Policia e Tiranës ka arrestuar një të riu nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. Raportohet se 29-vjeçari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit.
Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.
Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në Maj 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase”, njoftoi shkurtimisht policia lidhur me rastin.