Një i burgosur në burgun e Peqinit është gjetur i varur në qeli orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se ai është vetëvarur.
Mësohet se viktimës i kishin mbetur rreth dy vite burg deri në përfundim të dënimit.
Gjergj Selimi i dënuar për vrasje, është i burgosuri që humbi jetën.