• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush vjen pas Tires? Mesazhi i fortë i gjyqtares në fund të seancës

13:07 : 14/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për sanitaren Tire Alldërvishaj, e cila akuzohet për veprën penale të mashtrimit, duke qenë se në një periudhë 28 ditore, dyshohet se i ka marrë një shumë prej 8 milionë lekësh të vjetra një shtetaseje, e cila interesohej për shëndetin e të ëmës, e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Avokatët e sanitares, u shprehën se ajo disponon prova që tabloja e ngjarjes nuk është ashtu siç është publikuar në media, dhe se persona e përfshirjes së personave të tjerë do të provohet në ditët në vijim. Ata kërkuar një masë më lehtësuese për Alldërvishajn, pasi sipas tyre ndodhej në gjendje të vështirë psikologjike dhe shëndetësore, pasi së fundi ka kaluar edhe Covid 19.

Por kërkesa e palës mbrojtëse u hodh poshtë nga ana e gjyqtares Rexhina Memlika, e cila teksa arsyetoi vendimin dha dhe një mesazh të fortë, duke kërkuar që hetimet për korrupsionin në spital të shtrihen në një rreth më të gjerë.

Gjyqtarja shtoi se pasojat e aktit të Alldërvishajt janë shumë të rënda, dhe ato mund të ndikojnë dhe në perceptimin e qytetarëve për shëndetësinë, ndërkohë që sipas saj prokuroria duhet të shtrijë më tej hetimet.

“Gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Alldervishit dhe caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Gjykata ngarkon prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunimin me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Duke marrë parasysh çështjen, e cila për gjykatën paraqet një shkallë rreziku shumë të lartë, në rastin konkret pavarësisht rezervave që konstaton gjykata në momentin e kualifikimit të veprës çmon se në rastin konkret krimi është vazhdues.

Lexo edhe:

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret, pasi pasojat janë shumë të larta. Referohen detyrime që përmbushen nga palët në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëvë që të hyrjnë edhe me detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në i takojnë shtetit.

Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata çmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e “mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda”. Kjo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjtojnë një lloj terrori. Është diçka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit”, u shpreh gjyqtarja Rexhina Memlika.

Ndërkohë që prokuroria në arsyetimin e saj për masën e arrestit me burg ka marrë parasysh komunikimet me whatsap që ka bërë vajza e mashtruar me sanitaren, e cila ditë pas dite i kërkonte shuma të mëdha parash për shërbimin që duhet ti bënte pacientes, e cila më pas humbi edhe jetën.

Fax News ka siguruar dhe dosjen e plotë të prokurorisë, e cila është referuar kryesisht në përgjimet e bëra më parë publike dhe në media, ndërkohë që ende nuk ka persona të tjerë të vendosur zyrtarisht nën akuzë.

Mësohet se e akuzuara shtirej në spital duke thënë se ishte tezja e pacientes, dhe prandaj zbriste nga kati i tretë i spitalit, ku ndodhej e shtruar dhe pacientja që ndërroi jetë.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë, ku vajza e mashtruar bisedon me Tiren për gjendjen e të ëmës së saj

Vajza: Tire si je a ke shkuar gjë tek mami sot

Tirja: Po parametrat 95 i çova qumësht, donte përshesh

Vajza: Marshalla

Tirja: E ka ngrënë tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pijnë kafe në darkë. Në orën 07:00 e duam gati pas insulinës. Dhe rrobat ia kemi dhënë dajë Sabriut

Vajza: me patjetër rrobat janë në rrugë. Ca ti dojë zemra princesësh time, veç hap goja

Tirja: Që ta ndërroj bashkë me sanitaren pa ikur unë.

Vajza: 40 janë për ty, 20 për infermieren e 10 për pastruesen, të lutem merr numrin e infermieres.

Tirja: Si urdhëron e dashur, infermier është Fatjoni. E ke numrin

Vajza: Faleminderit

Tirja: Atë 70 mijë lekëshin përse madhe për ditën apo natën.

Vajza: Për ty, që parë të dhashë 50 për Fatjonin e pastruesen

Tirja: Po

Vajza: 70 për ty sonte

Tirja: Për mua janë pak për sonte

Vajza: Më thuaj sa do se jua jap në mëngjes mos e vrit mendjen vetëm mi rri mamit afër.
Tirja: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën.

Vajza: Mos e vrit mendjen, vetëm mi rri afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy, po përvëlohet zemra. Pa merak fare nesër në mëngjes t’i sjell unë.

Tirja: Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

Vajza: O Tire s’është momenti të mi thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim te ti.

Ndërkohë që një tjetër fakt që e bën edhe më të rëndë implikimin e Tires, është biseda që vajza ka bërë me mamanë e saj, e shtruar në spital, e cila ankohet se nuk i kanë dhënë as ushqimin që e bija ia përgatiste. Në mesazhet e saj dëshmohet se stafi nuk tregonte përkujdesje, dhe se Tirja nuk i sherbente nëse nuk merrye kuotën e parave ditore nga vajza e pacientes.

Burime bëjnë me dije për Fax news, se prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e kartelave në spitalin Shefqet Ndroqi për të parë sesa shtrihej bashkëpunimi për mashtrimin e qytetarëve, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të merren në pyetje dhe mjekët përgjegjës.

Ndërkohë që deri në përfundimin e hetimeve Tire Alldërvishaj do të qendrojë në masën e arrestit me burg, ndërsa sytë e publikut presin zbardhjen e emrave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë sa korruptive, po aq edhe ç’njerëzore, që la një shije të hidhur në sytë e mbarë opinionit publik. /Faxnews/

Etiketa: dosjagjyqtarjatirja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025
AKTUALITET

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

11:58 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

08:57 : 19/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

17:56 : 06/05/2025
Para

Agnesa Vuthaj i “vë flakën” rrjetit me fotot “topless”

TË GJITHA

Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara

14:12 : 03/06/2025

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në Australi, reagon sërish Elvis Pupa – VIDEO

14:10 : 03/06/2025

VIDEO/ Qytetari denoncon Spitalin e Traumës: Na lënë orar dhe më pas nuk na hapin derën!

13:54 : 03/06/2025

Dumani: Për herë të parë, grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

13:31 : 03/06/2025

Mashtronte klientët duke marrë shuma të ndryshme parash, shpallet në kërkim avokatja/ EMRI

13:21 : 03/06/2025

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

13:07 : 03/06/2025

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com