• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bëri vaksinën Pfizer apo ujë biologjik?/ Rama: Do e kuptoni kur të marr dozën e dytë

19:02 : 18/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit zërave, që ngritën dyshime se ai nuk u injektua me vaksinën anti-Covid, por mori ujë biologjik.

Rama premtoi se kur të shkojë për të marrë dozën e dytë të vaksinës, do të bëjë publike edhe antitrupat që ka krijuar nga doza e parë.

Më tej, kryeministri foli dhe për skenarët që ka shteti shqiptar për vaksinimin e popullsisë me vaksinën anti-Covid, duke thënë se skenari i parë dhe më ambiciozi është ai i vaksinimit brenda 14 muajsh.

“Ne kemi ndeshur vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale, për shkak se vendet për të bërë marrëveshje me njëra-tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur apo shkëmbyer, duhet patjetër të marrin leje nga kompania Pfizer. Përndryshe, ku transaksion është i pamundur. Kështu është e shkruar edhe në marrëveshjen që ne sapo kemi përfunduar. Sigurisht që ne në radhë të parë kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhen për planin kombëtar të vaksinimit, që ka tre skenarë. Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe moshave, që përfshihen në plan, brenda 14 muajsh, skenari i mesëm ka një axhendë 18 mujore dhe skenari i tretë ka një axhendë 24 mujore. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë. Me votimin sot të Kuvendit hapet rruga për të marrë, sipas marrëveshjes së dakordësuar në parim, brenda javës së tretë të janarit vaksinat dhe pastaj shkallë-shkallë të marrim edhe sasi të tjera. Më tej, mund të marrim vaksina edhe direkt nga Pfizer, me marrëveshjen që kemi bërë.

Presim që vaksinimi të shtrihet në Shkodër, Vlorë e të gjitha pikat e përcaktuara në plan, në mënyrë që procesi të jetë sa më i lehtë. Në proces, pastaj do të bëhet dhe degëzimi kapilar i të gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimi për ta cuar vaksinimin në cdo qark, në cdo bashki. Është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se vaksinimi ka dy efekte të menjëhershme, efekti i drejtpërdrejtë te personi që vaksinohet dhe tjetri është këputja e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Në momentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë për të sjellë 10700 vaksinat e para në Shqipëri, ne do të ndjekim të njëjtin proces si në të gjitha vendet e tjera, për të hequr cdo sekëlldi të krijuar nga gjithëfarlloj tra-la-lash. Sidoqoftë, në momentin kur pjesa që ka bërë vaksinën do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, unë po, të bëjë një transparencë mbi antitrupat, për të parë që realisht vaksina është marrë ajo që thuhet dhe ka bërë të gjithë efektin e parashikuar.

Lexo edhe:

No Content Available

Është e rëndësishme, meqë kam parë dhe analistë e opinionistë të rangut të lartë që kanë hedhur idenë se jam injektuar me ujë biologjik, ky është një nivel analize shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm, por iu duhet dhënë mundësia atyre që i ndjekin këta analistë, të mësojnë të vërtetën. Së fundi, Shqipëria mbetet një histori pozitive, referuar shifrave në raport me vendet e tjera. Shqipëria sot ka një numër të fataliteteve, që nuk ka shkuar te skenarët e parashikuar dhe që nuk i është afruar skenarit katastrofik, që ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Sot kemi vende në Evropë, që flasin të shtrëngojnë masat shumë më tepër se masat që kemi ne”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Etiketa: rama boldnew shost doamin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Jemi të gjithë të shqetësuar”, kryebashkiaku i San Giustinos tregon si e njeh biznesmenin e zhdukur në Shqipëri

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025

Eurovision 2025, DW artikull për ‘Zjerm’! Beatriçe Gjergji rrëfehet: Jeta ime ka qenë me ngjyra

19:20 : 17/05/2025

Një nga synimet e Dajës për merkaton, mesfushori i Teutës drejt Dinamos

19:12 : 17/05/2025

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

19:06 : 17/05/2025

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com