• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjurmimi i parave të pista/ Shqetësim pasuritë e krimit jashtë vendit e presioni ndaj drejtësisë

15:53 : 17/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fund të dhjetorit qeveria ka miratuar strategjinë kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda 2021-2025.

Në dokument flitet për gjendjen aktuale në vend por edhe planin e veprimit, sidomos për gjurmimin e pasurive kriminale të vendosura jashtë vendit.

Megjithëse Komisioni Evropian ka vlerësuar një lloj progresi lidhur me sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive kriminale në strategjinë kundër krimit të miratuar nga ekzekutivi, theksohet se numri i çështjeve me dënime përfundimtare për pastrim parash mbetet i ulët.

Strategjia parashikon se një vëmendje e shtuar i duhet kushtuar identifikimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale të vendosura jashtë vendit ose të paarritshme, zbatimit të rregullave për konfiskimin e zgjeruar dhe ngrirjen paraprake të pasurive, si dhe përdorimit sistematik të hetimeve paralele financiare për krimin e organizuar, të cilat duhet të shoqërojnë sistematikisht procedimet penale që nga fillimi.

Zbatimi i këtij objektivi strategjik do të mbështetet gjithashtu përmes përmirësimit të proceseve të identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të financave dhe aseteve të grupeve kriminale.

Lexo edhe:

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Kjo do të ngushtojë hapësirën e veprimit, fuqisë financiare por dhe motiveve të përfshirjes në struktura të krimit të organizuar, si dhe pamundësimin e ri-investimit të të ardhurave të përftuara nga veprimtari të paligjshme.

Lidhur me situatën aktuale në strategji evidentohet me shqetësim se “Anëtarët e strukturave të krimit të organizuar kanë shfaqur gjithashtu synimin dhe prirjen për veprime neutralizuese të punës së nëpunësve publikë, përfshirë institucionet e zbatimit të ligjit dhe organeve të drejtësisë, përmes formave të ndryshme të intimidimit dhe korrupsionit”.

Krahas synimit kryesor të ndjekjes së parave të organizatave kriminale jashtë kufijve, pastrimit të tyre në Shqipëri, në fokus të strategjisë janë edhe trafiqet e armëve, lëndëve narkotike apo qenieve njerëzore, por edhe të veprave të artit. /Euronews/

Etiketa: gjurmimiparate e pistapasurite e krimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

19:45 : 27/03/2025
AKTUALITET

Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë

16:39 : 13/07/2024
AKTUALITET

Krimi dhe korrupsioni/ Kërkohet hapja e një drejtorie të posaçme për gjetjen e parave të pista

19:52 : 22/03/2024
AKTUALITET

Paratë e pista dhe qumështi i blegtorëve shqiptarë

14:15 : 24/01/2024
AKTUALITET

Noterët të përfshirë në procesin e pastrimit të parave

11:34 : 30/11/2023
Para

Afrona Dika flet për raportet me ish-gruan e Bleros: S’e kam parë asnjëherë si konkurrencë

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com