• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Jo Rudina, jo! Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës

16:11 : 07/02/2021
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Fiori Dardha

Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh le zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë.

Pastaj, nga dreka, do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati – gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin.

Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit.

Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës.

Lexo edhe:

No Content Available

… dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot!

Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës).

Provo të kalosh një ditë të tillë, Rudina!

Vetëm një ditë!

Më pas, do të shohim nëse do të të shkojë më mendja të “luash shitësesh”…

Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot!

… dhe këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë.

Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj.

Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese!

Ky nuk është vlerësim! Është fyerje!

Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta – perimesh në treg, Rudina!

Vetëm një ditë!

… dhe, nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën!!!

Etiketa: rudina amatore shfaqje boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Video/ Ibrahimovic shënon golin e 500-të në karrierë, Milani në avantazh ndaj Crotones

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com