• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ceremonia e inaugurimit, simbol i demokracisë amerikane

23:42 : 20/01/2021
në BOTA

Më 20 janar, ish-nënpresidenti Joe Biden bën betimin si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Çdo katër vjet, amerikanët ndjekin këtë moment historik të transferimit të pushtetit, një shpalosje simbolike e demokracisë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar njofton:

Dita e Inaugurimit afirmon idealin e patundshëm të vetë-qeverisjes në Amerikë. Një udhëheqës i ri bën betimin, duke marrë mandatin për të qeverisur bazuar në vullnetin e të qeverisurve.

Presidentët e rinj e fillojnë mandatin me një fjalim që përcakton tonin për katër vitet e ardhshme.

Colleen Shogan, Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë
“Kjo është një mundësi e mirëfilltë për rilindje amerikane. Për herë të parë presidenti prezantohet si udhëheqës i vendit dhe kjo mundësi nuk i jepet më kurrë. Prandaj është një moment shumë i rëndësishëm në historinë amerikane,” thotë Colleen Shogan e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë.

Si në rastin e Ronald Reaganit që bëri thirrje për kufizimin e autoritetit të qeverisë apo inaugurimi i presidentit të parë afrikano-amerikan, ky ritual në shumë raste merr përmasa më të mëdha se thjesht ceremoniale.

Lexo edhe:

No Content Available

“Këto ceremoni jetojnë në memorien kombëtare, pasi mishërojnë diçka themelore për vendin dhe periudhën kur zhvillohen,” thotë historiani Matt Dallek.

Disa prej tyre përcjellin edhe ndryshime simbolike. Në 1809, James Madison e bëri betimin i veshur me rroba të bëra tërësisht në Amerikë.

Parada e inaugurimit të Presidentit Dwight D. Eisenhower në 1953 shpalosi fuqinë ushtarake të Amerikës.

“Në 1865, Abraham Lincolni bëri inaugurimin për mandatin e dytë dhe kishte ftuar afrikano-amerikanë për të marrë pjesë për herë të parë në paradë,” thotë zonja Shogan.

“Në 1917, në fillim të mandatit të dytë të Presidentit Woodrow Wilson, për herë të parë në paradë morën pjesë edhe gra”.

Inaugurimi i William Henry Harrison-it në 1841 ishte më tragjiku. 68-vjeçari Harrison ishte presidenti më i moshuar i zgjedhur deri atëherë dhe mbajti fjalimin më të gjatë në historinë e inaugurimeve që zgjati më shumë se një orë në temperatura të acarta.

“Ai donte të tregonte se ishte energjik dhe i zoti të përballonte detyrën e presidentit,” thotë zonja Shogan.

Presidenti Harrison u sëmur atë natë dhe vdiq një muaj më pas. Kjo mbetet presidenca më e shkurtër.

Inaugurimet janë zgjeruar duke u bërë ceremoni ekstravagante. Lindja e televizionit e bëri pamjen më të rëndësishme. Por edhe pesha e detyrës luan rol:

Matt Dallek, Political historian, The George Washington University))
“Me shtimin e detyrave e përgjegjësive të presidentit, kemi vërejtur se si inaugurimet janë bërë kolosale me parada e mbrëmje madhështore,” thotë zoti Dallek.

Një ceremoni që mishëron dhe feston demokracinë amerikane./VOA/

Etiketa: Ceremonia e inaugurimitsimbol i demokracisë amerikane

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Jeni paksa të trazuar"/ Horoskopi 21 janar 2021, njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

16:52 : 18/09/2025

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

16:43 : 18/09/2025

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

16:31 : 18/09/2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

16:11 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com