• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Cana do kishte luajtur për Real Madridin’/ Rrëfimi special i Mavrajt: Brezi i ‘Euro 2016’ është…

18:24 : 09/02/2021
në SPORT

Një lajm i keq këtë fundjavë mund t’i prishë të gjithë sezonin. Mërgim Mavraj doli nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjen që Grojtherfurth fitoi 4-1 ndaj Vursburger Kikers dhe i katapulton në vendin e tretë, me vetëm 3 pikë nga Hamburgu i vendit të parë.

E teksa kjo ecuri fantastike në Bundesligën Dy mund të ndërpritet nga një dëmtim që mund të kërkojë pushim të gjatë, ish-kapiteni i Kombëtares bën një rrëfim special për “Panorama Sport”. Mavraj në 360 gradë. Që nga largimet që u bënë pas Europianit, shorti aktual dhe objektivat për Kombëtaren.

Te pritshmëria për trajnerin Reja, analizën e skemës së mbrojtjes, keqardhjen për sulmuesit e Kombëtares por edhe ëndrrën për mbylljen e karrierës: “Kam ëndërr ta mbyll në Kosovë. Jo tani, është ende herët”, deklaron ndër të tjera ish-kapiteni, teksa ka këshilla edhe për Hysajn dhe kritikat që ai merr.

Mavraj, gjithçka po shkonte mirë deri në atë dëmtim të së dielës. Si është gjendja juaj dhe si po shkon ky sezon?

Gjendja fizike imja ishte e mirë. Kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, me përjashtim të përballjes së fundit në Kupë. Nuk kam luajtur në fund të vitit të shkuar një ndeshje dhe dy të parat e këtij viti, për shkak të një bllokimi në shpinë.

Lexo edhe:

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

Isha mirë. Mirëpo ndodhi një dëmtim, diçka e përsëritur. Nuk di të them, por të paktën do të pushoj 2 javë. Mund të zgjasë edhe shumë më shumë pushim.

E synoni mbylljen e karrierës në elitë, ku e nisët në 2007-ën?

Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën. Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Grojtherfyrt vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr.

Po stërviteni shumë për boks. Pse ky fiksim apo pasion?

Para disa vitesh jam mësuar me lëvizjet dhe teknikat e trupit në lidhje me boksin apo goditjet të cilat i mësova në mënyrë teknike. Prej një viti po bëj stërvitje të plota. Në këtë moshë kam nisur që të stërvitem dhe si të thuash të aktivizoj edhe disa pjesë të trupit që në këto 15-vitet e fundit kanë në fjetje sepse nuk e përdorim të gjithë muskulaturën. Gjendja fizike përmirësohet. Bëhesh më i fortë. Shërben shumë, sidomos në moshën time, për të qenë më në formë.

E keni menduar ndonjëherë të provoni ndeshje boksi?

Normalisht që do të tentoj të futem në ndeshje boksi. Nuk do të tentoj të bëhem profesionist dhe të jem për kampionat, por të kem ndeshje sepse më pëlqen shumë luftimi një me një. Më pëlqen sepse njeh mentalitetin tënd, njeh trupin tënd në një mënyrë ndryshe, jo si në skuadër kur mendon se ke edhe dhjetë shokë në fushë që do të ndihmojnë apo do t’i ndihmosh. Në një sport si boksi, je Zoti i vetvetes.

Sipas jush, është më i fortë ky brez apo ai i “Euro 2016”?

Është shumë e vështirë ta thuash nëse janë më të fortë. Pra, më të fortë për nga personaliteti nuk besoj aspak se janë. Sepse ne kemi pasur lojtarë me shumë karakter, personalitet dhe me shumë vullnet për të dhënë gjithçka. Dhe kur e them gjithçka, me të vërtetë gjithçka! Në këtë aspekt force, nuk besoj që janë më të fortë sesa ne. Por, kjo s’do të thotë që brezi i sotëm nuk është i fortë. Ama, bindja jonë ka qenë pfff.. E paluhatshme! Kurse për nga talenti, cilësitë e tyre unë mund të them se kam një ide ndryshe nga të tjerët.

Çfarë ideje, çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që për shembull, Loriku (Cana) me këto mundësi siç janë tani, atëherë ndoshta do të kishte luajtur me Real Madridin. E them këtë sepse tani ju jepet shans të rinjve. Kanë mundësi të tregojnë veten në ekipe të mëdha. Kurse kur isha 22-23-vjeçar më thoshin që je i ri akoma për të luajtur në Bundesligën 1.

Etiketa: canaReal Madrid

Lajme të lidhura

SPORT

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025
SPORT

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

18:27 : 26/10/2025
SPORT

Vetëm për 5 minuta, shiten 80 mijë biletat për sfidën Real Madrid-Barcelona

17:12 : 19/10/2025
SPORT

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

21:01 : 30/09/2025
SPORT

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025
SPORT

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025
Para

Origjina e koronavirusit/ Ekipi i OBSH: E pamundur të ketë dalë nga laboratori

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com