• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj në përgjimet e Ndraghetas/ Basha: SPAK të hetojë, Rama dhe kupola e tij mendojnë për veten

17:53 : 23/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane, ku flitet për abuzime me lejet e ndërtimit në Tiranë.

Lideri demokrat tha për gazetaren Nisida Tufa se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Mes të tjerash ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë çështje.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Zoti Basha faleminderit që jeni me mua në studio në Neës24.

Lulzim Basha: Faleminderit për ftesën. Ju përshëndes juve dhe teleshikuesit tuaj.

Lexo edhe:

No Content Available

Nisida Tufa: Faleminderit! Do doja ta nisnim bashkë këtë intervistë me zhvillim kryesor, temë e ditës, në fakt në lidhje me përgjimet e bëra nga anti-mafia italiane ku përfshihen zyrtarë të lartë të qeverisë por edhe të pushtetit vendor. Ka reaguar Partia Demokratike, ndoqëm një deklaratë nga ana e Grida Dumës, por ende nuk e kemi një koment nga kryetari i opozitës zoti Basha, ju.

Lulzim Basha: Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane. Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa i përket investimeve direkte ndërkombëtare. Pra ky është kontrasti, në vende të tjera të rajonit po hapen vende pune, po ndërtohen fabrika, po punësohen qytetarët me rroga dinjitoze ndërsa shqiptarët shohin një krizë të thellë ekonomike nga njëra anë dhe paratë e krimit të organizuar në bashkëpunim me paratë e korrupsionit qeveritar. Se ky 20% nga del? Del nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve. Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Që ajo që bën diferencën midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit pse ne kemi një krizë më të thellë ekonomike në kohën e pandemisë, pse ne kemi paketën e ulët ekonomike, pse një grusht pushtetarësh dhe një grusht njerëzish pasurohen dhe gjithë shqiptarët e tjerë po vuajnë pasojat e kësaj ekonomike ka një dhe një përgjigje dhe përgjigje është dështimi total i kësaj qeverisje. Ajo dua të them sot nga kjo studio, është një thirrje Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nis hetimin paralel me Shqipërinë. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur anti-mafia italiane zbuloi çështje tashmë të famshme, të trafikut të drogës, të përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga Anti-Mafia italiane, nga prokurorët Anti-Mafia që janë kolegët e tyre fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën SPAK-u është krijuar; për të bërë drejtësi. Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris për të gjithë shqiptarët.

Etiketa: basah boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Varianti i ri i koronavirusit alarmon shkencëtarët/ Europa heq nga qarkullimi maskat tekstile, dhe bën me detyrim ...

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com