• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Pandemia ua shtoi edhe më shumë hallet shqiptarëve

20:18 : 04/02/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Izolimi nga pandemia ua shtoi edhe më shumë hallet e jetës familjeve të varfëra shqiptare.

Në lagjen Bathore të Kamzës me 35 mijë banorë, pak kilometra larg kryeqytetit, problemet e mbijetesës janë nga më të ndryshmet.

Bashkia dhe organizatat humanitare po ndihmojnë banorët të kapërcejnë vështirësitë e panumërta.

Besimi, me shikimin të dëmtuar, së bashku me gruan dhe 4 fëmijë, jetojnë atje në një seksion të ngushtë të një kapanoni, ku dikur ishin stallat e lopëve të ndërmarrjeve bujqësore të diktaturës.

Kushtet e jetesës janë tepër të vështira për 4 fëmijët, me dy prindërit e papunë. Gjysma e familjes kanë një kufizim të trashëguar në shikim, dhe dy prej fëmijëve mësojnë në shkollën e posaçme për këtë grup, edhe pse shumë kilometra larg shtëpisë.

Lexo edhe:

Si duhet të përgatitet bota për pandeminë e ardhshme

Pandemia varfëroi shqiptarët, vitin e fundit 37 % e individëve morën borxh për konsum

Ndërsa dy fëmijët më të rritur, djali në universitet dhe vajzaa në gjimnaz, ëndërrojnë të bëhen njëri agronom dhe tjetra doktoreshë.

“Na kanë prurë ushqime, na kanë prurë dyshekë, syze për vajzat. Ka dashur i madhi Zot na kanë ndihmuar këto të shoqatës Ëorld Vision për syzet dhe për të tjera nevoja” – tha Besim Gjici, banor i Bathores.

Ashtu si Besimi, jetojnë edhe 100 familje të tjera të Bathores në këto stalla të bagëtive, që u mbushën me njerëz prej nevojës për strehim.

Bardhoku, përfaqësuesi i organizatës Ëorld Vision, ndjek personalisht nga afër 400 familje në nevojë, sjell ndihma dhe mban shënim nevojat e tyre të panumërta.

Te famlja e Besimit organizata e tij ndihmoi për vizitat e syve dhe syzet, pako ushimore, por nevojat janë në rritje bashkë me rritjen e fëmijëve, ndërsa streha për 6 vetë është e ngushtë dhe me lagështi.

“Problematikat në këtë zonë ku jemi sot janë shumë të mëdha. Shumë familje jetojnë në disa ndërtesa të dëmtuara, që dikur kanë qenë stalla të bagëtive. Por ka edhe halle të tjera: dikush ka problem ndërtesën, strehimin, dikush ka probleme me shëndetin, dikush vuan nga papunësia” – tha veprimtari Bardhok Ceku, koordinator terreni i organizatës Ëorld Vision.

Administratorin e Bathores e gjetëm rastësisht pak metra më tutje, duke ndjekur punimet në rrugën e re Gjergj Fishta.

Ai na tha se ende nuk ka një plan konkret për strehimin e 100 familjeve që jetojnë tek sih-stallat, por bashkia me drejtues të rinj po studiojnë nga afër nevojat e gjithë Bathores.

E ndërkohë ata janë duke shpërndarë ndihma ekonomike për familjet më të varfëra, krahas ushqimeve dhe materialeve të tjera që shpërndajnë organizatat humanitare.

“Jemi të vëmendshëm për problemet dhe shqetësimet e banorëve në Bathore, Paskuqan, Valiasit dhe Kamzës. Përditë presim dhe dëgjojmë shumë banorë. Të gjithë shqetësimet vlerësohen dhe verifikohen pranë secilës famije” – tha Ylli Shehu, administrator i Bathores.

Krahas paketa ushqimore dhe ndihmave shëndetësore, organziata Ëorld Vision po shpërndan në këtë zonë tejet të varfër dhe ndihma ekonomike që lehtësojnë jetesën e familjeve.

Në një pjesë të familjeve kanë dhuruar disa dhi për qumësht, e në disa të tjera koshere bletësh. Emin Basha është një nga përfituesit e koshereve të bletëve. Ai ka 10 fëmijë në një shtëpi të vogël, që gjendet midis shkollës xhamisë dhe shkollës.

“Sa i takon shtetit, shteti nuk më është përgjigjur fare për asnjë gjë. Me rastin e koronavisurit vetëm 25 kg miell më kanë sjellë. Isha pa punë, i mbyllur brenda. Për mua rrofshin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ëorld Visioni dhe gjithë shoqatat, që më kanë mbajtur gjallë, se jam me 10 fëmijë në kulmin e varfërisë, dhe i papunë” – banori i Bathores, Emin Basha.

Veprimtarët e Ëorld Vision e mbajnë zonën e Bathores në qendër të vëmendjes, edhe pse organizata humanitare është e shtrirë në gjithë vendin.

Drejtuesja e saj, Eljona Elmazi, thotë se dy vitet e fundt, pas tërmetit dhe pandemisë, veprimtaria e tyre është shumëfishuar.

“Pa përmendur shifrat e tërmetit, duke përfshirë vetëm pandeminë nga mesi i marsit e deri në dhjetor kemi ndihmuar mbi 68 mijë përfitues të drejtpërdrejtë në 24 bashki të Shqipërisë” – tha zonja Elmazi.

Vetëm pak kilometra nga qendra e kryeqytetit, varfëria në Bathore, thonë banorët atje, është problem i madh shumëvjeçar dhe për të dalë nga vorbulla e saj nevojiten projekte afatgjata, krahas ndihmës së ngushtme për nevojat e jetesës së përditshme.

Etiketa: pandemia boldnew shost domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si duhet të përgatitet bota për pandeminë e ardhshme

21:58 : 05/06/2021
AKTUALITET

Pandemia varfëroi shqiptarët, vitin e fundit 37 % e individëve morën borxh për konsum

18:24 : 01/05/2021
SHENDETI

Alarmante/ Pandemia e ardhshme mund të vijë më shpejt nga sa mendojmë

20:17 : 25/12/2020
Para

Si u arrestua kapoja i Partizanit në Serbi, Vuçiç: Goditëm mafien

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com