• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat/ Komisioni i Prokurimit Publik i ashpër me Blendi Gonxhen: Shkelje flagrante e ligjit

12:58 : 30/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP), shkalla më e lartë e shqyrtimit të procedurave tenderuese në Shqipëri, nuk është treguar aspak diplomat me shkeljet e njëpasnjëshme të drejtuesit të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhe.

Në një vendim të publikuar në 15 janar 2021, pesë anëtarët e KPP-së, në një vendim unanim, kanë konkluduar se Blendi Gonxhe “ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin”, referuar vendimit për anulimin e një procedure tenderuese, e cila ishte pezulluar, deri në një vendim përfundimtar të Komisionit të Prokurimeve Publike.

Tenderi objekt shqyrtimi ishte “Botim katalogu RETRO” me fond limit 2.343.333 lekë”.

Nuk ishte një prej atyre tenderave me peshë të rëndësishme, por që duket se ka shënuar pikën e fundit në gotën e mbushur të Komisionit të Prokurimeve Publike me procedurat problematike që kanë shoqëruar në vijimësi institucionin e drejtuar nga Gonxhe.

Lexo edhe:

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Shkelje ligjore
Fabula është shumë e thjeshtë, por me të vërtetë shumë problematike për mënyrën se si i trajtojnë institucionet shtetërore fondet publike, si edhe për faktin e injorimit të dispozitave ligjore.

Në fund të nëntorit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor hap tenderin për botimin e katalogut me makina të vjetra.

Një kompania, e cila ishte e interesuar të merrte pjesë në tender, konstaton se autoriteti kontraktor, pra institucioni i drejtuar nga Blendi Gonxhe, kishte përfshirë në kriteret e tenderit edhe pajisjen operatorëve ekonomikë me të paktën dy makineri, të cilat nuk përputheshin me formatin e katalogut të kërkuar.

Kjo kompani kërkon nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor që të modifikojë kërkesat e tenderit, në përputhje me mallin që kërkohej.

DPSHTRR, pas shqyrtimit të ankesës, njofton operatorin se ka kryer disa modifikime. Por, siç konstaton ankimuesi, ndryshimet nuk ndryshonin aspak situatën.

Pasi nuk gjeti zgjidhje nga autoriteti kontraktor, kompania e ankimon rastin pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Ky i fundit, në 12 Dhjetor 2020, vendos pezullimin e procedurës tenderuese, deri në shqyrtimin përfundimtar të rastit.

Por, ndërkohë që KPP po shqyrtonte dokumentat, konkretisht në 23 Dhjetor 2020, një shkresë e institucionit njofton se, me vendim të Blendi Gonxhes, procedura është anuluar.

Në argumentin e DPSHTRR jepej fakti se katalogu ishte i parashikuar të botohej brenda vitit 2020. Duke qenë se procedura ankimuese po zgjaste dhe mund të tejkalonte 31 Dhjetorin 2020, Blendi Gonxhe vendosi që ta anulojë tërësisht tenderin.

Ky veprim, sipas Komisionit të Prokurimit Publik, është një shkelje flagrante e ligjit. Sipas KPP, Blendi Gonxhe ka shkelur parashikimet ligjore, në bazë të të cilave parashikohet se nuk mund të merret asnjë vendim nga institucionet prokuruese, për një procedurë të pezulluar, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

“Anullimi i procedurës së prokurimit dhe njoftimit të anullimit në buletin nga ana e autoritetit kontraktor (DPSHTRR, shën.red) është kryer në kundërshtim të plotë me rregullat e prokurimit publik, pasi nga ana e autoritetit kontraktor nuk janë respektuar hapat ligjorë për procedurat e rishikimit administrativ”, thuhet, ndër të tjera, në vendimin nr 23, viti 2021 të Komisionit të Prokurimit Publik.

Në përfundim, KPP kërkon nga titullari Blendi Gonxhe që të shfuqizojë vendimin e anulimit dhe të rishpall sërish tenderin për botimin e katalogut, duke ndryshuar edhe kriteret, sipas ankesës së paraqitur nga operatori ekonomik dhe që u vlerësuan të drejta në përfundon të shqyrtimit nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Blendi Gonxhe, është rrëzuar shpesh në procedurat e shqyrtuara nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Etiketa: blendi gonxhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

19:00 : 20/09/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:30 : 21/08/2025
AKTUALITET

Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

20:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

09:28 : 25/07/2025
Para

Spaho-Ramës: Nuk bëre asgjë në 8 vite qeverisjeje, më 25 prill do humbësh

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com