• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytjet janë në prag të derës, po me masat ku jemi?

18:04 : 21/01/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Enton Laska

Para 10 ditësh me mijëra hektarë tokë bujqësorë dhe banesa në Shkodër, Lezhë, Kurbin e Fushë-krujë dhe zonat e jugperëndimit ishin në pushtetin e ujit.

Nuk kishte se si ndodhte ndryshe, teksa justifikimi i qeverisë ishte se këtë herë përmbytjet ishin më pak se në 2009 dhe 2010, a thua se qeverisë i kërkohet vetëm të mbajë statistika.

Ndoshta kishim më pak sipërfaqe nën ujë, por kujtojmë se këtë herë ishin vetëm 3 ditë reshje dhe jo tre jave si para 10 vjetësh, ndaj kjo qeveri duhet t’i japë fund fyerjes së inteligjencës.

Tre ditë reshje shiu mjaftuan për të nxjerrë në pah brishtësinë e institucioneve tona për të menaxhuar situatën e përmbytjeve.

Lexo edhe:

No Content Available

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka njoftuar se priten reshje intensive shiu në datat 22 deri 26 janar, ndërkohë që reshjet kanë filluar që ditën e sotme.

Sot që po flasim i kërkoj qeverisë shqiptare, kryesisht Ministrisë Mbrojtjes, Ministrisë Infrastrukturës dhe Emergjencave Civile, Bordit Rajonal të Kullimit të na japë informacion se çfarë masash janë marrë për të evituar dëmet e përmbytjeve?

A ka dalë bordi i kullimit në veri të vendit këto ditë në terren për pastrimin dhe zgjerimin e kanaleve kulluese në zonat fushore?

Kujtojmë se mospastrimi dhe mos-zgjerimi i kanaleve kulluese në kohë ka rezultuar me përmbytjen e dhjetra hektarë tokë në Shkodër, Lezhë e Kurbin, ku me dhjetra fermerë u penalizuan. Gjithashtu kujtojmë se shumë prej mbetjeve të pallateve të shëmbura në Kurbin janë hedhur buzë kanaleve kulluese dhe në basenet e Matit apo Drojes.

A janë marrë masa për shkarkime të kontrolluara nga HEC-et e Vaut të Dejës, Shkopetit dhe të Ulzës, pasi prurjet e shumta nga këto HEC-e shkaktojnë përmbytje masive në Kurbin e Lezhë? A po presin ti hapin portat kur të ngjitet niveli në pikën kritike!

A janë marrë masa për riparimin e argjinaturave përgjatë zonave të ndryshme të lumit Mat dhe Drojë?

A janë kolauduar hidrovorët, OSHEE a i ka marrë masat për efiçencën e linjave përgjatë ditëve me reshje?

A ka ARRSH një list të akseve rrugore që përbejnë rrezik për kalimin e mjeteve, siç është aksi i vjetër rrugor Milot –Rubik psh, që është shembur dhe ku fati shmangu një tragjedi para ca ditësh?

A janë marrë masat për të furnizuar me ushqim për blegtorët të cilët do të preken nga përmbytjet që pritet të ndodhin?

Si qytetar i Kurbinit i kërkoj Bashkisë Kurbin të jenë transparent mbi çfarë masash kanë marrë për mijëra familje që janë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që prej një viti jetojnë në çadra apo konteiner.

A ka një plan masash për vendosjen e këtyre familjeve në magazinat e braktisura shtetërore, a ka një plan masash për furnizimin e tyre me ujë dhe ushqim?

Ka ardhur koha që Shteti Shqiptar të fokusohet edhe tek parandalimi, pasi situata e përmbytjeve nuk është e njëjtë sikurse paraqitet në videot 3D apo inspektimet në ERTV të kryeministrit tonë.

Nuk është parapërgatitje t’u thuash shqiptarëve që priten reshje shiu e të lutemi të mos jenë intensive.

Përgatitje është t’u tregosh çfarë plani ke për parandalimin e përmbytjes së tokave bujqësore, a do kenë dëmshpërblim për përmbytjet e para pak ditëve, a do t’u subvencionohen këstet e kredive, duke qenë se prodhimi i tyre ka shkuar dëm.

Ditët e përmbytjeve kam vizituar shumë prej zonave të ndryshme në Kurbin dhe pa frikë mund t’ju them se situata është e rëndë dhe qytetarët janë në mëshirë të fatit.

Etiketa: boldblog boldnews host domain permbytje

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Ura e Zogut" rrezikon shembjen/ "Sebastia": Kompani të lidhura me qeverinë po e shkatërrojnë

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com