Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës tashmë i është futur edhe biznesit, nëpërmjet mesazheve të fundit në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer jo pak herë në dashuri dhe marrëdhënie të tjera, por ka gjetur mënyrat për t’ia dalë.
“Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim”, është statusi që ajo ka ndarë me ndjekësit duke dhënë shembullin e saj se si është shëruar pas çdo zhgënjimi dashurie apo si është ngritur në këmbë pas çdo vështirësie që ka kaluar në jetë.
Në një tjetër postim ku shfaqet duke tymosur një cigare ndërsa ekspozon dekoltenë, Xhesika shkruan: “Buzëqesh ose do të ngrohësh zemrën e të tjerëve, ose do t’u acarosh nervat të tjerëve. Në të dyja rastet, ti del e fituar!”
E nisur nga ata që e rrethojnë dhe problemi me njerëzit që hyn në marrëdhënie, ajo thotë: “Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time…!”.