• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump do rikthehet në politikë: Plani me republikanët për zgjedhjet e vitit 2022

22:46 : 29/01/2021
në BOTA

Ish-presidenti amerikan Donald Trump jep sinjale të qarta se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, pavarësisht përpjekjeve të demokratëve në Kongres për të penguar rikandimin e tij pas 4 vitesh për një mandat të dytë.

Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për riparim marrëdhëniesh me udhëheqësin e pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, në të cilin Trump premtoi ta ndihmojë partinë për të marrë përsëri kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

Takimi vjen tre javë pasi ligjvënësi i Kalifornisë e zemëroi Trumpin, duke thënë se ish-presidenti mbante përgjegjësi për trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Takimi u zhvillua në klubin Mar-a-Lago të ish-presidentit në Palm Beach të Floridës, ku Trump banon që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Trump kishte shprehur privatisht zemërim ndaj republikanit McCarthy tek këshilltarët e tij pas deklaratave të ligjvënësit se ish-presidenti ishte përgjegjës për trazirat në Kapitol ku humbën jetën pesë vetë, tha një burim që kishte dijeni me këtë zhvillim. Më vonë, zoti McCarthy u tërhoq, duke thënë se nuk besonte që trazirat të ishin provokuar nga ish-presidenti.

Lexo edhe:

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Ish-Presidenti Trump përballet me një gjyq në Senat muajin tjetër, pas akuzës së ngritur kundër tij nga Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar për nxitje rebelimi. Dhoma e bazon akuzën tek fjalimi që zoti Trump mbajti përpara mbështetësve para se ata të sulmonin Kapitolin. Në fjalim ai këmbënguli përsëri, pa u bazuar në fakte, se zgjedhjet e 3 nëntorit që humbi ndaj demokratit Joe Biden ishin “të manipuluara”.

Këshilltarët thonë se kohët e fundit Trump ka folur për formimin e një alternative ndaj Partisë Republikane, Partisë Patriotike, gjë që nëse realizohet mund të kishte efekte katastrofike për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Por një deklaratë për takimin me ligjvënësin McCarthy e lëshuar nga komiteti i veprimit politik “Save America” i Trump, lë të kuptohet që ish-presidenti tani për tani e ka lënë mënjanë idenë e formimit të një partie të re. Aty thuhet se ata u përqendruan tek synimi që republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.

“Presidenti Trump ra dakord të punojë me udhëheqësin McCarthy për të ndihmuar Partinë Republikane të bëhet shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve,” thuhet në deklaratën e komitetit “Save America”.

Në deklaratë thuhet se takimi ishte “shumë i mirë dhe i përzemërt”.

Republikanët morën më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, duke e ulur shumicën e demokratëve, të cilët tani kanë kontrollin me 221 vende, kundrejt 211 të republikanëve.

McCarthy tha në një deklaratë se ish-Presidenti Trump u zotua për zgjedhjen e më shumë republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat në votimet e vitit 2022. Ai kritikoi demokratët që kanë nisur procesin për “shpalljen fajtor të një presidenti, i cili tani është qytetar privat”.

“Një lëvizje e bashkuar konservatore do të forcojë lidhjet e qytetarëve tanë dhe do të mbajë lart liritë mbi të cilat u themelua vendi ynë,” tha ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
Para

Përdh*noi gruan dhe vajzën e mitur, shqiptari përfundon në gjyq

TË GJITHA

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com