• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Barak Obama zbulon 3 truket që përdor për të qëndruar i qetë kur gjendet nën presion

13:14 : 08/02/2021
në NDRYSHE, SHOW BIZ

Barak Obama është përfolur shumë gjatë presidencës së tij për shkak të dukjes gjithmonë i qetë dhe i relaksuar në publik. Nganjëherë media e quante“No drama Obama” (Nuk ka dramë Obama) dhe jo gjithmonë në kuptimin pozitiv.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë mbi teknologjinë në Salt Leik Siti, Utah, SHBA, të organizuar nga kompania e programeve “Qualtrics”, ai e pranoi se ka diçka të vërtetë në pseudonimin që i ka ngjitur media. Por shtoi se sado i qetë që u dukej të tjerëve në dukje, kur ishte më i ri, ndihej sërish i dëshpëruar nga frika e ndonjë gabimi.

“Unë kam një temperament uniform dhe nuk ndihem kurrë shumë lart apo poshtë me humorin. Por kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë presidencës dhe karrierës time profesionale nuk ka pasur momente kur nuk kam qenë nervoz duke menduar “O Zoti im, unë nuk dua që njerëzit të ndjehen të zhgënjyer prej meje, nuk dua të shihem si dikush që ka bërë një gabim apo ka dështuar”- u shpreh ai.

Pikërisht gjatë mandatit të tij të dytë, ai eksperimentoi me atë që e përshkroi si një “çlirim nga frikërat e tij”, dhe kjo e ndihmoi të kishte një rendiment më të mirë në detyrë.“S’ka dyshim se gjatë mandatin tim të dytë, isha një president më i mirë sesa sesa në të parin, dhe kjo dhe nuk varej nga analiza apo politika”-pati deklaruar Obama.

Lexo edhe:

Sondazhi: Amerikanët me pikëpamje më negative për Biden sesa për Trump ose Obamën në fund të mandatit

Zgjedhjet në SHBA, JD Vance: Tërheqja e Biden, me regji të Soros dhe Barack Obama-s

“Kjo lidhet me atë që ndodh në çdo karrierë – qoftë në sport,pedagogji apo po çfarëdo qoftë -kur ke përvoja të mjaftueshme, situata mjaftueshëm të përsëritura, dhe nga që e di natyrën e problemeve, nis të përqendrohesh tek detyra dhe jo mbi atë se sa i aftë je në kryerjen e saj, vetëbesimin vjen bashkë me të”- theksoi Obama.

Ai tha se kjo ishte sjella që mbajti gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit, ku ai u përpoq të bindte Iranin të shkatërronte programin e armëve bërthamore, dhe mbi Marrëveshjet e Klimës së Parisit, një marrëveshje historike midis qeverive në të gjithë botën.

Duke mësuar se si të ndihet rehat me trajtimin e problemeve të mëdha dhe komplekse, Obama thotë se ai nuk shqetësohet më se mos bëjë gabime.

“E dini çfarë, unë e pranova atë fakt. Dhe nëse bëj një gabim, unë do të zbuloj se si t`a ndreq atë, do të mësoj prej tij”.

Ai nuk u përqendrua tek shifrat e sondazheve apo ekspertët, por në “çuarjen përpara të këtij vizioni që unë kam, dhe shpresoj që të ketë edhe vendi për krijimin e një SHBA-je më të mirë”, tha ai. Por nga përvoja vjen më shumë sesa thjesht vetëbesimi.

Obama ndërmori gjithashtu disa hapa të qëllimshëm për të qëndruar i fokusuar. Kjo përfshinte edhe qasjen “mos lexo ato që flet media për ty”. Ai nuk ka lexuar (dhe nuk shikon) komente të mediat sociale, dhe as nuk sheh analistët në televizione.

Këtu përfshihen jo vetëm njerëzit që e kritikojnë atë, por edhe ata që e vlerësojnë. “Nëse njerëzit ju komplimentojnë shumë, do të përfundosh duke menduar se di më shumë nga sa di në të vërtetë”- tha Obama, duke theksuar se kjo gjë mund të çojë në një ego të fryrë, e cila është po aq e dëmshme.

Ai filloi t’i konsideronte si një burim shpërqendrimi të gjitha ato komente publike rreth tij: “Komentet nuk janë të dobishme për mua që të bëj punën apo të zgjidh një problem, përkundrazi ato janë të destinuara të ushqejnë ankthe të mundshme”.

Dhe këto teknika mund të funksionojnë për cilindo:

1. Kalojeni kohën si një student, duke mbledhur informacione nga njerëzit që dinë më shumë mbi një temë sesa ju. Obama thotë se ai bën vazhdimisht pyetje derisa të jetë në brendësi të situatës, ndonjëherë duke kërkuar nga ekspertët e tij që të jenë më të kuptueshëm ose t’i shpjegojnë gjërat me gjuhë të thjeshtë.

2. Fokusohuni tek aktiviteti që ke mundësi të japësh një kontribut. Bëj detyrat e tua. Bëj më të mirën tënde dhe beso që nëse ndodh një gabim ose problem, t’i mund t`a përsëritësh të njëjtin proces për t`a zgjidhur atë dhe për të mësuar prej tij.

3. Mos e mbushni kokën me atë çka njerëzit thonë për ju, të mira apo të këqija. Bëni që puna juaj të mbetet e tillë, mos merrni asgjë personale.“Një nga mënyrat sesi unë ua them këtëkëshillë vajzave të mia është:në mënyrë paradoksale, duke hequr egon tuaj nga ajo që bëni, do të çliroheni dhe përfundimisht do të jeni në gjendje të silleni më mirë dhe më shkujdesur”- tha ai. / Business Insider

Etiketa: Barack Obama

Lajme të lidhura

BOTA

Sondazhi: Amerikanët me pikëpamje më negative për Biden sesa për Trump ose Obamën në fund të mandatit

08:06 : 11/01/2025
BOTA

Zgjedhjet në SHBA, JD Vance: Tërheqja e Biden, me regji të Soros dhe Barack Obama-s

21:39 : 23/07/2024
BOTA

Shërbeu për 8 vite si zv.president i tij, Obama i kërkon Biden të tërhiqet nga gara

22:31 : 18/07/2024
BOTA

Gara presidenciale në SHBA, Obama dhe Pelosi të shqetësuar për gjendjen e Biden

17:52 : 12/07/2024
BOTA

Momenti i sikletshëm! Biden “ngrin” në skenë, Obama e tërheq për krahu – VIDEO

10:14 : 17/06/2024
BOTA

Ndërron jetë vjehrra e ish-presidentit amerikan Barack Obama

21:59 : 01/06/2024
Para

Përfshihet nga flakët një apartament në qendër të Tiranës

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com