• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

13:06 : 22/01/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

“Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur duan të thonë Fremdschämen autorët në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët.

Fremdschämen është ndjenja e sikletit apo e turpit kur ti sheh sesi një i njohur a miku yt vihet në pozitë të turpshme a të sikletshme shpesh pa e kuptuar vetë. Për shembull po të rastisi të shohësh një mësuesin tënd të gjimnazit, të cilin e kujton me respekt, se si e tallin me zhurmë kalamajtë e lagjes kur kalon rrugës i pirë xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet.

Fremdschämen ishte fjala që më ra ndër mend kur pashë se ministrja për Europën, mbas një videokonference me ambasadorët e BE, postonte në twitter se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet!”. E më pas shtonte se ishte optimiste se BE do e mbante fjalën dhe të vendoste për kuadrin e negociatave dhe Konferencën Ndërqeveritare këtë vit, duke e mbyllur me apostrofimin fundor “Siç premtuan!”

Dy rreshta paksa të lodhshëm mbi të pavërtetën e ministres:

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

Për kuadrin e negociatave kushtet për t’u përmbushur janë nëntë: 1- proçesi penal kundër ish magjistratëve që dyshohen për vepra penale (realizimi: tek tuk por asnjë rast në lidhje me vetingun); 2- proçesi penal kundër votëblerësve (realizimi: disa minipeshq në Peshkopi, ndërsa peshkaqenët ende me imunitet); 3- proçedimi penal i avancuar i politikanëve të lartë për korrupsion e krime (rezultati: kujtoni Sajen mbi kalin e bardhë); 4- zbatimi i ligjit zgjedhor (rezultati: do të shihet mbas 25 prillit); 5- vendimi final mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 (rezultati: hiç akoma) e kështu me rradhë.

Për Konferencën Ndërqeveritare kushtet janë gjashtë: 1- reforma zgjedhore sipas OSBE-së (rezultati: e prishën njëanshmërisht ndërsa kryesonin OSBE-në); 2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë (rezultati: pavarësisht se çfarë thonë shqip e anglisht e megjithë avancimin asnjë nga të dyja gjykatat nuk është vërtet funksionale pasi nuk kanë ende numrat e duhur për vendime formale e legjitime); 3- ligjet e medias sipas Komisionit të Venecias (rezultati: asgjë! Raportin e Venecias e mbajnë në sirtar prej 7 muajsh për të luajtur cic mic); pak a shumë kështu edhe kushtet e tjera.

Ndoshta dikush do e gjejë krahasimin e mësuesit të gjimnazit me zonjën në fjalë si të pavend. Do t’i thoja se turpërimin “Fremdschämen” nuk e ndjej dhe aq për aksh person por në rradhë të parë për ofiqin e Republikës. Gënjeshtra, arroganca e paturpësia zyrtare ka arritur maja të panjohura në qeverisjen rilindiste. Por muajt e fundit, me Ramën në krye, ato po bëhen mesazhi bazë ndaj Europës.

Dikush tjetër ndoshta do të më pyeste nëse ndjej Fremdschämen edhe për ambasadorët të cilëve u duhet të dëgjojnë broçkulla të paturpshme nga ministrja jonë. Në një farë menyre po. Megjithëse Delegacioni i BE deklaroi njëkohësisht me ministren se duhej akoma punë për hapat e tjerë drejt negociatave si dhe kujtoi ndihmën në miliona Euro për pandeminë (gjë që shefi i ministres e bën hasha çdo tre ditë). Por në një farë mënyre Fremdschämen për ta mund të jetë edhe i pavend.

Ata janë rrogëtarë e bejnë punën e tyre në interes të shtetit që përfaqsojnë. Ditën kur Rama ofendoi Francën ambasada frënge reagoi vrik e shpuzë. Mbasi Rama për dy javë rresht e bëri helaq Komisionin Europian reagoi edhe Delegacioni në Tiranë. Edhe pse më avash e më butë, por reagoi.

Broçkullat e ministres ndoshta fyejnë inteligjencën e diplomatëve europianë që u bie t’i dëgjojnë ato; por në thelb ato janë ofendim për publikun vendas. Unë nuk pres që diplomatët të braktisin misionin e tyre primar e të angazhohen në mbrojtjen e namuzit të shqiptarëve! Nuk kanë arsye t’a bëjnë! Edhe nëse duan, nuk jam qind për qind i bindur që është e këshillueshme. Në logjikën e shteteve të tyre, Shqipëria e të tjerët në Ballkanin Perëndimor, mundet të bëhen pjesë e BE-së; kur të përmbushin kushtet! Jo se duhet me doemos të bëhen pjesë. Prandaj nëse qeveritë tona i gënjejnë për kushtet diplomatët thjesht mbajnë shënim. Dhe mendojnë se mirë janë aty ku janë.

Për sa i përket integrimit të vendit tonë në BE, zyrtarët europianë, sipas meje, ndahen në dy lloje: në ata që insistojnë rigorozisht për kushtet sepse mendojnë që përmbushja e tyre është në dobi të BE-së së pari e të Shqipërisë së dyti; si dhe në ata që duan të përshpejtonë integrimin me motive gjeopolitike dhe për kushtet mbyllin njërin sy; me mendje të lehtë se për demokraci e shtet ligjor “folim mbrapa”. E kam thënë disa herë në Kuvend e shkruar po kaq herë: këta të fundit janë miq e aleatë të Ramës, por pse jo, edhe të Shqipërisë; ata të parët janë miq e aleatë të një Shqipërie Europian.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025
BOTA

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025
AKTUALITET

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025
SHOW BIZ

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025
RAJONI

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025
BOTA

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025
Para

Ja kur do të shfaqet “Hëna e Ujkut”

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com