• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania Smartmatic hedh në gjyq kanalin FoxNews

21:20 : 04/02/2021
në AKTUALITET, BOTA

Një kompani teknologjike për votimin elektronik po hedh në gjyq kanalin Fox News, tre prej prezantuesve të tij dhe dy ish-avokatë të ish-Presidentit Donald Trump – Rudy Giuliani dhe Sidney Powell – për 2.7 miliardë dollarë, nën akuzat se të pandehurit kanë komplotuar për të përhapur pretendime të rreme se kompania ndihmoi në “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Akt-padia prej 285 faqesh e paraqitur të enjten në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut nga kompania Smartmatic USA me bazë në Florida, është një nga paditë më të mëdha për shpifje që është ngritur ndonjëherë. Më 25 janar, një kompani tjetër e votimit elektronik – Dominion Voting Systems, e cila gjithashtu u përfol në përpjekjen e pabazuar të zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve – paditi zotin Guiliani dhe zonjën Powell për 1.3 miliardë dollarë.

Ndryshe nga kompania Dominion, teknologjia e të cilës u përdor në 24 shtete, pjesëmarrja e Smartmatic në zgjedhjet e 2020-ës u kufizua në qarkun e Los Anxhelesit, i cili voton më shumë për demokratët.

Megjithë rolin e kufizuar të kompanisë Smartmatic, Fox transmetoi të paktën 13 raportime në të cilat thuhej ose nënkuptohej se kompania kishte vjedhur votat e vitit 2020 në një marrëveshje të fshehtë me qeverinë socialiste të Venezuelës, thuhet në akt-padi. Kjo “fushatë dezinformuese” vazhdoi edhe pasi Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm William Barr tha se Departamenti i Drejtësisë nuk mundi të gjente prova të mashtrimit në masë të votuesve.

Për shembull, një kronikë e 10 dhjetorit nga prezantuesi Lou Dobbs akuzoi kompaninë Smartmatic dhe drejtorin ekzekutiv të saj, Antonio Mugica, se po punonin për të hedhur votat përmes një programi jo-ekzistent në sistemin e tyre për të kryer një “sulm kibernetik masiv “, pretendohet në akt-padi.

Lexo edhe:

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

“Varianti i dhënë nga të pandehurit ishte një gënjeshtër,” thuhet në akt-padi. “Por u shit si i vërtetë.”

Në akt-padi thuhet gjithashtu se prezantuesit e kanalit Fox, Lou Dobbs, Maria Bartiromo dhe Jeanine Pirro gjithashtu përfituan drejtpërdrejt nga përfshirja e tyre në këtë teori konspirative. Në padi thuhet se kanali Fox u bë pjesë e “lojës së mirë-orkestruar” për shkak të presionit nga media të reja si Newsmax dhe One America News, të cilat po I merrnin shikuesit konservatorë, pro-Trumpit.

Në një deklaratë në emër të rrjetit dhe drejtuesve të tij, Fox News Media i hodhi poshtë akuzat. Ajo tha se është krenare për mbulimin e saj të zgjedhjeve dhe do të mbrojë veten kundër padisë “së pabazë” në gjykatë./VOA/

Etiketa: FoxNewsgjyqKompania Smartmatic

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

21:37 : 15/09/2025
BOTA

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

16:23 : 15/09/2025
AKTUALITET

Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

12:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

Çudia! Del nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat: Duhet seancë tjetër…

21:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
Para

Rrëfimi i Fatos Nanos: Ministri i dorëzoi ‘çelësat’ kur plasi revolta

TË GJITHA

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

15:35 : 07/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punonjësit shqiptar, media greke: Policia po heton dy në pista

15:30 : 07/10/2025

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

14:56 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com