë euro, shumë e cila është më pak se sa gjysma e asaj që Shqipëria siguroi nga donatorët ndërkombëtarë dhe që menaxhohet nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Tenderat për procesin e rindërtimit janë kryer me procedura të kufizuara dhe janë shpallur në Buletinë të Posaçëm të Prokurimit Publik.

“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e publikuara në mbi 40 Buletinë të Posaçëm, nga 10 Marsi 2020 e deri në fillim të Shkurtit 2021.

Nga hulumtimi rezultoi se qeveria shqiptare, nëpërmjet institucioneve qendrore dhe vendore, ka shpallur tendera me vlerë totale 62 miliardë lekë të reja, ose 500 milionë euro.

Tenderat e shpallur përfshijnë të gjithë gamën e procesit të Rindërtimit, përfshirë inspektimin, studimin dhe projektimin e zonave të reja, rrëzimin e godinave të dëmtuara, rindërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve, si edhe transportin e mbetjeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderat me fondin më të lartë, rreth 35 miliardë lekë të reja.

Më pas renditet Bashkia e Tiranës, cila ka prokururar deri më tani 23.3 miliardë lekë të reja.

Bashkia e Durrësit ka shpallur tendera për procesin e Rindërtimit në një total prej afërsisht 1.1 miliardë lekë të reja

Në vijim, lista pasohet nga Bashkia e Kurbinit dhe Bashkia e Lezhës, të cilat kanë kryer procedura prokurimi publik që lidhen me Rindërtimin në shifra afërsisht 1 miliardë lekë të reja dhe 500 milionë lekë të reja.

Lista e institucioneve prokuruese për tendera në shifra më të ulta vijon me Bashkitë Krujë, Kamëz, e Kavajë, Autoritetin Rrugor Shqiptar, Agjencinë e Planifikimit të Territorit dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore.

Lajme të lidhura

RAJONI

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

21:30 : 12/08/2025
BOTA

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025
SPORT

Champions/ Fenerbahce bën përmbysjen e madhe, eliminon Feyenoordin dhe arrin play-off-in

21:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

“Tirana me të nxehtë rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

21:21 : 12/08/2025
SPORT

Shqipëria U17 humbet thellë miqësoren me Italinë

21:04 : 12/08/2025
Para

Si tallen ministret me paratë tona/ Balluku "mund" Gjonajn; Makina ime të lahet 20 herë në muaj

TË GJITHA

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

21:30 : 12/08/2025

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025

Champions/ Fenerbahce bën përmbysjen e madhe, eliminon Feyenoordin dhe arrin play-off-in

21:22 : 12/08/2025

“Tirana me të nxehtë rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

21:21 : 12/08/2025

Shqipëria U17 humbet thellë miqësoren me Italinë

21:04 : 12/08/2025

VIDEO/ Flakët në Muzinë përhapen rrezikshëm, i afrohen Finiqit

21:02 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com