• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza nga Ilir Alimehmeti: Nuk është Tirana, ja qarku më i prekur nga Covid-19

16:10 : 21/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Epidemiologu Ilir Alimehmeti përmes një analize në rrjetet sociale ka zbërthyer shifrat zyrtare të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me përhapjen e Covid-19 në Shqipëri.

Alimehmeti shkruan se referuar shifrave, Tirana nuk është qarku më i prekur nga Covid-19, edhe pse rreth 50 % e rasteve të raportuara si të infektuar ndodhen në këtë qark.

Por Alimehmeti shkruan se nuk duhet harruar se Tirana ka popullsinë më të madhe dhe njëherazi numrin më të lartë të testimeve.

Kështu referuar shifrave, sipas Alimehmetit, qarku më i prekur nga Covid-19 është Gjirokastra.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

Lexo edhe:

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

“Nëse i torturon mjaftueshëm të dhënat, ato do të rrëfehen.”
Cit.: Prof. Ronald H. Coase

🇦🇱 Miqtë e mi, është koha t’i hedhim një sy më të hollësishëm të dhënave tona zyrtare!
💬 Sllogani “Test, Test, Test” i OBSH-së tashmë na del dhe në ëndërr por rëndësinë e vërtetë ndoshta e kemi anashkaluar.

📈 Le të shohim të dhënat tona dhe të kuptojmë më shumë!

🇦🇱 Ministria e Shëndetësisë na ofron përditë një buletin të dhënash që ka nevojë për një përpunim më të qartë në mënyrë që të jetë më i përtypshëm për popullatën e gjerë.

👉 Eshtë krijuar përshtypja e rreme se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë, ku shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste.

👉 Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrim më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por VETËM PJESËRISHT!

📍 Për të rregulluar këtë fenomen mjafton të shprehen të dhënat për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute.
Nëse e bëjmë vërejmë se rastet e evidentuara për 100.000 banorë sipas qarkut riformatohen shumë.

📈 Në detaj:
👉 Berat 2.373 raste
👉 Dibër 1.394 raste
👉 Durrës 1.931 raste
👉 Elbasan 1.510 raste
👉 Fier 2.020
👉 Gjirokastër 3.616
👉 Korçë 1.733
👉 Kukës 2.083
👉 Lezhë 2.725
👉 Shkodër 1.971
👉 Tiranë 3.366
👉 Vlorë 2.184

❗Vini re se si tashmë numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë.

📈 Të njëjtin kuadër shohim edhe me humbjet e jetës.

Në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4 fish më shumë vdekje.

👉 Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para por shifrat janë shumë më të përafërt dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401% por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët).

💰 KUJDES: Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike.

📍 Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.

📈 Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:
👉 Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime
👉 Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime
👉 Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime
👉 Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime
👉 Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime
👉 Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime
👉 Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime
👉 Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime
👉 Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime
👉 Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime
👉 Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime

👌 Duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.

📈 Në detaj:
👉 Berati 43.8%
👉 Dibra 29.5%
👉 Durrësi 33.7%
👉 Elbasani 45.9%
👉 Fieri 66.4%
👉 Gjirokastra 32.5%
👉 Korça 47.7%
👉 Kukësi 21.3%
👉 Lezha 38.6%
👉 Shkodra 34.4%
👉 Tirana 13.8%
👉 Vlora 48.7%

📈 E për më shumë, për ata që ende kanë dyshime që rritja e testimeve është faktor kyç, vëreni se si numri i rasteve dhe i vdekjeve është më i ulët pikërisht në qarqet ku kryhen më shumë testime.

📈 Në detaj, për çdo 1.000 testime:
👉 Berati ka 438 raste
👉 Dibra ka 295 raste
👉 Durrësi ka 337 raste
👉 Elbasani ka 459 raste
👉 Fieri ka 664 raste
👉 Gjirokastra ka 325 raste
👉 Korça ka 477 raste
👉 Kukësi ka 213 raste
👉 Lezha ka 386 raste
👉 Shkodra ka 344 raste
👉 Tirana ka vetëm 138 raste
👉 Vlora ka 487 raste.

📈 E njëjta gjë vërehet me humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:
👉 Berati ka 7.7 humbje jete
👉 Dibra ka 4.2 humbje jete
👉 Durrësi ka 8.0 humbje jete
👉 Elbasani ka 13.8 humbje jete
👉 Fieri ka 13.4 humbje jete
👉 Gjirokastra ka 4.7 humbje jete
👉 Korça ka 9.4 humbje jete
👉 Kukësi ka 3.9 humbje jete
👉 Lezha ka 6.1 humbje jete
👉 Shkodra ka 6.5 humbje jete
👉 Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete
👉 Vlora ka 6.1 humbje jete.

Shifrat janë kokëforta miqtë e mi dhe nuk të lënë të hamendësosh.

✅ Prandaj shtimi i testimeve të shpejta është element kyç dhe duhet të liberalizohen dhe të përdoren masivisht.

✅ Duke testuar më shumë duket sikur shifrat shkojnë më keq në afatshkurtër, por në fakt thjesht na vënë në dukje atë çka ndodh realisht me apo pa testime, por duke na mundësuar veprimin, i cili në mangësi testimesh është detyrimisht më pak i informuar dhe më i pasaktë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketa: Alimehmetianalizashifra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

11:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra, Berisha më ka mbështetur

15:47 : 10/06/2025
Para

Hoti: Respektoni institucionet e pavarura, shteti nuk është lojë

TË GJITHA

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

12:46 : 01/07/2025

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

12:46 : 01/07/2025

Ra nga pallati ku banonte, humb jetën i moshuari në Tiranë

12:41 : 01/07/2025

Abuzim me infrastrukturën/ Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen

12:29 : 01/07/2025

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i Leonard Dukës: S’kishim konflikte, nuk e njoh fare Ervis Martinajn

12:21 : 01/07/2025

Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri

12:16 : 01/07/2025

40 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:15 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com