Mbrëmjen e sotme zonja e parë në largim e SHBA-së, Melania Trump ka dhënë mesazhin e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë pse humbjes së bashkëshortit të saj Donald Trump.
Ajo u shpreh se ka qenë një nder të ishte gruaja e parë e SHBA-së dhe ka qenë e inspiruara nga mirësia e shumë amerikanëve. Gjithashtu Melani falenderojë të gjithë doktorët dhe infermierët të cilët punan që të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë.
“Ka qenë një nder për mua të isha gruaja e parë e SHBA-së. Kam qenë e inspiruar nga mirësia e shumë amerikanëve. Kam jetuar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Donaldin dhe shumë amerikanë u bënë pjesë e zemrës sime. Kam parë sytë e shumë të rinjve që më thanë se janë krenarë, ju jeni heronj dhe gjithmonë do të jeni në zemrën dhe lutjet e mia.
Kam vizituar spitale, persona të sëmurë që shfaqnin gëzim për këdo që takonin, kam takuar nëna me sëmundje të rënda me zemër të madhe për fëmijët e tyre. Falënderoj të gjithë doktorët dhe infermierët që punuan të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë së COVID-19. Duhet të kujtoni që në çdo gjë që bëni se dhuna nuk është përgjigjja dhe është e pajustifikueshme. Me një shpresë të sinqeritet unë inkurajoj prindërit që të edukojnë fëmijët se çfarë është e mira. Përdorni çdo mundësi dhe zgjidhni mënyrën më të mirë. Paqe dhe jo dhunë, ne jemi një familje kombëtare. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi do të jeni gjithmonë në zemrën time, zoti ju bekoftë juve, zoti bekoftë Amerikën”, tha Melania Trump.