• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali “ARRSH-Salillari” me Borshin/ Prokuroria pasive, për Ergys Verdhon, “fajin e ka Saliu”

11:14 : 14/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Rreth një javë pas çarjes skandaloze të rrugës së saporikonstruktuar në zonën e Borshit, Prokuroria e Vlorës nuk ka dhënë asnjë sinjal për nisje hetimesh për të zbuluar shkaqet dhe abuzimet e mundshme në kontratën ndërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe kompanisë së mirëmbajtjes “Salillari” shpk.

Nën presionin e një Vetingu me natyrë gjithnjë e më shumë politike dhe me ethet e garës për drejtues të institucionit, Prokuroria e qytetit bregdetar jugor duket se nuk ka asnjë interes për të kryer veprime kundër autoriteteve shtetërore, të kontrolluara tërësisht nga qeveria e “Rilindjes”.

Në mesin e javës së kaluar, një çarje e thellë dhe shkatërruese përshkoi rrugën kombëtare Llogara-Sarandë në fshatin Borsh, pas shirave të para të Janarit 2021.

Në verën e vitit 2020, ky aks rrugor i ishte nënshtruar procesit të mirëmbajtjes nga kompania “Salillari”, e cila ka nënshkruar një kontratë mbi 13 milionë euro me Autoritetin Rrugor Shqiptar, për periudhën 2017-2022.

Lexo edhe:

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

Por, ndërhyrja e “Salillarit”, e cila në fotot propagandistike të Autoritetit Rrugor Shqiptar duket si vizatim i përkryer, në fakt rezultoi një dështim total.

Rruga u nda në mes dhe një pjesë e saj u rrëzua, duke e shndërruar këtë aks rrugor në thuajse të pakalueshëm.

Pas kësaj ngjarjeve, reagoi Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili njoftoi publikisht se ka nisur një procedurë audituese urgjente për hartimin e projektit dhe, sidomos, zbatimin e tij.

Ndërkohë, në të vetmin qëndrim zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se po merr masat për vënien në funksion të aksit rrugor.

Ndërsa, sa u përket përgjegjësive, institucioni i drejtuar nga Ergys Verdho duket se nuk iu shmang parimin të dalë boje “rilindas”, sipas të cilit: “Fajin e ka Saliu!”.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në fillim të kësaj jave, ARRSH bëri një historik mbi ndërhyrjet rehabilituese të rrugës së Borshit, duke theksuar se “Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar)”.

Pra, duket qartë se Ergys Verdho po tenton, në mënyrë të dështuar, të justifikojë rrëzimin e rrugës në vitin 2020 me ndërhyrje në rrugë, të kryera rreth 13 vjet më parë.

Përgjatë periudhës nga rikonstruksioni i rrugës, në vitet 2007-2009, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Rasti më i qartë është kontrata e fituar nga “Salillari” për mirëmbajtjen e rrugëve të bregut jugor, përfshirë edhe zonën e Borshit.

Në Mars 2017, një bashkim operatorësh, i përbërë nga kompania shqiptare “Salillari” dhe italiania “Elicatechnical” fituan tenderin e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e rrugëve të rajonit Jugor D, Vlorë-Gjirokastër”.

Kontrata u nënshkrua për një afat 5-vjeçar dhe “Salillari” do të përfitojë në total mbi 13 milionë euro nga taksat publike.

Në këtë kontratë përfshihej, ndër të tjera, edhe mirëmbajtja e rrugës që kalon nga fshati Borsh, e cila u copëtua nga shirat fundjavën e kaluar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Duan ti mbyllin gojën! U krye nga banditë shtetërorë

13:52 : 19/09/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025
Para

Shkrumbohet makina e policit, një person me kapuç afrohet dhe i vë flakën

TË GJITHA

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Duan ti mbyllin gojën! U krye nga banditë shtetërorë

13:52 : 19/09/2025

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com